
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka zbardhur takimin që ka zhvilluar sot me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim dhe përfaqësuesve të tjerë të partive politike, Monika Kryemadhi dhe Jorida Tabakut.
Ai theksoi se fokusi i diskutimit ishte mbi raportin e bërë dje publik financimin e partive politike apo organizatave të ndryshme nga Rusia.
“Jemi të angazhuar ndaj çdo lloj akti që tashmë disa prej tyre janë bërë publike, siç është ai i Komunitetit të Inteligjencës. Duhet të marrim shembull se si ne partitë politike të mos përfshihemi në këto financime. Këto janë gjera teknike që do i bëjmë në vijim.
Do të forcohen dispozitat për fushatën zgjedhore. Fokusi ishte shqetësimi që kanë aleati jonë, SHBA për përfshirjen e influencave të huaja, kryesisht ruse, në partitë politike, por dhe organizmave mediatike. Nuk ishte biseda teknike, apo masat që do merren. U transmetua shqetësimi që u nis nga raporti i fundit. Këto shqetësime janë reale që këto gjëra mos të përsëriten në të ardhmen.”, tha Gjiknuri.
Gjiknuri ne fotografi duket burre zotni, por nga mendja qenka fycke. Mendon se nga sot e tutje nuk do kete me spiunazh, sepse ai gjeti zgjidhjen. Nga sot e tutje rusi nuk do bleje spiune ne Shqiperi sepse Gjiknuri ka gjetur "Silver Bulet" qe vret spiunet. Eh, mor Gjiknur, spiunazhi eshte me i vjeter se njeriu dhe nuk dihet a do zhduket kur njeriu te zhduket nga faqja e dheut. Iluzionist i pasherueshem qe mendon se fanepsjet e tua do behen realitet. Saliu apo bytheci i Saliut, perfshire edhe Kurtin e Vuciqit, jane vetem nje moment pambarimisht i vogel ne historine e spiunazhit...