
Pas deklaratës së zyrtarit amerikan ditën e djeshme se Rusia ka financuar parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, mes tyre dhe Shqipëria, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim në KQZ. Ambasadorja Kim është takuar me komisionerin qendror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Burime për Abc bëjnë me dije se në takim janë thirrur edhe përfaqësues të PS, PD dhe PL: Damian Gjiknuri, Jorida Tabaku dhe Monika Kryemadhi.
Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.
"Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.
Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.
Rama i “var në qafë” kumarxhiut Fidel Ylli hartimin e ligjit të basteve Nuk është rastësi, por skenar i Edi Ramës e trustit mafioz qeveritar të biznesit të bixhozit, që “flamurtar” i ri- hapjes së basteve e llotove doli Fidel Ylli, transportues i miliardave të piramidave me “kompetentin”, ndërtues pallatesh me Ramën në Bashki e qeveri, deputet i “Rilindjes” e Kryetar i Komitetit Olimpik, i katapultuar prej tij. Pas gjoja dëgjesës publike për bastet, bërë me xhambazët e federatave dhe 4 ministra; Edi Rama e ka vazhduar skenarin, duke caktuar sekserin “lavatriçe” Fidel Ylli, në krye të grupit për hartimin projekt- ligjit të basteve. Në grupin e punës, do jetë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në rolin e “kukullës” si propozuese e projekt-ligjit, por dhe ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali si përfaqësuese e qeverisë për bizneset. Pra, Rama i ka “varur në qafë” kumarxhiut Fidel Ylli, hartimin e ligjit të basteve, maskuar pas pozicionit si Kryetar i Komitetit Olimpik, kur ky ligj nuk lidhet me zhvillimin e sporteve, por me ri- fillimin e një biznesi që shfrytëzohet si përfitim nga bosët e bixhozit. Së pari, skrapalliu Fidel Ylli është një mësues fizkulture që është marrë me sport force si skraparlliu Ilir Metaj, i cili mund të kërkojë ligje të reja që i mbushin thasët e mundësojnë ndërtim kullash pa taksa e grabitje tokash bregdetare, por është “dru me pre” për legjislacionin. Së dyti, hartimin e ligjeve, nuk e bëjnë privatët që e kërkojnë si biznes, por ekspertët e qeverisë me profesorë të Jurisprudencës që kanë përvojë në hartim ligjesh të tilla specifike. Së treti, përse për hartimin e ligjit të basteve e llotove, duhet emëruar Fidel Ylli, kur Komiteti Olimpik nuk ka lidhje me këtë lloj biznesi, por nuk ka në strukturë as federatë lojërash bixhozi?! Kjo është thjeshtë një bandë, me përbërje vëllain e kryeministrit Rama, shefin e tij Gaz Demi pronar i ekipit “Partizani” dhe një grup trafikantësh me nga 3-4 emra, të cilët janë ndërtues kullash e resortesh të lidhur me kupolën e pushtetit, por dhe me pronarët e ekipeve e federatave, që bëjnë trukime ndeshjesh e zhvatje përmes bastesh. Sipas informacionit që kemi, procedura e hartimit të projekt- ligjit për bastet e llotot, është një akt formal e fiktiv, mbasi drafti është bërë gati para takimit të kryeministrit Rama, dhe do paraqitet në qeveri, sikur gjoja është hartuar nga grupi i punës ”Fidel”, me asistencën e eksperteve e Ministrisë së Financave që ka në vartësi lojërat e bixhosit. Projekti “Fidel”, që në fakt është skenari Edi- Olsi e mafiozi Dajlan Avdiu i “APEX”, ka paracaktuar, që shteti të marrë prej biznesit të basteve vetëm 10% taksë të fitimit e jo të ardhurave totale, ndërsa 90% do t’u lihen 3 grupeve që do t’i jepen licencat monopol të basteve. Është mashtrim edhe “përbetimi” i Edi Ramës, Fidel Yllit e gangsterëve të federatave, se 50% e të ardhurave që do sigurojnë bastet e llotot, do t’i marrë shteti e do t’i financojë për ekipet e mjediset sportive në shkolla, për rikonstruksion e ndërtim fushash të reja futbolli etj. Në fakt do përsëritet i njëjti marifet mashtrimi fiskal, duke dhënë “thërrime” për arkën e shtetit, siç ishte deri më 31 dhjetor 2018 kur bastet u mbyllën, madje përsëri nga i njëjti kryeministër e të njëjtët mafiozë të lidhur me të./Pamfleti
Pirdh o pirdh, se lirohesh nga trupi e nga trute!
Ou.... Nje ambasadore i therritka me urgjence, dhe keta shkojne si delet mevrap ne vathe... Do jete shume me teper se.........thjesht ambasadore..... SI ta quajme ?
Tofik , mos haro se te gjitha keto parti rane dakort dikur andej nga viti 2015-16 per rindertimin e sistemit te drjtesise komplet nga e para ....vec deshires per ta rindertuar kishin veshtiresi , nje nga ato ishte dhe ajo ekonomike , EU nuk u tregua e gatshme se i njifte nga afer se kush ishin sharlatanet politikane shqiptere qe tjeter thone e tjeter bejne ....rane dakort ta financonin amerikanet me shume miliona $....dhe financojne akoma , me pregatitje te prokuroreve te larte , gjykatesve , institucioneve te ndryshme te drejtesise , policise , rendit etj etj .....ti si thua ?? Ata te financojne sistemin e drejtesise dhe ti ta helmosh me ta ardhura dhe lobim rus ?? Nese dikush shpenzon valuten e tij eshte i detyruar te beje dhe kontrollin nese ato te ardhura shkojne ne vendin e duhur apo behen tym dhe vila .....po e njejta gje ndodhi dhe me ndihmen e shume shteteve per demet e termetit , duke ua bere te qarte qeverise shqiptare se :ne do ju ndihmojme por dhe do kontrollojme .....e ate ben dhe ambasadorja .....kontrollon nese nga keta zabrahanet tane e tallin parane dhe ndihmen e dale nga taksapaguesi amerikan ... Ne pergjithesi qeveria amerikane ka ndihmuar Kombin Shqiptar nga te gjitha drejtimet , ti si thua ....ka lindur sot burre nene ta ktheje Kosoven ne drejtim tjeter se do Serbia dhe Rusia kur dihet qe qeveria Amerikane shpenzoi afersisht 12 miliard dollare per clirimin e Kosoves dhe do lere kedo kodosh ketej reth e e rotull tja ndryshoje statusin vetem e vetem financohet nga Ruset ????? Ja prandaj jane kaq te vendosur dhe kane gjithmone fjalen e pare dhe te fundit amerikanet ne Shqiperi .....
O Hajro Po hajd te votojme per ambasadoret at'here, se keta qe zgjedhim ne.....qenkan figurante, vetem per te vjedhur jane.