Balla tregon prioritetet: Policia të kthehet në institucionin më të besuar pas Zotit!

17 Korrik 2023, 11:03Politika TEMA

Balla tregon prioritetet: Policia të kthehet në institucionin më

Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, në prioritetet që ka shpalosur për punën e tij, ka kërkuar që policia të kthehet në institucionin më të besueshëm në vend.

E këtu, Balla, ka renditur si kryeprioritet lidhjen e çdo hallke të policisë me krimin.

“Krimi nuk mund të jetë pjesë e organizatës së policisë. Aq më pak të hyjë në jetën tonë me ndihmën e ndokujt që i është besuar mbrojtja e qytetarëve. Vendi i policisë është në krah të qytetarit. Nëse jemi bashkë, krimi nuk ka për të fituar kurrë.

Shqipëria ka problem sfidën që i bëjnë rendit grupet banditëve e të lidhura me politikën siç ishte rasti i Fushë Krujës apo raste të tjera në vend. Kjo është për mua një sfidë në kufijtë e sfidës politike me sfidën ligjore që duhet të zgjidhë policia e shtetit menjëherë. Natyrisht pa qenë aq miqësorë me një grusht banditësh që kapardisen nëpër Shqipëri në emër të pushtetit”. 

Çelësi i suksesit sipas Ballës është mbajtja e lidhjes së ngushte të policisë me njerëzit.

“Qytetarët janë partnerët tanë më të besuar kundër krimit. Heshtja jonë, mosreagimi ynë ndaj denoncimeve të tyre, nuk është gjë tjetër veçse bërja palë e policisë me krimin, me dashje. Kjo, kudo që të ndodhë në 28 mijë metra katror, do të jetë e pafalshme.  Në tokën shqiptare nuk do të ketë territore nën thundrën e banditëve, por komunitete të sigurta, nën mbrojtjen dhe pushtetin e Policisë e të shtetit.

Policia e Shtetit duhet të kthehet në institucionin më të besuar në këtë vend pas ZOTIT. Do të jem Ministri që do t’i qëndrojë përkrah çdo punonjësi të ndershëm të policisë, por shqip dhe qartë do t’i nxi jetën seicilit anëtar të kësaj organizate që fut dorën tek xhepi i qytetarit, gëlltit gëllënkën e kriimit, shet e nxjerr sekretet e hetimit. Nga sot e tutje na duhet një kod i ri dhe i zbatueshëm etik. Historia qe pas pune drejtuesit e policisë së shtetit kapardisen nëpër lokale e restorante me kontakte të papërshtatshme”, tha Balla.

I cili ka insistuar në rikthimin e besimit të qtetarëve tek uniformave blu.

“Unë e di që qytetarëve, ngjarje pas ngjarjeje, u është zbehur besimi tek reagimi i forcave të rendit. Rikthimi i besimit do të jetë beteja jonë e dytë pas asaj me të gjitha format e krimit në të gjitha nivelet. Krimi nuk ka një unformë dalluese. Por shpeshherë ata që krijojnë të ardhura nga krimi, na e bëjnë punën më të lehtë t’i identifikojmë dhe kontrollojmë burimin e të ardhurave.

Përkrahja e krimit nga brenda organizatës së policisë, nuk është gjë tjetër veçse errësim i drejtësisë, shkatërrim i vlerave dhe fundi i përgjegjësisë shtetërore e shoqërore”, tha ministri i ri.

I cili ka kërkuar që policia të mos qarkullojë në lagje për të mbyllur lokale apo vënë gjoba.

“Policimi në komunitet, bashkëpunimi me ekspertët policorë në çdo lagje duhet të forcohet. Qytetarët duhet ta ndjejnë e të binden se policia nuk qarkullon në lagje vetëm për të vënë gjoba.  Lufta kundër korrupsionit nuk nis diku larg. Nis brenda rradhëve tona. Duhet të marrë fund fenomeni i drejtuesve policorë që caktojnë “gjobën” për bizneset e paligjshme, që lejojnë të mbijetojnë në pjesën e qytetit që u është besuar ta mbrojnë nga çdo shkelje ligji”, deklaroi ministri ri i Brendshëm.

Y.Pata TemA

 

1 Komente

  1. T
    Tautau

    Ik mo kar delusional. K'tu polici e mer 20 mije lekeshin ne mes te dites ti po na flet per allahun

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje