“Revolucioni vazhdon…” Frrok Çupi: E hëna ditë normale, kapacitet e Berishës kanë “vdekur”

11 Shkurt 2023, 21:00Politika TEMA

“Revolucioni vazhdon…” Frrok Çupi: E hëna

I ftuar në ABC News në një lidhje Skype, analisti Frrok Çupi, pasi komentoi kauzat e vërtetë për të cilën Berisha thirri protestën e sotme, foli edhe në lidhje me atë se ç’ka pritet të hënën.

Berisha në fundin e protestës u shpreh se revolucioni vazhdon, por sipas Çupit e hëna do të jetë një ditë normale dhe e qetë.

Me ironi Çupi tha se dukeqenëse opozita e ka rrëzuar qeverinë 90 herë në 9 vite, pret që të hënën ta rrëzojë për të 91 herë. Analisti shtoi se Berisha tanimë nuk ka kapacitete.

Unë pres që të jetë një ditë e qetë e hëne. Pres që qeveria e Shqipërisë pasi është rrëzuar 90 herë në këto 9 vite,  të rrëzohet të hënën për të 91 herë.

Përtej ironisë, pres që ditën e hënë, të ketë një jetë normale dhe asgjë. Kapacitetet e Berishës në vend kanë vdekur. Nuk ka më kapacitet për të krijuar trazira.

Ne jemi një vend që ka marrë kujdestarinë nga SHBA për të pastruar vendin nga kriminelë si Berisha dhe djali i tij.

Shkëlzeni dhe Saliu mbahen në jetë vetëm nga media, nuk kanë asgjë tjetër. Nuk vlejnë, janë pa vlerë, janë njerëz pa vlerë,” përfundoi Çupi.

4 Komente

  1. k
    k

    Mediat dhe TV janë bashkëfajtorë dhe megafonë të mafjes dhe korrupsionit non grata ndërkombëtar.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasni nga Dumreja

      E rezoi Ramen apologies I hengri ate qe nuk thuhet ?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti Verior

        Në protestat e Berishës, mblidhen aq sa mund të mblidheshin në varrimin e tij. Dmth, Berisha ka vdekur, duhet varrosur.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          Për mua ska rëndësi ka mbaruar Berisha apo jo.Për mua ka rëndosi se si akoma shumë njerëz presin punë të mira nga ky plak matuf.Si mund të shkoj unë në protestë kur nuk pres asgjë nga ly njeri?Do me japë shtëpi,do më gjejë punë,do më ritë rrogën apo pensionin etj etj?Është për të erdhur keq që akoma njerëz pa dinjitet dalin me ca parulla dhe flamurka për të rëzuar Ramën!!!!!!Qeveria bie nga votata e shqiptarëve dhe jo nga Saliu me Ilirin.Partitë politike shfrytëzojnë njerzit e thjeshtë për të erdhur në pushtet dhe jo për njerzit e thjeshtë.Protesta i bëjnë dhe organizojnë sindikatat dhe jo Partitë.Berisha tha se të hënë do rethojë parlamentin.Ska më turp për një njeri si Saliu i cili gjithë jatën ka qeverisur jo me votë por me mashtrime.Vajti në Bashi,vajti në kryeministria,vajti në P/S -ja bëri shurën dhe iku.NJë protestë me 100 vetë me njerëz të tjeshtë ka më vlerë se një parti me 100 mijë kur udhëheqin partitë politike.Ky njeri është marosur se SPAK nuk e areston akoma me gjtihë ato akuza që ka mbi kuriz..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje