VIDEO/ Balla përgënjeshtron Berishën me kundërfakte: Asnjë nga rastet europiane nuk ka pasur pezullim ministri nga gjykata

1 Dhjetor 2025, 15:38Politika TEMA
VIDEO/ Balla përgënjeshtron Berishën me kundërfakte:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me një postim të detajuar, ku përgënjeshtron një sërë shembujsh të përdorur nga Sali Berisha lidhur me rastet e pezullimit të ministrave në vende të ndryshme europiane.

Në postimin e tij, Balla publikon rast pas rasti emrat e zyrtarëve të përmendur nga Berisha, duke argumentuar se asnjë prej tyre nuk është pezulluar me vendim prokurori apo gjykate ndërkohë që mbante detyrën ministrore, siç ka ndodhur me masën e pezullimit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Balla i referohet disa rasteve të përmendura nga Berisha si precedentë europianë, të cilët sipas tij janë të pavërtetë:

Dan Shova – Rumani

* Pretendimi: Pezullim si ministër në vitin 2015.

* Sipas Ballës: Shova ka qenë ministër deri më 2014. Masa kufizuese është vendosur një vit më vonë, kur nuk ishte më pjesë e qeverisë.

Elena Udrea – Rumani

* Pretendimi: Pezullim gjatë hetimeve në 2015.

* Sipas Ballës: Udrea nuk ka qenë ministre pas vitit 2012. Akuzat i përkasin vitit 2015, pra jashtë funksionit qeveritar.

Darius Valcov – Rumani

* Pretendimi: “Humbi kompetencat ekzekutive”.

* Sipas Ballës: Valcov dha dorëheqjen. Nuk ka ekzistuar masë pezullimi nga gjykata.

Nunzia De Girolamo – Itali

* Pretendimi: Largim për shkak të pezullimit.

* Sipas Ballës: Ajo ka dhënë dorëheqjen. Nuk ka pasur pezullim institucional ndaj saj si ministre.

Christian Blanc – Francë

* Pretendimi: Pezullim gjatë hetimeve.

* Sipas Ballës: Blanc është larguar me dorëheqje; nuk ka ndodhur pezullim në detyrën ministrore.

Charles Pasqua – Francë

* Pretendimi: Pezullim i kompetencave.

* Sipas Ballës: Pasqua nuk është akuzuar gjatë kohës që ishte ministër dhe nuk ka pësuar pezullim.

Willy Claes – Belgjikë

* Pretendimi: Pezullim "de facto" para dorëheqjes.

* Sipas Ballës: Parlamenti belg në 1995 i hoqi imunitetin për të vijuar procedurat, por nuk ka pasur asnjë pezullim të ngjashëm me rastin shqiptar.

Ivan Vrdoljak – Kroaci

* Pretendimi: Pezullim gjatë hetimeve.

* Sipas Ballës: Nuk ka ekzistuar asnjë vendim pezullimi ndaj tij si ministër.

Duke i cilësuar pretendimet e Berishës si “fake news” shoqëruar me një video- karikaturë të liderit demokrat si Pinoku, Balla argumenton se në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk ka ekzistuar një rast kur një prokuror dhe një gjykatës kanë pezulluar nga detyra një anëtar të qeverisë gjatë ushtrimit të funksionit.

Ai thekson se këto raste, të përdorura nga Berisha si analogji, sipas tij janë të pasakta dhe nuk lidhen me të njëjtën situatë juridike me rastin e ndjekjeve penale ndaj zyrtarëve të lartë në detyrë.

6 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

    Kam nje pyetje : Pse Balluku, e akuzuar per korrupsion, nuk duhet pezulluar , kurse nje polic i akuzuar per veprimtari te paligjshme , largohet perjete nga policia e shtetit pa filluar ende gjyqi ???? Te gjithe jane te barabarte para ligjit !!!! Balluku ne postin qe mban eshte e emeruar jo e zgjedhur nga populli. Si deputete eshte e votuar nga populli , Spak nuk e ka pezulluar si deputete , ndoshta duhet ta bente por e sigurt se do hidhej poshte me vote ne parlament sepse per fat te keq iku koha kur Ps krenohej dhe thoshte : " Spak u krijua nga Ps jo nga Amerika.....Ps mbeshtet Spak dhe nuk komenton vendimet e saj ...."

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lesh me tresh

      Ore Balla, me cilen dore e ke shkruar kete dekllaraten? Po ndonje llaf per vjedhjen ke te thuac?

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha jaho

        Po per malokun qe ka vra e ka vjedh ke te na thua gje mo?

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kris

        Ceshtja eshte me e thjeshta.Te jape doreheqjen dhe te gjykohet si qytetare Mos mbrohet nga kolltuku por nga puna e saj

        Përgjigjjuni
        1. N
          Njëherdel palloshi, njëher del palla , Belës po i

          P pall, mos gënje . Nuk keni moral. Dilni me merreni me e lagu se lagu. Ndëkohë që nuk thoni një fjalë për akuzat e vjedhjes së taksave. Turp

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapajane hesapi

            Derisa gjukoni se si prokuroria dhe gjukata nuk Kane fakte, se eshte è bindur qe nuk ka ASNJE shkelje te ligjit nuk ka pse te jape doreheqjen. Se shpifin Salinjte Ne tribuna nuk do te thote se eshte fajtor e. Se disa komentues I fyej e Duke u thene hajdute e keni vjedhur, NUK do te thote se Jane hajdute. Kush di qe Balluku, Rama Kane vjedhur te shkojne si deshmitare ne prokurori. Drejtesia nuk ndihmohet me leje qensh Ne tribuna apo gazeta, por Duke cuar faktet ne prokurori.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje