Berishën nuk e njeh si kryetar të PD as Viktor Orban: Të falenderoj që më urove, e mbaj mend që u takuam në 2014

15 Qershor 2022, 17:41Politika TEMA

Berishën nuk e njeh si kryetar të PD as Viktor Orban: Të

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i ka kthyer përgjigje Sali Berishës disa javë pasi ky i fundit e uroi për fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Hungari.

Orban e falenderon Berishën dhe i uron shëndet.

" I dashur zoti president,

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për urimet tuaja pas fitores sonë në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Jam krenar që qytetarët hungarezë kanë shprehur besimin e tyre në një qeverisje të pavarur bazuar mbi vlera kombëtare dhe na kanë nderuar me besimin e tyre për të pestën herë tashmë.

Besoj që ky mandat i fortë nuk është vetëm një garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por është gjithashtu një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit tonë.

Ishte një nder t’ju prisnim në Budapest në vitin 2014 dhe të shkëmbenim pikëpamje mbi çështje që përcaktuan fatin e vendeve tona.

E vlerësoj vërtetë miqësinë e hapur dhe të sinqertë që ju keni treguar kundrejt Hungarisë dhe popullit hungarez prej shumë vitesh tashmë.

Ju siguroj që do të mbetemi të angazhuar të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta kristiano-konservatore dhe të zhvillojmë gjithashtu marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në të ardhmen.

Ju uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrat tuaja me përgjegjësi të larta.

I juaji me sinqeritet,

Viktor Orban”, thuhet në letrën e kryeministrit hungarez.

Letër e cila është botuar menjëherë në portalin e familjes Berisha, pasi është e para që ai merr që kur është shpallur “non grata”.

Ndërsa për zgjedhjen në krye të PD-së nuk e ka uruar askush.

Madje as vetë Orban, i cili nuk e përmend asgjëkundi zgjedhjen e tij në krye të PD, duke mos e njohur kështu si kryetar të PD.

7 Komente

  1. S
    Saliu ka uruar e Çim Peka i gëzuar

    SB ka vetëm vlera islamo_ radikale. Tak..tak hape derën jam mama dhia.... (Ujku i pudrosur me miell) Hajde nga oxhaku ...se nuk hapet dera... Ujku i gëzuar futet nga oxhaku......etj..etj..

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Letra eshte shkruar per vitin 2027, kur i Doktor Mortja i Madherishem do te fitoje zgjedhjet dhe do te rizigjidhet per here te trete President i Albanistanit.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jo Buda , po Budallai

        Po emri "Albanistan " ku ngjit ????? Sha Saliun sa te duash , sha ke te duash , Shqiperise perse tja ndryshosh emrin ?? Cte keqe te beri ???Dhe pse kaq shum urejtje per vendin qe te mesoj te shkruaje shqip ......apo kaq tru ke dhe kaq shkruan ???? Ti do jesh nga ata rotat e karit qe thone dicka per te qeshur te tjeret , te tjeret shikojne njeri tjetrin me cudi se cthote injoranti , dhe ti qesh vete me te madhe .....dava idjoti ......pederast

        Përgjigjjuni
      2. V
        Velo

        Nuk i ka dërguar Orbani letër Berishës, po i ka kthyer përgjigje me disa javë vonesë letrës që Berisha e uroi për fitoren në Hungari

        Përgjigjjuni
        1. Do vinë dhe përgjigje të tjera .

          Një leter përgjigje do t’i vijë dhe nga Mbretëresha e Anglisë .

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salkari

            Mbreteresha e ke lene me testsment ,ti dergojne pergjigje Salahut kur ajo te ket ikur nga kjo jete .....atehere do kete dhe vlera te medha ........

            Përgjigjjuni
          2. M
            Malo

            Skemi cte bejme Saliu na doli nga rruga e Partise,tani na ngelet vetem ti mbajme pishen ose kandilin dhe te shofim…

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje