REPLIKAT/ Majko-deputetëve demokratë: Dilni jepni llogari për financimin rus 500 mijë dollarësh. Alibeaj: Pandit i paska ardhur goja

15 Shtator 2022, 11:10Politika TEMA

REPLIKAT/ Majko-deputetëve demokratë: Dilni jepni llogari për

Deputeti i PS-së Pandeli Majko i ka kërkuar PD-së që të japë shpjegime për çështjen e lajmit të Zërit të Amerikës mbi financimin rus prej 500 mijë dollarësh për PD-në në vitin 2017.

Gjatë fjalës së tij ai iu drejtua deputetëve demokratë duke i paralajmëruar se kjo çështje nuk do kalojë lehtë.

“Mirë do ishte që kur flasim për fondet europiane duhet të flasim edhe për fondet antieuropiane. Duhet të japin shpjegime ata nga ju me zyrë dhe ata që janë pa zyrë. 

Kjo gjë nuk do kalojë lehtë. As me të qeshur as me të ngërdheshur. 

Ky është një lajm i dhënë nga Zëri i Amerikës dhe i konfirmuar nga administrata amerikane. 

Dilni këtu dhe jepini llogari për çështjen e financimit 500 mijë dollarë për PD-në” – tha Majko.

Si përgjigje, Enkelejd Alibeaj i kërkoi Majkos që të mos flasë para kohë, pasi do  detyrohet për përgënjeshtrojë ato që ka thënë.

Majko: Besoj që sot në kufijtë e 24 orëve të mëparshme drejtuesit e PD si ata që janë në zyra dhe ata pa zyra është emetuar lajmi se PD ka marrë 500 mijë dollarë nga fondet ruse.

Mirë do të ishte që kur të flasim për fondet evropiane të flasim edhe për fondet antievropiane. Kjo histori nuk ka për tu mbyllur thjesht. Para se ti kërkoni llogari Beqës tonë, kërkojnë llogari Beqajt tuaj. Dilni këtu dhe jepni llogari.

Alibeaj: Më në fund Pandit i qenka shëruar goja, sepse për të tilla çështje delikate edhe për flokët e bardh edhe për eksperiencën duhet të ishe ti. Është një makinacion që e ka bërë ai që mungon sot. Si i vjetër që je, së paku prit edhe ca orë se do përgënjeshtrohesh, dhe pas ca orësh është mirë të shkosh përsëri të dentisti.

Majko: Në fakt unë i respektoj shumë këta tipat që kanë mjekër të bardhë dhe flokë të zezë. Dua që të jetë kështu sic thonë këta të përgënjeshtrohet, por po e përsëris edhe njëherë ajo që keni diskutuar ju është një akuzë e cila dje është ripërsëritur.

19 Komente

  1. b
    bora

    po kur flet dhe goja jote ter mut o alibeaj mjer ne në cfare vendi jetojme

    Përgjigjjuni
    1. k
      klara

      sa papun eshk ky enkelejd alibeaj, me mire te mos flasi fare se te dali te komentoj brockulla

      Përgjigjjuni
      1. y
        ylber

        hemo po ju te pd ca do shpifni ne kete rast si do i mbuloni gjithe keto para legena

        Përgjigjjuni
        1. m
          mario

          se keta te opozites jane te paret per te akuzuar ramen per vjedhje po ja qe po i dalin vet te keqija

          Përgjigjjuni
          1. i
            iliri11

            Goja i ka ardhur cdo shqiptari qe bejne lidhjen tuaj me ruset qe ne kohet kur ishit ne pushtet , hajduta te endrrave te shqiptareve

            Përgjigjjuni
            1. S
              Suno

              Mos u merr me Pandin po merru me avokatin se do vdisni ne burg o te pafytyre

              Përgjigjjuni
              1. R
                Ruoko

                Mos u fokusoni vetem te financimi rus se me shume mundesi ka dhe financime te tjera nga shume shtete te tjera

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bajko

                  Si nuk doli njeher nje haber pozitiv per kta njerez te fulliqur vetem krime dhe akuza te renda

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alban

                    Po ky kari alibeajt ka dale duke mbrojtur partine, a ke marre ndonje lek ti nga ky financim?

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ismail

                      Mir e ke ti m pandi po ku japin shpjegime hajdutet

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luan

                        O pandi ato kane marre edhe logon nga nje parti ruse ti flet per financim

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Klevio

                          Ku i gjeten 500 mij euro kta qe ta dim dhe ne dhe mbi te gjitha ku shkuan

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Azem

                            Po pse si ka ndar me saliun luli ato leket e

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Klodi

                              Pandot i vjen goja o alibeaj sepse po flet me tdrejt jo si puna juaj qe keni plan vec me vjedh

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Alesio

                                Nuk flet kot pandi ka eksperience i njeh mire keto hijena

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Leo

                                  Saliu ka pasur mardhenie me rusin se ai ka qene koka e partise jo kto zagaret e tjere

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Klodi

                                    Aty te japin shpjegim per ate qe kan bo se jan knaq tu marr lek

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Genti

                                      Ato te PD jan per burge te gjithe se te gjithe kan marr lek nga rusia

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Beni

                                        Luli dhe sala te marrin sa lek te duan po shqiperin se fitoin dot

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje