
Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla teksa iu përgjigj akuzave të deputetëve të opozitës se toka nuk po punohet tha se shifrat tregojnë të kundërtën. Balla i ftoi që të shkojnë nesër në Lushnjë për të parë me sa i kanë dhënë këtë vit fermerët produktet e tyre.
“Ju pres nesër kushdo nga ju, të shkojmë te grumbulluesit në Lushnjë, e t’iu thonë ata me sa ua morën produktet këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar. Ne nuk duhet të krahasohemi me ju, se s’kemi ç’të krahasohemi”, tha Balla.
Më tej, Balla foli me shifra, duke theksuar se produktet në eksport deri në vitin 2013 ishin 140 milionë dollarë dhe asnjë produkt blegtoral shqiptar nuk dilte jashtë kufirit, madje as në Kosovë, ndërsa sot sipas tij, vlera ka shkuar në 480 milionë dollarë, dhe brenda vitit 2025 do të arrihet parashikimi i 1 milion dollarëve.
“Është e pamundur që një ndërhyrje e tillë të zbatohet përgjatë vitit fiskal. Ne do ta rrëzojmë këtë nismë, kemi respektuar rregulloren e Kuvendit. Nuk po hyj fare në diskutimet e pavend që janë bërë, e ndoshta ndonjë rrëshqitje e gjuhës e ndonjë kolegu, se në fakt sektorët në ekonomi gjëja që i mat më mirë janë shifrat. Këtu ka deputetë të opozitës, Dashi nuk qenka, që është i gatshëm të dalë nesër e të shkojë të pastrojë nesër një kanal vaditës.
Mirë do ishte, mund ta bënte këtë punë. Dua t’iu them qartë se qeveria shqiptare në tetë vitet e fundit ka investuar dhe ka risiguruar, pas vitit 1990, duke vendosur nën ujë 230 mijë hektarë. Janë dhe 50 mijë, dakord, por deri në 2013 nuk ishte bërë asgjë, zero. Janë rehabilituar 14 diga rezervuarësh, në të cilat nuk ishte vënë dorë, dhe nëse nuk do të ishte vënë dorë, do të ishte rrezikuar jeta dhe do ishin shkaktuar katastrofa. Më 2013, kontributi në eksporte ishte 140 milionë dollarë. Asnjë produkt blegtoral shqiptar nuk lejohej të dilte jashtë kufirit shqiptar, madje as në Kosovë. 460 milionë dollarë ka shkuar për vitin 2021. Eksportet shqiptare në bujqësi do të jenë të paktën 580 milionë dollarë, kur të mbyllet ky vit. Jam i sigurt që ne do të shkojmë në këtë shifër historike dhe jam po aq i sigurt që më 2025 do arrijmë atij, ku i kemi dhënë fjalët fermerëve, te 1 milion dollarë.
Ore më falni, nuk e di ku jetoni, se minimalisht çdo familje në fshat ka vështirësitë e veta, por shifrat flasin ndryshe. Është vit i mbarë ky për katundin, ka ndikuar dielli, koha e mirë e me lagështirë, këto i dinë agronomët", tha Balla.
Zoti balla ke te drejte sivjete ishte vit i mbare mbase 3 viteve katastrofike, po jo se ndihmoje qeverria ne kete mbaresi po ishte tregu qe kishte kerkesa. Dhe e verteta eshte se shum sera djellore nuk u mbollen nga frika se mo binin brenda perseri. Buqesia eshte e veshtire se si ky vite sivjet njeher ne 5 vite ndothe. Po nuk u sevoncjonua buqesia shqiptare sa sunvecjonohet te pakten sa vendet ballkanike falimentimi eshte i padiskutushem dhe vetem ceshtje kohe, ku shumica e fermereve te shkojne ne juge te Italise per te punuare ne serat italiane sic kan bere 10 perqinde e atyre qe i kan lene serat.
Dhe thonë pastaj pse e mban dhe përkrah Rama këtë Ballën! Po ku ka burrë më të paturpshëm, dinak dhe të djallëzuar se ky. Njerëzia flasin për gjëndjen aktuale SOT të bujqësisë, ky pa ju dridhur qerpiku flet sa do të jenë eksportet në VITIN 2025. Dhe këtë e bënë pa e mbështetur në më të voglin argument teknik, thjesht flet si propagandues partiak. Ja çdo të thotë të mos kesh pikën e turpit për ato që nxjerr nga goja. Të lumtë Balla, kështu të do Partia!
Me njk shohim gje se i gllaberoni ju te gjitha: ti, tigri, gjatoshi 1.85cm (ka hyre ne uje), ballukja, griffsha, spiropjellja, e tabori i ripjelljes, o kotil, hajdut ordiner
Pasi e perdori Rama si kobure ne Doreen tij , kur ndersente ndaj opozites, te vetve, tani e la te lire. Ky si propagandist i shkolles neokomuniste flet per gjithecka, per ekonomine dhe cdo sector te saj,flet per korrupsionin,flet per bujqesine ,energjine rruget ,artin,kulturen, politiken evropinane ,rajonale e boterore .Ky ne gare eshte me te pavarurin Sazan Guri. Keta jane mjerimi I shqiptarve. Me kete dhe disa si ky shqiptaret nuk jane vetem te fyer dhe neperkembur por edhe te poshteruar. Cte bejme. Tani jemi ne kushtet kur nje shumice ,sebashku me kete “ Kinezin” kane vetem nje option ne kete bote “ Te hane dhe te dhjesin”