Vetëm 20 minuta zgjati Foltorja e shtatë e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, e cila ishte një kopje e atyre të mëparshmeve, me akuzat e zakonshme të kreut të PD, Sali Berisha.
Para pak mbështetësve, të cilët i ftohti i kishte rudhur në numër akoma më shumë, kryedemokrati tha se regjimin në Shqipëri, kudo që ta prekësh, rrjedh vetëm vjedhje.
Por ajo që ra në sy në protestën e sotme ishta fjala e një antari të FRPD, i cili kritikoi PD se po riciklon dhe nuk po rigjeneron breza.
“Edhe sot e gjykoj të gabuar imponimin kundrejt demokratëve të disa figurave të papëlqyera mes nesh. Madje i gjej krejt pa vend gradimin e tyre në pozita drejtuese brenda PD apo Grupit Parlamentar. Shkelmuam pa kuptim procesin që vet e pompuam aq fort si shembull të demokracisë së brendshme, Primaret.
Ju morëm hakun disa prej më të votuarve. Koncepti i demokratëve monark pas karriges, sidomos karriges opozitare, nuk i shkon PD si koncept. Çdokush ka një cikël politik. Të gjithë jemi të zëvendësishëm, dhe PD po riciklon, nuk po rigjeneron breza. Ndaj dhe në fund i morëm rezultatet zgjedhore,” u shpreh anëtari i PD.
ca pi thuj o Taj, baca sali ashte shtyllae PD po.iku saliu u dhi PD
PD prej Salushit rrushit te vyshkyr,e dhjere ka qene qe ne gjeneze,qe momemrin qe u mendua te krijohet. Ne shqiperi eshte sistemi amerikan i politikes…PD jane komuniatet apo partia demokratike ne usa dhe PS jane demokratet ai republikanet ne usa. nqs PD eshte demokratike atehwre demokracia nuk egziaston.
Bravo djalë, Shqipërisë i duhet opozitë e vertete, jo riciklim i atyre që po t'i shtrydhëse nxjerrin vetëm vrasje dhe vjedhje
Si guxon ky me lëndue në këtë farë feje "lexhebdën mu në mexhlis?! A nuk ishte aty Sali Lusha që këtij rioshi budalla, t'ia tregonte qejfin?? Në mos aty në ndonjë rrugicë qorre e në errësorë, si dikur Ramës me motivin justifikues "krim pasioni". Helbete të rinjtë kanë dhe halle të kësaj natyre dhe.... mileti i há!