"Dalin për darkë me oligarkët dhe na bëjnë moral", Balluku - Banos: Pse pishtarin na ke mbajtur ti ne, dil e fol me fakte

15 Shtator 2022, 17:12Politika TEMA

"Dalin për darkë me oligarkët dhe na bëjnë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputeten demokrate Eralda Bano, e cila gjatë fjalës së saj në Kuvend theksoi se ministret që sot bëjnë moral se si duhet kursyer energjia, darkojnë me oligarkët dhe iu shërbejnë atyre.

Në reagimin e saj, Balluku theksoi edhe njëherë se ajo nuk ka këshilluar askënd se në çfarë temperaturash lahen rrobat, thjeshtë ka shpërndarë një fushatë sensibilizuese për qytetarët.

Ajo i kërkoi deputetes Bano që të jetë më serioze kur flet dhe të paraqesë fakte, pasi është një përfaqësuese e qytetarëve dhe nuk mund të flasë çfarë i vjen në mendje.

Belinda Balluku: Të paktën na i kurseve zotërinjt ministra dhe u more vetëm me ministret, të paktën burrat ministra i paskemi në rregull. Si mund të dalësh këtu dhe të hedhësh baltë, jo darka me oligarkët është turp, sikur na ke mbajtur pishtarin.

Nuk kam folur kurrë për larjen e rrobave kam shpërndarë vetëm një fushatë sensibilizimi, po zonjë po e le derën e frigoriferit hapur ai harxhon më shumë. Të të vijë turp që vjen këtu dhe hedh baltë. Se mund të merrem dhe unë me gjëra personale por se bëj.

Të ishe kursyer pak. Ne këshillojmë nuk është në dorën time tu them njerëzve se çfarë të bëjnë. Çfarë mohoni ju, faktin që nuk ka krizë, faktin që nuk duhet kursyer. Nuk hedhium do shi. Për çfarë na akuzoni, del aty dhe thua ka thënë kështu, kur të dalësh herë tjetër verifiko.

Bano: Unë e kam me video zonja ministre.

6 Komente

  1. K
    Karmina

    Ca niveli ka zv. km si lace lagje dhe shajn pd. Ku eshte katandisur ky vend nga korrupsioni emerojn ministra nivele mediokre vetem qe te firmosin ato qe do km.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jovami

      Mungese niveli.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ALTEQ

        Jo ..fillin s'e humbi mëgjithëse ju ini të stërvitur me thumba . Është e veçantë , u lëndua keq kush e ndoqi , por disa shohin vetëm partinë , unë shoh shtetin , ty , ne , kosheren ,( po ra morri në koshere bleta ngordh ) disa shohin kotheren , për të justifikuar rrogën e deputetit me e pa lidhje . Ju preku bre n'seder .

        Përgjigjjuni
        1. E
          E.v

          Po boll u lodhe mi mbesa Beqirit.Rraca e komunizmit sa erdhi i boni te gjithe te shtrengojne rripin.Dum me harru 46 vjet delenxhillik e spo harrojme.Ene gjyshi jot rrejti se per komunistat do hajshim prej 1944 deri 1991 me lug florini.Aman mos fol me shume qe te mos kujtojme fare kush je.Kur si ngjan gjyshit na rrine fantazmat e te shkuares rehat.Boll na Bote delenxhi kur qeme zotni.Mbylle ate te shkrete goje e mos fol.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eva Vruk

            Komunizmi nuk është racë , as rasë gurri , as strajcë , as rasë e ngurtë gjuhësore , është shkalla superiore e kapitaliz(i)mit !...sipas , Karl Marks . Përballë tij ti mund të krahasohesh me të ngjashmin mamifer morphologjikisht të njëjtë pra që quhet njëri . Edhe për kafshët e ngjashme veprojmë kësi n'emërtim .Themi gjithashtu , racial , racor , racist . Rrënja nuk ndryshon , rac - [...] e shtojmë pas-shtesat .

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              ...kur u be edhe kjo kucka e Ad Banos mos ngelte femer ne kembe.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje