Ndryshime në qeveri, kush është mjekja që merr postin e rëndësishëm

15 Qershor 2022, 18:35Politika TEMA

Ndryshime në qeveri, kush është mjekja që merr postin e

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka patur ndryshime në kabinetin qeveritar. Këshilli i Ministrave ka vendosur që të emërojë në postin e zv.ministres së Shëndetësisë mjekne infeksioniste Entela Ramosaçaj (Kolovani).

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama mbledhja e qeverisë është drejtuar nga zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj.

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", thuhet në vendim.

Lini një Përgjigje