Bamir Topi: Ka probabilitet që Basha të zgjidhet president, por nuk e meriton

5 Prill 2022, 09:24Politika TEMA

Bamir Topi: Ka probabilitet që Basha të zgjidhet president, por nuk e

Ish-presidenti Bamit Topi ka deklaruar se ka probabilitet që ish-kreu i PD Lulzim Basha të zgjidhet president. 

I ftuar në emisionin Log në Abc, Topi nuk e përjashtoi si mundësi, por nga ana tjetër shtoi se sipas tij Basha nuk e meriton.

“Janë dy gjëra, më bëni pyetje si probabilitet apo kërkoni mendimin tim? Si probabilitet ekziston. Te ai kam parë mungesa të forta të karakterit. 

Është probabël sepse është faktor me të cilin Rama mund të luajë. Por a e meriton? Nëse do pyetesha unë do votoja kundër”, tha Topi.

Maxhoranca ka nisur zyrtarisht konsultimet brenda saj për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

Kushtetuta e parashikon që procedura për zgjedhjen e presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës.

Ilir Meta duhet të dalë nga zyra më 24 korrik, ditën që ai bëri betimin për të drejtuar Institucionin për 5 vjet. Dhe zgjedhja e pasardhësit apo pasardhëses duhet të nisë jo më vonë se data 24 maj. 

Deputetëve socialistë u është kërkuar që të bëjnë propozimet për emra konkret. Që një kandidatë të futet në procedurë parlamentare duhet të marrë firmat e 20 deputetëve. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat.

Procesi duhet të zhvillohet në Kuvend, me konsultimin e të gjithë grupeve parlamentare. Për këtë PS-ja ka ngritur një grup pune, që përbëhet nga Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe ministrja Elisa Spiropali.

Konsultimet do të ketë dhe me deputetët demokratë. Kushtetuta parashikon 5 raunde për të zgjedhur Presidentin. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 84 votash. Nëse nuk arrihet kjo shumicë, kreu i shtetit mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 vota ligjvënësish.

5 Komente

  1. Q
    Qe je nji rrot Kari ti Bamke kte e dijme mir tashm

    perse duhet me shkrujt te tilla idioptizma bamir Veterineri , kujton se opinioni nuk e di se cfar koqe kanari eshte ?! basha mundet me u bo ne rastin me te mire President i haleve te Cabinetit , por kurr ajo qe pellisni ju hajvanet Politikane medieve . Kulmi se cfar plehrash kan ber politiken ne ate vend . bashae do ta propozojme te bohet pergjegjesi WC-ve te Burgut me pastru halete e burgut se per gjo tjeter s'vlen kokPordha

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sahale-Shpellari

      Po s'paska nje burr te hajrit Shqiperia per te zgjedhur si president...!? A thua kaq posht te jemi katandisur, qe posti i njeriut qe perfaqson unitetin kombtar te mbetet tek emri i Lulushkes, qe s'ka len gje pa ber kundra ketij vendi, e vodhi me fondet e Rruges se Kombit, vrau njerez te pafajshem ne mes te dites, tradhetar i kombit duke shitur trojet e Shqiperise kur ishte Minister i Jashtem apo bucja e prosekutorit Dick Marty. Nqs Lulushka behet President i ketij vendi, ne shqiptaret kemi mar fund si komb. Rroft Palloshi qe ne e beri peshqesh Like Floririn...!

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        o top probabiliteti është që çdo njeri mbi 18 vjeç të zgjidhet në shqipëri!! fol për mundësi,jo për probabilitet!! gomerët e mutit,mësoni të flisni një herë shqip,mësoni kuptimin e fjalëve!! në rastin që flet mund të thuash "ka mundësi"!!dhe kjo e ngushton rrethin për atë që ti flet!!

        Përgjigjjuni
        1. k
          koli

          te behet president Basha eshte kulmi i kapjes se shtetit nga Rama. sa shtet pa moral pa parime pa princip pa vizion pa... pa... jemi.\ qejfet dhe pazaret e Rames duhet te duroje dhe mbaje ne kurriz ky popull !!! eshte realisht fundi i shpreses per nje shtet normal. eshte me e pakta tregu i gabeleve. mgjths e di Yuri Kim kete pune.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Anglezët kanë shprehjen "never say never" që nënkupton për këtë dhe probabilitetin e Topit. Por në rastin e Bashës si kandidaturë "probabile" për president, kjo shprehje edhe mund të bëjë sens, por në realitet në mënyrë absolute kjo do të rezultojë një NEVER!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje