Balla zbardh detaje nga takimi i Ramës me Haradinajn: Shqipëria dhe PS mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO

5 Prill 2022, 17:07Politika TEMA

Balla zbardh detaje nga takimi i Ramës me Haradinajn: Shqipëria dhe PS

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla me kryeministrin Edi Rama janë takuar sot në kryeministri me kreun e AAK Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të partisë së tij. 

Pas takimit Balla tha për mediat se dy ishin çështjet që u diskutuan me përfaqësuesit e AAK, të cilat janë anëtarësimi i Kosovës në NATO, për të cilën PS dhe Shqipëria do të japin mbështetjen maksimale, si dhe për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, e cila do të afronte edhe më shumë kombin shqiptar.

“Është një vizitë me rëndësi të veçantë për peshën që ky grup parlamentar ka në parlamentin e Kosovës. Dy ishin çështjet që diskutuam, e para ka të bëjë me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

PS dhe Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Çështja e dytë linja hekurudhore mes Durrësit dhe Prishtinës. Një çështje që kryeministri Rama e ka përqafuar që ditën e parë”, tha Balla.

 

1 Komente

  1. L
    Loni

    Po ky haradinaj sikur s'eshte ne pushtet,c'kuptim ka takimi dhe planet me te kur kosova ka qeveri....pastaj per ne nato kosova duhet te njifet si shtet nga vendet anetare njehere.Lajme kot sa per te mbushur faqet e gazetes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje