Balla ironizon protestën e thirrur nga Berisha para Parlamentit: Sot janë të tretat e revolucionit

13 Shkurt 2023, 11:23Politika TEMA

Balla ironizon protestën e thirrur nga Berisha para Parlamentit: Sot

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nuk e ka kursyer ironinë në lidhje me protestën e thirrur sot në orën 17:00 para parlamentit nga Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat kreu i grupit socialist shprehet se nuk i kupton arsyet pse duhet protestuar para kuvendit.

“Shqipëria ka ca tradita. Pas dështimit të protestës revolucion të ditës së shtunë, në Shqipëri në këto raste bëhen edhe të tretat. Sot janë të tretat. Nuk di pse duhet protestuar para kuvendit  meqë revolucioni ia doli të shtunën dhe rrëzoi regjimin, tani do të rrëzojmë edhe Raishtagun”, tha Balla. 

Balla u ka thënë deputetëve që të jenë prezent në parlament që në orën 16:30 për të mos patur përplasje me protestuesit, të cilët do të mblidhen në 17:00 para parlamentit.


Gjithashtu ai ka porositur deputetët që në rast bllokimi të foltores nga demokratët, socialistët do të largohen nga Parlamenti.

 

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Njashtu o Tualet Palla, Partia te ka si Rama Arben Ahmetaj, lol….

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lame Kadriu

      Sa të është bërë gusha o kokë shinik, si gjel deti. Mos bëjë si i zgjuar e ironik, se nga Saliu dhe poshtërsinë që ai përfaqëson, ju doli mirë edhe juve. I keni rënë qelepirit e vazhdoni ti bini si ju do qefi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje