Sulmet kibernetike, Stoltenberg telefonon Ramën: NATO në solidaritet të plotë me Shqipërinë

14 Shtator 2022, 20:28Politika TEMA

Sulmet kibernetike, Stoltenberg telefonon Ramën: NATO në solidaritet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të bisedës kanë qenë sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë nga Irani. Stoltenberg thotë se NATO do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë.

“Fola me kryeministrin Edi Rama mbi sulmet kibernetike kundër aleatit tonë, Shqipërisë, sulmet të cilat shumë prej aleatëve ia kanë atribuuar Iranit. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë”, shkruan Stoltenberg në Twitter.

Pas sulmeve, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kundër sulmeve kibernetike ka reaguar edhe SHBA, e cila ka shprehur mbështetje ndaj Shqipërisë.

 

1 Komente

  1. G
    Genti

    Me ç'farë po e ndihmojnë Shqipërinë ? Me fjalë shumë dhe gurë në trajse ? Shqipëria pa ushtri,pa ekonomi,pa institucione dhe me shtet të ngordhur. Së fundi armiqësohet edhe me Rusinë dhe Iranin për kapriçot Perëndimit. Se ku do na çojë kjo verbëri politike dhe besimi qorr te aleatët një Zot e di.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje