Më 7 korrik , Shqipëria me rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë. E mbështet edhe PD

16 Qershor 2022, 10:52Politika TEMA

Më 7 korrik , Shqipëria me rezolutë për gjenocidin në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ka njoftuar se më 7 korrik do të ketë një prezantim të rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Balla deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë ashtu siç i ka hije do të mbajë qëndrimin përkatës.

Ai shpjegoi se në korrik do të ftohen përfaqësues nga Bosnja dhe Hercegovina dhe familjarë të viktimave.

“Në një seancë do të ketë një moment të posaçëm për përkujtimin dhe nderimin e viktimave”.

Balla kishte edhe një përgjigje për deputetin demokrat, Sali Berisha, i cili muajin e kaluar propozoi një rezolutë për gjenocidin, por që nuk u votua nga mazhoranca.

“Në asnjë rast Kuvendi i Shqipërisë, përmes rezolutave nuk mund të përdoret nga askush për nevojat e momenti dhe kontekstit politik”, tha kreu i Grupit të PS-së.

Sipas tij Kuvendi është i shqiptarëve, jo i politikave personale dhe këta “individë nuk mund të  rehabilitohen përmes rezolutave”.

Balla u shpreh se ka marrë edhe dakordësinë e Grupit Parlamentar demokrat, me në krye Enkelejd Alibeajn.

Mazhoranca – sa i përket – rezolutës së propozuar nga Berisha ka përsëritur shpesh se rrëzimi i saj nuk ka të bëjë me përmbajtjen.

Por PS-ja nuk do të votojë kurrë një propozim të ardhur nga një person i shpallur non grata, Sali Berisha.

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    LOL....Tualeti i Rames...... dhe Gerdeci....por Srebrenica ka me shume rendesi....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje