Balluku: Kur isha 7 vjeç më përjashtonin nga eventet se isha mbesa e armikut

26 Tetor 2022, 17:32Politika TEMA

Balluku: Kur isha 7 vjeç më përjashtonin nga eventet se isha

Zv. kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se në moshën 7-vjeçare është përjashtuar nga çdo konkurs shkollor sepse konsiderohej si mbesa e armikut.

Ajo tregoi se është qesharake, madje tragjike të dëgjosh deputetët në parlament të flasin për familjen e saj kur as nuk e dinë kush janë të persekutuarit e çfarë kanë hequr.

“Kur unë kam qenë 7 vjeç kam filluar të kuptoj se çfarë ishte armiku i klasës dhe i popullit sepse tek fëmijët e tjerë duhet të shkonin nëpër evente, spartakjada, olimpiada unë përjashtohesha gjithmonë sepse isha mbesa e armikut, kështu që të dëgjosh sot gazrat e parlamentit tek përmendin emrin e gjyshit, apo tek përmendin prindërit që sot e kësaj dite vazhdojnë e përjetojnë tmerrin e persekutimit në politikë, minimalisht mund të quhet qesharake, përndryshe quhet një tragjedi,” – u shpreh Balluku në Euronews Albania.

Zv. kryeministrja tha se ligji për hapjen e dosjeve duhej votuar nga të gjithë dhe tashmë asnjë fjalim s’ka kuptim pasi ligji u miratua.

9 Komente

  1. c
    ceni, boston

    Mbesa e kriminelit komunist thuaj me mire! Shokut dhe mikut te afert te Enver Hoxhes por meqe Enveri ishte paranojak ja preu koken. Mbesa e komunistit dhe kriminelit mbetesh!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti Rimini

      Erdhe un kur isha 6 vjeç zgjohesha ne oren 4 te mengjesit per nje liter qumesht rinim ne radhe deri ne oren 8 kurse gjyshi jot jetoi si pasha me Dullen mos na bo me qa se jemi te lodhur nga puna he te keqen xhaxhi

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te gjithe ne nje stan kemi jetuar

        Te gjithe kemi jetuar ne nje gardhe me gjemba njera dele ishte me e privilegjuar se delja tjeter po prape dele ishim ne nje vathe .Te gjithe kemi qene te persekutuar

        Përgjigjjuni
        1. L
          Latif Dreqi

          Nuk e dinim ne kush ishte Beqir Balluku, nje mut muti - thoshte shoku Enver njehere.

          Përgjigjjuni
          1. z
            zalli

            nejse iken ato kohe ,po sot te ndriti fati, vetem ato qe te afrohen per te marre pune e dine se ça aftesish ke............

            Përgjigjjuni
            1. F
              F

              Esht krim e gjyna ti kthehesh asaj kohe luft klasash e te godasesh kte vajz te pafajshme , qe jetoi kulmin e persekutimit biografik famekeq qe ne ate mosh te vogel Kam ndegjuar fjalet me te mira per baban e saj, Clirimin, qe mundi ti rezistoj atij persekutimi te eger e te ris nje femi si veten Behuni me ne fund or shqiptar njerz ,hiqni dor nga kto shpirtvogelsi qe e kan folen dhe prejardhjen atyre koheve te veshtira I uroj ksaj vajze te kaperxej me indiferentizem huqin e keq te keqijve e te vazhdoj te punoj per nje Shqiperi mbushur me hajdut ,mashtrus , kriminel e tradhtar...

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjovalin

                Beqir balluku nuk e ka pranuar kurr qe asht kundershar rregjimit sipas tij ishin manipulime, tash ti je e persekutuar mbesa e nje krimineli e pa ftyre.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Portokalle eshte bota

                  Keshtu perjashtonte femijet e tjere Bequa jot, ca vite me pare

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fshatar; sot as fshatar e as qytetar

                    Une s'kam qene i persekutuar se jetoja ne fshatin tim me fshataret e mi, shkoja ne shkolle dhe mbasdite e te dielat me bageti dhe kenaqeshim se lozni me top ose derraçi apo dhe kutepile. Kur kishte dasme me vinte per dore babai ndonje dashe apo dele me litar qe e çoja ne dasem, ndersa nena vinte mbrapa me revani ne krahe. Atje ne dasem ne femijeve na shtronin trapeze menjane dhe kerciste kenga e rakia me dite e nete. Kur kishte vaki ne femijeve nuk na merrnin me vete, vinin vetem prinderit, ama ne varrime merrte pjese gjithe fshati me te medhenj e te vegjel; percillej me respekt i vdekuri dhe kur ne rruge kalonin njerez te tjere te huaj, ndalonin dhe peruleshin para meitit deri sa ai kalonte dhe pastaj vazhdonin rrugen e tyre. Në dasma dhe vaki nuk kam ndier lufte klasash.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje