I “pamëshirshmi” Braçe: më i dëgjueshëm e bindës sa e gjithë opozita së bashku

12 Shkurt 2023, 19:40Politika TEMA

I “pamëshirshmi” Braçe: më i dëgjueshëm e

Deputeti veteran i PS-së, por jo në moshë të tretë, Erion Braçe, i ka bërë  një skaner qeverisjes, pjesë e së cilës ishte një periudhë edhe si zv/kryeministër, duke qenë mjaft kritik, por në një stil original, pa i shpallur armiqësi forcës së tij apo dhënë shenja që nuk do më të jetë pjesë e saj.

Për Braçen, padyshim që korrupsioni është sot problem më madhor.

“Korrupsioni nuk është problem i qeverisë, është problem madhor në qeverisje. Shqipëria ka një problem konstant me korrupsionin në 33 vite dhe kjo e ka bërë një fenomen të qëndrueshëm në segmente të ndryshme te qeverisjes e ka bërë edhe kulturë veçanërisht në shërbime. Drejtësia është elementi kyç për të luftuar korrupsionin përtej modernizimit”, tha Braçe, duke shtuar se nuk ka asnjë vlerë që të hyjë dikush na burg nga nivele të larta teksa korrupsioni vijon me të njëjtin intensitet

Ai foli për krerë bashkish që blejnë vota, si dhe për një problem tjetër, jo domosdoshmërisht të lidhur me korrupsionin, atë që që ende zgjidhen mjekë për të qeverisur qytete, thjesht nga fakti që marrin vota, duke mos u marrë në konsideratë se sa të aftë janë në menaxhim.

“Çfarë janë këta deputetët apo kandidatë për deputetë apo kandidatë për kryetarë bashkie që blejnë vota janë njerëz që disponojnë para në rrugë informale, korrupsioni apo shmangie fiskale tatimesh e taksash. Janë të pandëshkueshëm ata. Konkurroj unë dot me ta? Jo, asnjëherë. Unë do bëj një sforco të madhe në fushatë të shkoj nga dy-tre herë në ato fshatra për të krijuar korrelacionin me ata njerëz që ata të mos i jepen e parasë që derdhet lumë për shkak të mos ndëshkimit nga strukturat e drejtësisë. Kjo e deformon demokracinë, mungesa e drejtësisë kundrejt parave të paligjshme e evazionit fiskal”, tha deputeti socialist, duke shtuar më tej: “Unë i çmoj shumë mjekët por në aspektin menaxherial mund të jetë një në 10 mijë i tillë që të jetë edhe menaxher i mirë përveç se mjek i mirë i ditur dhe që shërben. Si e shpjegoni ju që kandidojnë mjekë kohë pas kohe? Si deputet i kuptoj por si drejtues pushteti vendor si?! Kemi patur kryeministër por këta janë thjesht magnet votash por me pasojë në fund që mund të jetë një dështim…”, arsyetoi Braçe në një intervist për A2 CNN.

Sa i përket jetës parlamentare, ai tha se nuk preferon të jetë ushtar por luftëtar.

 “Jepu liri njerëzve dhe do jesh vetë i fortë. Jo vetëm janë më kreativë, por janë vetvetja. Një njeri që vihet në rresht dhe i thuhet ‘ti je ushtar’ natyrisht që nuk është vetvetja. Unë e urrej të jem ushtar jo se nuk e bëj dot luftëtarin, por luftëtari nga ushtari ka diferencë shumë të madhe. Luftëtari ka edhe lirinë brenda. Mendoj që ai grup parlamentar do të jetë i fortë kur liria të funksionojë”, tha Braçe.

Në një këndëvështrim, opozitarizmi i Braçes, në mënyrën e njohjes dhe shtjellimit të problematikave qeverisëse, si dhe të atyre ekonomike e sociale, është shumë më lart se e gjitha opozita në Shqipëri e rënë në një vulgaritet dhe egërshani të frikshëme. /tesheshi.com/

14 Komente

  1. B
    Besnik

    S’po te kuptoj o zoteri Braqja! Pa na thuaj cfare ke bere ti, nje gje te vetme si zv Kryeminister e Kryeministri yt kunder korrupsionit, apo keni marre rrogen kot?

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Mjekët në politikë, në vend që ta shërojnë shtetin ata e sëmurin akoma më shumë.Mjekë rini laarg politikës,merruni me pacientin!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Thanas ll.

        Me nje lule svjen behari thote populli. Megjithate nje njeri i ndershem i ben mire kujtdo.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PDisti

          Braces, i vine anash te gjithe, them qe eshte opozitari i vetem ne PS, gjithmon per te miren e PSse

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lazaratsi

            Xhuxh….xhuxh po e ka …….! Sa?

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              jo o brace ju duhet ti kerkoni llogari SPAK-ut qe te veproje dhe jo te fleje prandaj saliu me shoke shesin mendje sepse korruptohen nga keta

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toma

                Bracja nje kone qe vetem leh

                Përgjigjjuni
                1. R
                  RRahman Rrajca, deputet.

                  Opozita te tilla si e Braces kujdo qe i pelqejne, e kane per nje arsye te thjeshte : Nuk na rrezikojne te na marrin pushtetin!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Erion Brace Gardelina e Divjakes

                    Eshte shume i artikuluar, por diksionin e zerit e ka te perkryer, sidomos per te vene ne gjume LGBTQiSQi. Propozoj qe Zeri i Tije i mrekullueshem te marri titullin "Gardelina e Divjakes" me motivacionin "Zeri i fshatareve te Fshatrave rreth e qark Divjakes" dhe ti perfitoj dy koqe veze perdite, qe ti gelltisi te fresketa qe te bej vokaliza qe ne mengjes

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptari

                      Braçe i vetmi deputet per 30 vjet qe nuk i ka dal nje gjysem llafi per abuzim , esht deputeti ikon me i miri ne ter 30 vjeçarin e demokracis nga te tera krahet e deputetve , i vetmi qe e ka hallall voten e shqiptarve , rrespekte per Braçen ,

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Narco Mafia Albdganistan

                        Brace re kopace , komunist i pameshirshem i Zerit te Popullit…. Ham ham ham , gam gam gam - Lol

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          titi

                          ku ishte ky tipi gjithe ato vjet ne pushtet ,apo tani qe eshte i sistemuar me gruan e familje del dhe ben moral ,ky eshte po aq fajtor per gjithe kete gje sepse zgjodhi te heshtte per interesat e tij ,eshte shume komode te distancohesh tani nga keto gjera ........e verteta eshte qe 32 vjet askush ka dashur tja dije per hallet e ketij populli ,per problematikat ,per streset ,per pamundesite ....kane mbushur xhpat e tyre dhe te enturazhit te tyre asgje me shume ......po ky popull qe akoma del dhe voton (Rama ,Meta Berisha,Basha etj ) mire ti behet ........

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rei

                            O Erion po cmund te kete me keq nje qeverisje ,se korrupsionin?

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dardan

                              Po paske gjetur kishe ku te falesh o Erion?! Ku tek Merita Berisha (ish-Haklaj!!!???)

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje