
Zv.kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur opozitës për përballimin e krizës energjetike duke thënë se dezinformojnë shqiptarët. Balluku hodhi poshtë pretendimet se janë shpenzuar 400 milionë dollarë për energjinë.
Teksa mohon këtë, zv.kryeministrja i kujton opozitës përmbytjet duke i thënë se në kohën kur kishte shumë reshje dhe Shqipëria qeverisej nga PD, blinin energji elektrike.
“Për energjinë vazhdon e dizinformohet populli shqiptar, me apo pa dashje, nuk ka rëndësi, dua të flas me fakte.Nga viti 2013 kur në Shëqipëri mblidhej vetëm 43% e faturave, sot mblidhet 99.6% e faturave. Ky është fakt i pakundërshtueshëm që paguhet shërbimi i ofrimit të energjisë elektrike, as me dhunë.
Të marrësh raportin e ta transformosh dhe të thuash që 40% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë faturat, është një fakt i pavërtetë.
Nëse duam t’i referohemi shifrave, t’i referohemi në mënyrë të saktë. Dëgjova se janë shpenzuar mbi 400 milionë dollarë për energjinë. Nuk është e vërtetë. Deri në shtator janë konsumuar rreth 300 milionë, një pjesë e konsiderueshme janë mbuluar nga vetë sektori. Këto shifra nuk kanë ekzistuar në kohën tuaj kur përmbytej Shqipëria nga shirat dhe dilnit e blinit nëpër importe.
Ju gënjeni për cfarë të doni, por sektori energjetik është i bazuar në numra, fakte e shifra. Ne nuk ju ndalojmë dot, por të keni parasysh që pavarësisht krizës, në Shqipëri nuk do të ketë kufizime të energjisë dhe prej më shumë se 1 viti mbrojmë qytetarët tanë duke mos rritur cmimin e energjisë”, tha Balluku.
Lini një Përgjigje