Grupi i Berishës përgjigje Alibeajt: Të kemi shkarkuar, nuk plotëson asnjë kriter legjitim

4 Prill 2022, 16:48Politika TEMA

Grupi i Berishës përgjigje Alibeajt: Të kemi shkarkuar, nuk

Grupi i "Foltores" ka reaguar pasi Enkelejd Alibeaj ka depozituar një kërkesë ankimore në gjykatë për vendimin e marrë në 25 mars, e cila njihte ndryshimet në Kuvendin e “11 Dhjetorit”.

Përmes një deklarate për mediat, përkrahësit e Berishës theksojnë se Enkelejd Alibeaj është i shkarkuar si nënkryetar i partisë, dhe për pasojë nuk plotëson asnjë kriter legjitim për tu ankuar.

Deklarata e PD:

Nga mediat jemi vënë në dijeni që nën emrin e Partisë Demokratike është paraqitur një kërkesë ankimore kundër vendimit nr.1346/222 dt.25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nënshkruar nga Enkeled Alibeaj.

Së pari, sqarojmë se askush nuk mund të ndërmarrë veprime në emër të Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar i PD dt.11 dhjetor 2021, ka mandatuar si të vetmin organ drejtues të Partisë Demokratike Komisionin e Rithemelimit të Partisë. Gjithashtu, Kuvendi ka shkarkuar Z. Alibeaj si nënkryetar i Partisë Demokratike. Pra, nuk përfaqëson PD në asnjë marrëdhënie me të tretët.

Së dyti, përsa i takon kërkesës ankimore, ajo është paraqitur nga persona të palegjitimuar të bëjnë ankim kundër vendimit të mësipërm të gjykatës.


Kodi i Procedurës Civile përcakton:

Neni 442/a

Ankimi

“Ankimi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre”

Pra, vetëm palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proçes mund të bëjnë ankim. Askush tjetër.

Me “palë“ kuptohet i padituri dhe personi i tretë.

Me “pjesmarrës te tjerë” kuptohet Avokati i Shtetit, i Popullit ose Prokurori atëherë kur ligji ua detyron pjesëmarrjen në një proces civil.

Ankimuesi, në këtë rast, nuk ka qenë as palë e as pjesëmarrës në proçes dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret legjitimues për tu ankuar.

Ky gjykim është zhvilluar komform proçedures pa të paditur, pa persona të tretë dhe pa asnjë pjesmarrës tjetër. Vetem me “kërkues” Komisionin e Rithemelimit të PD. Njëlloj si në të gjitha rastet e tjera të këtij tip procesi.

Në këto kushte, Sekretaria e Gjykatës ku është paraqitur kërkesa ka detyrimin tua kthejë mbrapsht atë komform kritereve të Kodit të  Proçedurës Civile.

Së fundmi, PD denoncon aktin Basha – Alibeaj  si përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës për të mbajtur peng vulën e PD kundër vullnetit të shumicës së demokratëve të shprehur qartë në kuvendin e tyre më 11 Dhjetor 2021 dhe të çertifikuar në kutitë e votimit më dt. 6 mars 2022.

5 Komente

  1. S
    Sali gomari

    PER GJYQIN NE PARIS SI U BE KEQ DO TA KETE AMERIKA . O SALI O GOMARE JE I PERJASHTUAR NGA PD DHE GRUPI PARLEMENTARE JE NJE NON GRATA MINUES I DEMOKRACISE NJERI I KORRUPTUAR . PO ESHTE LLOGJIKE O GOMAR QE TE APELOHET VENDIMI, KOT NUK JANE TRE SHKALLE . BEJE NJE PADI NE GJYKATEN E PARISIT

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Po mire ore njeri qe nuk njeh ligje kete qe thua qe nuk jane legjitim ta vleresoje gjykata jo ti o plak matuf qe ke 30 vjet qe ke lodhur nje popull me bemat e tua.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patriot

        Berisha eshte njeri i tmerrshem. Vazhdon me ligjin e xhungles. Dikush duhet tja mesoje si funksionon bota e qyteteruar. Spak ku je

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sara

          idiota, edhe nje anetar i theshte ankohet jo me nje deputet e nenkryetar

          Përgjigjjuni
          1. K
            KASEM

            PSE TREMBENI NGA SHQYRTIMET GJYQESORE SE GJYKATESIT ME JU JANE

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje