“Këta jemi ne shqiptarët”, Rama nga Kievi thumbon Zelensky-n: Edhe pse Ukraina s’e njeh, Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë

15 Qershor 2022, 20:30Politika TEMA

“Këta jemi ne shqiptarët”, Rama nga Kievi thumbon

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas dhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviç nga Kievi, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse Shqipërisë do t’i vinte keq që Ukraina të marrë me procedura të përshpejtuara statusin e vendit kandidat.

Ndërsa theksoi se është e drejta e Ukrainës që të kërkojë statusin e vendit kandidat, Rama solli në vëmendje edhe rastin e Kosovës, për të treguar se “këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë.”

Kreu i qeverisë tha se Ukraina se nuk e njeh Kosovën si shtet sovran, por pavarësisht kësaj, ajo i ka dhënë vendit mbështetje të plotë dhe ka sanksionuar Serbinë.

“Ka një vend që Ukraina s’e ka njohur, Kosova dhe pavarësisht kësaj, ajo po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Pra këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. Pra besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE, e ardhmja e tyre është në familjen e BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton marrja e statusit kandidat.”

Po ashtu, Rama u kujdes t’ju kujtonte ukrainasve se, sipas tij, marrja e statusit kandidat nuk do të ndryshojë shumëçka. Punën e vështirë, tha ai, duhet ta bëni vetë pasi nga marrja e statusit të vendit kandidat mund të duhet të presësh me vite derisa të mund të anëtarësohesh në bllok.

Për kreun e qeverisë me pranimin e Ukrainës, BE do të jetë duke bërë diçka të dobishme për veten e saj.

“Kjo pyetje nuk duhet të më drejtohet mua sepse jemi këtu për të mbështetur nevojën dhe kërkesën e Ukrainës për të marrë statusin kandidat. Nuk dua që t’u jap njerëzve që mund të na shohin tani përshtypjen që kjo është diçka pa vlerë. Sepse nuk është kështu. Statusi i vendit kandidat është një njohje e rëndësishme e asaj ku ti përket….Është e drejta e Ukrainas të kërkojë të jetë pjesë e BE. Une besoj se është detyra e Ukrainas që të kërkojë të dëgjohet…Mund ta marrësh statusin, por të nesërmen jeta do të vijojë do të jetë po aq e vështirë sa është. Është një proces tejet i gjatë. S’e mbaj më mend sa vite ka qëkur RMV është kandidate…

Ne u bëmë kandidat në 2014 dhe ja ku jemi. Na thonë që e meritojmë t’i nisim prej disa vitesh, por ka diçka që nuk shkon mes RMV dhe Bullgarisë. Nuk e dimë kur do t’i nisim negociatat se nuk varet nga ne, as nga BE…Do të kërkojmë të ndahemi, të vijojmë më vete, s’e di cili do të jetë reagimi. Por jemi këtu jo vetëm për t’i thënë presidentit, por kujtdo që nuk kemi asnjë problem nëse BE i jep statusin kandidat Ukrainës. Nuk do të bëhemi nervozë, përkundrazi do të jemi të lumtur për BE që do të bëjë diçka të dobishme për veten e tij, jo për Ukrainën. S’e di sa mund të dëgjohet zëri ynë.” 

26 Komente

  1. e
    eduarti

    Rama ne cdo rast dhe aktivitet flet dhe mbron Kosoven por ku kuptojn idjotja Osmani me qeverine e kafsheve te kryegomarit Kurti......

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Te rrofte Bajromi ty!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhist

        C'hall ka Ukraina dhe Zhelensky, e chall ka ky tjetri!!!!!!######## Atij po i coptohet Shteti, Po i Digjet Vatani, ##### Ky tjatri don te krihet bashk me Spirin ne Kiev..####.....Dhe, per me teper, jan dhe keto Mizat militante qe zukasin pas cdo P*rdhe dhe i turren K*kes se Liderrit si te babzitura

        Përgjigjjuni
        1. P
          Progon Pollogu

          PATRONAZHIST, qëndron ajo që thua Ti. Vlen për të shtuar se ky Rama, është me defekte shpirtërore. Ukrainasit trima luftojnë për gjithë Evropën, pra edhe për ne, e ky vagabondi bën cinikun e kërkon që Zelensky, Ukraina, të marrë një barrë, se pak telashe të tjera kanë, e të na gëzojë NEVE. Vagabond CINIK klasi. Është stili tij prej ciniku që të dërdëllisë poshtë e lartë.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kalec Dega

          Trap Ushi i Rames , ushtar i betuar beqir Kryeministri i Shqiperise apo i Kosoves eshte Ramaxoni i Surrelit!? - Kosova ka kryeminister te vet dhe shte te vet, ska nevoje per nderhyrje teater te Ramushkes! Lol

          Përgjigjjuni
          1. P
            Progoni

            C´të duhen këto fjalë, në qofsh në vete !

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vito mashtruesi, shoku i Nikos

            Idiot

            Përgjigjjuni
            1. N
              Një qytetar

              Të jetë vallë se Rama nuk e ka të qartë që në Shkup do të hidhnin fishekzjarë nëse i ndanin nga Shqipëria? Jo më shumë se për dy vjet ata do të pranoheshin si vënd kandidat. Gjithë këtë pengesë Bullgaria e bënë për të mos u pranuar ne, jo Maqedonia. Që të mendosh se Bullgaria do të pengojë Maqedoninë, është njësoj sikur të mendosh se ne do të donim të pengonin Kosovën në proceset e saj për integrim në Europë.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Romioi filohelen alla TurkoPontos

                Ckan bullgaret me ne? Ne skemi asnje ceshtje te hapur me ta.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Njeres pa (qe nuk duan) pune

                  Verejtje interesante e jotja.......sidoqofte i sakte Rama

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shume qytetare

                    Ti je nje qytetar hajvan . Po cfare ka me neve Bullgaria , more budalla ? Ajo e ka me Maqedonine , sepse ka edhe te drejte , maqedonsit jane bullgare .

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Një qytetar

                      Po Holanda që na ka bllokuar më parë, çfarë ka me ne? Franca dhe Gjermania që nuk lënë gur e kusur nën dhe për t'na penguar çfarë kanë me ne? Atë që kanë këto vënde ka edhe Bullgaria. Thirri mëndjes dhe mos fyej dikë që nuk të fyen. Apo ashtu të kanë porositur në Parti, që të fyeni çdo njeri që jep një mendim ndryshe nga udhëheqësi juaj?

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Progon Pollogu

                      PUNËT qëndrojnë pak si KITHI. Është LOJë e Evropës, segmenti anishqiptar dhe pozita poshtëruese e popullatës shqiptare - shumicë faktike në MV / FYROM.

                      Përgjigjjuni
                    3. F
                      Fjala

                      Ti s'qenke as qytetar e as fshatar, por nje gedhe koçimarje. Lume ne per keto gjallesa qe mban toka dhe jemi te detyruar te bashkejetojme me to!

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Një qytetar

                        Unë jap një mendim. Ti nuk jep mendim, pasi mëndjen duhet t'a kesh shkretëtirë, por thjesht fyen. Unë e di që ti mund të rrosh vetëm në një ambient ku dëgjohet një zë, ai i udhëheqsit të madh. Është kjo arsyeja që të bënë të ndihesh aspak komod kur detyrohesh të jetosh me kundërshtarë të udhëheqsit të ndritur. Por ç'ti bësh, kohë të vështira për ju që nuk jetoni dotë me ata që mendojnë ndryshe.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Progoni

                          QYTETAR ! Mos caj kokën për ofendimet që të bëjnë. Mirë që nuk ke punë me ta direkt fizikisht, se do të sulmonin me grushta. Shëndet. Kam mendim tjetër rreth Bullgarisë, e cila bën një reagim mjaft të butë vetëm nga shkaku se bëhet fjalë për të njëjtën ETNI. Fshatarët e Bullgarecit të Korcës e mbajnë veten për "maqedon" qielli....

                          Përgjigjjuni
                      2. Visi

                        E paska ndërruar rolin nga zëdhës i Serbisë në zëdhënës të Kosovës!!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          KIZINGERI shqiptar..

                          Ja nje analist qe duhet te kete statusin e politologut...Ky ben per keshilltar kryeministrash..Mere mor Rama se do te nderoj...ne politikberjen e jashtme...

                          Përgjigjjuni
                          1. j
                            ja the qe ja the , por kujt ja the bre !

                            zheleznosky s'kapton fare nga ironite ,ai do gjylen bre gjylen .por nejse ,ti bere tenden .ne ate rruge kaq te gjate vetem per ti then ate qe i the . - nale nashi njiher se na bere kurjoze . po ai cfar tha ? po ti i the gje prap ? yyyyyyyja ,sidoqofte ti bere tenden . more gjithe ate rruge me nji tufe gamoresh qe mbanin valixhet me mexhite me ja cu zhelenovzit ,dhe ja ngule . He me te lumte xha Bravo tyne . Njashtu - njashtu . - Po sikur te na hedhi noj Bumje nga ato me xhunga Rusi neve a derman ,ku do ta fusim koken ne e ? - Le qe ,kaq gjate sduhet te mendohesh z.KM se na lodhesh ,he te keqen xhaBravo ty . Varavingo Ironike - paska qen ,apapapapapaa hahhaaha opo te lumte .Ishallah e ben Rusi Ukrainen si na beri neve miku jot i Madhe .Shtet per se marri ,mbush plot me njerez kot .

                            Përgjigjjuni
                            1. Visi

                              Rama duke e ditur se kërkesa e tij ndaj Ukrainës nuk do të ketë asnjë efekt,për arsye të brendshme të tyre, ai e bëri këtë kërkesë,gjë për të cilën e di se Vuçiçi nuk do ti hidhërohej sepse efekti kësaj kërkese është i barabartë me zero ,për dallim nga rasti kur Kosova aplikoi në Këshillin e Evropës,Edi Rama i kërkoi falje Vuçiçit kur tha se kësaj here ne do ta përkrahim Kosovën.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dardania XXI

                                Shtetet më të mëdha të BE-së duke i bërë presion Serbisë që t’i vendos sanksione Rusisë. Ambasadori amerikan në Beograd Chris Hill duke i kërkuar qartë Serbisë të ndërpres politikat proruse dhe të përcaktohet qartë për sanksione ndaj Rusisë. Kancelari gjerman duke i kërkuar Serbisë njohjen e Kosovës dhe vendosjen e saksioneve ndaj Rusisë Parlamenti Europian duke kërkuar që Serbia të pranojë Kosovën dhe të vendos saksione ndaj Rusisë, Një deputete gjermane duke kërkuar të ndërpriten negociatat e BE-së për anëtarësimin e Serbisë në BE për shkak të mashtrimeve të presidentit serb. Europarlamentari lituanez Andrius Kubilius me mesazh të qartë se Serbia “ose të vazhdojë marrëdhëniet e saj me regjimin e Putinit, të cilin shumë e quajnë fashist ose Serbia të lëvizë në drejtimin e politikës së Bashkimit Europian, që të mbështetet Ukraina, që të kundërshtohet regjimi i Putinit dhe për të parë mundësinë e një Rusie tjetër pas tij”. Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë... në Politico - Mos i bëni presion Serbisë - Serbia ka lidhje speciale dhe histori të përbashkët me Rusinë (saktësisht gjuha e njëjtë që e përdori kryetari serb në konferencën për media me kancelarin gjerman) Shqipnia ka refuzu ( kerkue edhe nga Ukraina ) me i vendos viza Rusisë, dhe mbeshtetë Serbinë në mosvendosjen e sanksioneve Rusisë, kredibiliteti i KM shqiptar osht i ultë për çfardo kërkese n'Ukrainë, megjithatë duhet me thonë që kjo kërkesë për njohjen e Kosovês normalisht do të d7hej me u përshendet, dhe po e përshëndesim, pamvarsisht që vjen nga nji spekulant ordiner dhe jo kredibil dhe efekti i kërkesës osht null. Kjo osht sikur ajo deklarata e Kryebashkiakut Veliaj, ku masi gllabroj si hajdut festivalin Prishtinés, tuj shfrytzu mendjemadhsin dhe arrogancën e t'voglit D.Lipa, poston menjiherë mas disa minutave edhe Prishtinasit e Kosovaret janë Tiranas dhe jeni t'mikpritun t'festojmë së bashku. Na n'Kosovë i thojmë me lujtë qoke ( n'Kosovë e kuptojnë ). Por, po pse jo, kur ka mundësi, fal edhe Prishtinasit Dukagjin Lipa. Kryebashkiakun e " falenderojme për solidaritetin vllaznor" dhe KM Rama për qoket e ti. Për sa kohë kosovarët kanë me konë Idiot t'dobishëm, lujtja qokash me ta osht edhe e meritueme.

                                Përgjigjjuni
                                1. Y
                                  Ylliria

                                  Kryeministri Rama gjithkund lufton për Kosovën kurse Osmania dhe Kurti e injorojnë Shqipërinë Kosovën, UÇK dhe gjithçka që është shqiptare. Rama e tha troç midis Kievës; "Këta jemi ne shqiptarët. edhe pse Ukraina s’e njeh, Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë”. Frikacaket nga Kosova nuk ka vizituar Ukrainën e le më të kërkoji njohjen. Qeveria Koqevareve tru shpërlarë nuk njeh nder e as nuk përkrah në asnjë mënyrë Shqipërinë por e shpërblen Serbinë me 760 milion Euro etj. Fat i zi për Kosovën.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dajti

                                    Bravo Edi Rama je vertet nje Patriot i madh ,por je gjithashtu dhe nje interncionalist i klasit boteror.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqiptar

                                      Komplimente Edit, perpara se Zelensky te kerkoj njohje, anetarsim, ruajtje te kufijve te Ukraines, te njohe te tjeret, Kosoven,kufijte e saj. Urithi Zelensky ta mbaj me shendet kerkesen e Edit e mos na hiqet si demokrat.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Krimbat e janulles kane bllokuar halene Tema

                                        Hapni dyert e halese menjiher se na ka kap keq )))))))

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lasgushi

                                          Brilant.Guxim maximal.Fraza te zgjedhura patriotike shqiptare.Cilesore sa do ti kishte zili Noli,Konica....edhe Fishta. Nuk jam adheres I Edi Rames.Por jam ne gjendje te njoh fjalet me vlere per Shqiperine dhe Kosoven. Krahasoni iditosite,mufkat,qe thoshin, gjate vizitave, per keto probleme te keti lloi,kondotjeret e nedhenj te popullit shqiptar;Fatos Nano.Sali Berisha, Pendi Majko...etj Aq sa na benin qesharake ne sy te botes.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje