Dritan Hila: Biznesmenët e oborrit të Nanos, Berisha i bëri oligarkë. Pardje u kujtoi kuotën mujore!

9 Korrik 2022, 10:01Politika TEMA

Dritan Hila: Biznesmenët e oborrit të Nanos, Berisha i bëri

Në rubrikën“Komenti i ditës” në Dritare TV, gazetari Dritan Hila foli lidhur me protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai tha se në protestën e pardjeshme nuk pati asnjë risi, Berisha përsëriti vetveten dhe gjuha e përdorur ishte e konsumuar jashtëzakonisht përgjatë gjithë këtyre viteve.

“Përsa i përket gjuhës së përdorur në podium, nga parafolësit e Berishës, pamë një gjuhë patetike. Një gjuhë që e dëgjojmë prej 30 vitesh: çohuni o popull, pse nuk çoheni o popull, kriza, droga, vrasje. 

Është e dëgjuar, e përdor edhe nga PS kur është në opozitë dhe të njëjtën gjë bën Berisha. Pra është një gjuhë e stërkonsumuar që nuk i thotë asgjë asnjë njeriu dhe nuk e mobilizon. 

Edhe dalja e Berishës me klasifikimin e tij: tashmë ti je armiku im. Kjo nuk ishte një gjë e re sepse Berisha ka vrarë edhe protestues që ishin nën udhëheqjen e Edi Ramës. Ashtu sikur Berisha ka bërë pakte të mëdha me Edi Ramën. 

Ne kemi paktin e vitit 2008 ku falë asaj marrëveshje kemi këtë situatë politke që kemi sot ku kemi një stanjacion, një sklerotizim të politikës shqiptare. Vjen dhe ikën ndonjë por Ilir Metën, Sali Berishën dhe Edi Ramën minimalisht prej 27 vitesh i kemi këtu. 

Berisha bën kapërcime kur i leverdis, e ka bërë dhe me Nanon në 2005 ku të gjithë menduan që do i hynte me shpatë dhe në fakt nuk bëri asgjë, madje shumë biznesmenë që ishin në oborrin e Nanos i mori në oborrin e tij. 

Berisha punoi me ta, madje më besnikët i bëri dhe oligarkë. Berisha përmendi oligarkët por asnjërin me emër. Kjo është një kujtesë jo një kërcënim, pra nëse ju nuk më sponsorizoni do t’ju dali emri nëpër mitingje. 

Nuk besoj se Rama i ka bërë Berishës ndonjë gjë që të jetë armik, madje asnjë nga skandalet financiare dhe penale që ka bërë Berisha nuk ka përfunduar në gjyq nga qeveria Rama, siç u premtuar atëherë në fushatë. 

Drejtësia e re ishte një shpresë e madhe, por kanë kalaur 5 vjet dhe po sillet njësoj. Pra kjo ishte risia apo më mirë të themi: asgjë e re nga bulevardi Dëshmorët e Kombit!”, përfundoi Hila.

13 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Dr. Berisha punon me ata që ka njohur në 1991, ose fëmijët e tyre, ne të tjerrët jemi fundrinat e protestës.

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Kush merret me shpellarin, është viktimë e shpellarit.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dspak

      Risia ishte se ngrihet i vdekuri nga varri krimit se drejtesia dhe prokuroria shqiptare ka vdekur.Frenat duhen karikuar jo me alkol po me barut demokratik

      Përgjigjjuni
      1. D

                  1. S
                    S.t

                    Drejtesia e re.!! Ku mundet te kete drejtesi te re, kur ata vet i caktojne dhe i fusin ku te duan e ke duan, po nk u zhduk kjo kast 30vjecare harroje e as mos i zere me emrin drejtesis. Prandaj populli debil, mos te turret mbas pragshkerdhyereve, po te ngrihen te gjith per vete tyre te zhdukin kancerin e kombit. Ateher ndoshta mund te shikojne 1dit te bardhe.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koke xhunga

                      Po Rama cin ka bere oligark o Hile palloshi qe te beri gruaja te dalesh ne tv dhe te duket vetja i zgjuar tani.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Grate ruse, polake etj

                        Pu pu pu! O Dritan Hila para se te merresh me Berishen ben mire te kerkosh falje per krimet e babait tend, Ylli Hila!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Soza

                          Është e qartë se po shantazhon oligarkët. a mund të pyes se çfarë pune ju prishet oligarkëve se do t'u përmend emrat Sali Berisha apo kushdo tjetër?

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje