FAKSIMILE/ PD çon në Apel vendimin e gjyqtarit që njohu Kuvendin e Berishës

4 Prill 2022, 00:00Politika TEMA

FAKSIMILE/ PD çon në Apel vendimin e gjyqtarit që njohu

Partia Demokratike ditën e sotme ka ankimuar në gjykatë vendimin për statutin e 11 Dhjetorit.

Ka qenë kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj, i cili ka dorëzuar sot kërkesën e ankimimit në gjykatën e apelit për statutin e 11 Dhjetorit.

Vendimi i datës 25 Mars, i cili mban firmën e gjyqtarit Agron Zhukri, njohu Kuvendin e datës 11 Dhjetor thirrur nga Sali Berisha, duke legjitimuar në këtë mënyrë, edhe Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së.

Lini një Përgjigje