Balla ironizon protestën e opozitës: Nga “krushq në dasmë” në festë ditëlindjeje

12 Janar 2026, 20:30Politika TEMA
Balla ironizon protestën e opozitës: Nga “krushq në

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sërish me nota tallëse ndaj protestës së opozitës të zhvilluar këtë të hënë përballë Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar pjesëmarrjen në protestë, duke e krahasuar atë me një histori që, sipas tij, ka kaluar nga “dasma” te “fejesa”, e më pas ka mbetur vetëm me “njerëzit e shtëpisë”.

“Eh si vajti kjo punë!? Po qeshnim me atë historinë e krushqve në dasëm në fillim. Pastaj krushqit erdhën për fejesë. Pastaj ngelën vetëm njerëzit e shtëpisë dhe hyzmeqarët. Sot e “thanë” vetë. Qenkan mbledh për ditëlindje”, shkruan Balla, duke e shoqëruar reagimin me emoji ironike.

Reagimet ironike të Ballës nuk kanë munguar rreth pjesëmarrjes së ulët nga protesta në protestë, duke e shoqëruar sarkazmën politike edhe me video komike të realizuara me ndihmën e inteligjencës artificiale.

https://www.facebook.com/share/v/1AQ3KYemWA/?mibextid=wwXIfr

2 Komente

  1. H
    H

    Saliut nuk bene lazem as zoti vet,jo me Duman-Dado-Bullon Prenci!

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Edhe Lymi I Nurijes tek bregu I lumit mbledh me shume njerez kur feston ditlindjen se Vampiri 82vjecar me 27akuza mbi kurriz qe sot preku fundin politik si me 22dhjetor 2024 kur ngeli ne kryqezim ne krah te gerdalles Adriana nockederrja me 12 militante.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje