Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili publikoi një listë ministrash të vendeve të BE-së që, sipas tij janë pezulluar gjatë hetimeve penale.
"Të dëgjosh leksione nga bufi SB mbi vendimet e gjykatave, është njëlloj sikur të dëgjosh shejtanin të të shpjegojë psalmet e Biblës apo suret e Kuranit.
Duke iu referuar qëndrimit të Kryeministrit Rama, se nuk ka asnjë rast në Europë, madje as në botë, ku një ministër të jetë pezulluar nga detyra (nuk flasim për vendim dënimi penal të formës së prerë), bufi i kënetës paska dalë sot me një listë emrash ministrash apo zyrtarësh në disa vende." shkruan Balla.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar socialist e akuzoi Berishën për mashtrim publik duke i renditur disa kundër-argumente.
Sipas Ballës rastet e përmendura janë dorëheqje politike, jo pezullime nga gjykatat
"Asnjë nga këto raste nuk ka lidhje me rastin që duhet t’i japë zgjidhje Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Ato janë dorëheqje të natyrave dhe konteksteve të caktuara politike, por që nuk lidhen me një vendim pezullimi të ushtrimit të detyrës.
Madje, rasti i dorëheqjes së Willy Claes nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është fiks rasti se si çdo procedurë duhet të kalojë përmes Parlamentit. Willy Claes dha dorëheqjen vetëm pasi Parlamenti belg kishte dhënë autorizimin për hetimin gjatë kohës që kishte qenë Ministër në qeverinë belge."
Në fund, Balla iu kundërpërgjigj në veçanti akuzave të Berishës për ish-kryeministrin rumun Victor Ponta, duke e lidhur sulmin e Berishës me çështjen e njohjes së Kosovës:
“Sa për mikun tim Viktor Ponta… sulmi yt i përhershëm ndaj tij lidhet me faktin që ishte Kryeministri më i hapur rumun për njohjen e Kosovës, diçka që ty s’të pëlqen, si dhëndër i Serbisë që je.”
Simboli i Targave te automjeteve të Sërbisë është “SRB”. Simboli i Sali Ramë Berishes është “SRB”. A thua rastesi ???
Mund edhe te jete edhe keshtu sic thote Balla , por duhet te kihet parasysh qe vendet evropiane dhe Amerika jane nja 100 vjet para nesh , e kane kaluar kete faze kur pezulloheshin dhe arrestoheshin zyrtaret e korruptuar ne detyre. Tashme zyrtaret jane ndergjegjesuar dhe nuk guxojne te bejne korrupsion se e dine qe prangat gati jane. Kurse ketu te ne politikanet ende mendojne qe pushteti eshte lope qe mund ta mjelin si te duan dhe qumeshtin e marrin per vete e familjaret e tyre.Keshtu qe Spak duhet te vazhdoje te jape vendime pezullimi e arrestimi sipas ligjeve ne fuqi per zyrtaret e korruptuar , derisa frika te ruaje vreshtin.