Balla takim me dy sipërmarrës shqiptarë nga SHBA: "Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe"

22 Korrik 2025, 14:13Politika TEMA

Balla takim me dy sipërmarrës shqiptarë nga SHBA: "Suksesin

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, ka pritur në një takim dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës shqiptarë që veprojnë në shtetin e Miçiganit, SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, duke theksuar se vëllezërit Caushi janë aktivë në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme.

“Shumë kënaqësi të mirëprisja dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës në Miçigan në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme, me plane konkrete që suksesin e ëndrrës amerikane ta zgjerojnë edhe në atdhe,” shkruan Balla.

Ky takim është në vazhdën e angazhimeve të Ballës për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare dhe për të inkurajuar investimet e tyre në Shqipëri, veçanërisht në sektorë strategjikë si ndërtimi dhe energjia e gjelbër.

Përveç planeve konkrete në sektorët strategjikë, vizita e vëllezërve Caushi është dëshmi e frymës së re që po fryn në diasporën shqiptare, një dëshirë për t’i kthyer sukseset personale në kontribute kolektive për zhvillimin e vendit. Për Ballën, ky është një shembull konkret i bashkëpunimit të qëndrueshëm mes diasporës dhe institucioneve shqiptare.

2 Komente

  1. s
    starefullah !!!

    hahahaaa po po. Por politikanet jane si puna e doganiereve njehere e nje kohe, kerkojne gjoben pastaj te lene te kalosh edhe pse dokumentet i ke ne rregull. Menyra e te berit biznes ne kete vend te dhjere

    Përgjigjjuni
    1. l
      latifi

      E bukura qe keto investitore duhet ti gjej Balla, koka e korrupsionit. Prit Balla se do te vij edhe ty rradha per ato mashtrimet me ato qe ti i quan perfaqesues te diaspores qe jane vetem disa patronazhiste te PS dhe nuk perfaqesojne asgje nga ajo pjese e ndershme e diaspores.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje