
Deputeti demokrat, Dashnor Sula bëri një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, teksa tha se në Parlamentin shqiptar vjen era puro, madje edhe hashash.
“Në këtë Kuvend vjen era puro, për të mos thënë se vjen dhe era hashash. Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë. Unë nuk e kam për turp dhe jam krenar që jam fshatar, dhe që përfaqësoj gjithë ata fshatarët e bujqit.
Dilni e shikoni njëherë nëpër fshatra, është gjendja katastrofike. Babai im 78 vjeç punon vetë, se nuk gjen punëtorë. Sikur 10% e parave të pista që investohen në Shqipëri të përdoreshin për punë të mira, do mbanim Ballkanin me bukë. Neve të opozitës domatet na kanë ngelur, por qeverisë i ka ngelur kokaina. Mos mi bëj duart ashtu Pando, se u kap me 20 kg Kajmaku. Ngrini zërin, vini fre qeverisë”, tha deputeti Sula.
Nikolla: Është fyerje e madhe që i bëhet institucionit, kolegëve DHE deputetëve. Ju kërkoj të kërkoni falje.
Sula: Nuk akuzova askënd. Unë nuk pi as duhan, dhe mund ta ngatërroj, por aty vjen era puro e të mbyt.
Ke eshte gomar Peqini...
O zot,Dash Syla,nje prokuror qe u be lolo ne Elbasan,pasi eshte teveqel,i paafte dhe loder ne dore te mjeshtrave te sportit qe e torolisnin. —Besoj elbasanllinjte e kane njohur mire Dashin,qe po te doje te mbaroje pune me te,duhet te takoje vellezerit çam Hajrullai. -Dashi ishte zari i tyre.Pika me gjithe Dashin e mumes nga Piqini. Hhhaaaahhhaaaa.Dashi!
Kur flete ky varri leshin demokracis ky eshte njeriu me i korruptuar ky ka mbeshtetur gjithd kriminelet e Elbasanit
Kur partia bente mbledhje ne brigadat bujqesore dilnin komunistet e thonin qe kemi te gjitha te mirat sna mungon gje packa se vetem fytyra e tyre tregonte dyfishin e moshes qe kishin per shkak te kushteve te jeteses Ndersa kur nje kulak tha qe sna del buka paria e mbledhjes filloi me qesh (meqe qeshen ata qeshen te gjithe) duke thene "mos prisni gje nga ai, se ai kulak eshte" packa se tha te verteten Ja dhe mero me shoke po ben te njejten gje, cdo gje qe te thote dashi apo kushdo qe nuk eshte i ps duhet qeshur "Lum ai qe mendon me mendjen e tij"
A me thote dikush ,nga cilat pyje te afrikes vjen ky majmuni ,qe ka ikur nga tufa?!?!