Zgjedhja e Presidentit: PD vetëpërjashtohet nga procesi, pas 20 vitesh PS mund ta zgjedhë nga radhët e saj

3 Prill 2022, 00:00Politika TEMA

Zgjedhja e Presidentit: PD vetëpërjashtohet nga procesi, pas 20 vitesh

Sali Berisha ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes të Partisë Demokratike në negociata me Partinë Socialiste në zgjedhjen e Presidentit të ri. Përçarja brenda kampit opozitar favorizon edhe më shumë maxhorancën që të çojë në krye të Presidencës një person nga radhët e saj.

Pas 20 vjetësh socialistët kanë mundësinë për të zgjedhur një president nga radhët e tyre. Procedura e cila nis në mesin e këtij muaji duket se favorizon edhe më shumë maxhorancën, jo vetëm që ka votat për të miratuar e vetme presidentin, por edhe përçarja brenda kampit opozitar, gjë që politikisht i jep pikë PS-së të shkojë drejt miratimit të një kandidature pa pasur nevojë të negociojë.

“Ne nuk propozojmë asnjë kandidat. Ne nuk miratojmë asnjë kandidat. Të ulesh me Ramën është sikur të puthesh me Judën”, tha Berisha.
Pikërisht kjo deklaratë e Sali Berishës përjashtoi menjëherë Partinë Demokratike nga negocimi i mundshëm me socialistët për të shkuar drejt një kandidati konsensual për president. Por kjo qasje e tij u rrëzua poshtë nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, post të cilin e ka de jure, por jo defacto, pasi pjesën dërrmuese të deputetëve në sallë i kontrollon grupimi i Berishës.

Në Facebook Alibeaj shkroi se: “Qëndrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qëndrimin dhe vendimmarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë çështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit”.

Ndonëse janë pjesë e të njëjtës parti, demokratët duket se e kanë të vështirë të komunikojnë sy më sy dhe mesazhet njëri tjetrit ia dërgojnë nëpërmjet Facebook. Qëndrimi i Alibeajt u konsiderua si i papranueshëm nga ana e Komisionit të Rithemelimit i cili shpërndau në media postimi ne Luçiano Boçit ku nënvizonte se “Rama mund ta zgjedhë eta uzurpojë me votat e tij institucionin e fundit të pa rënë në duart e tij, por ai s’mund të ketë mbështetjen e opozitës as dhe t’i shmanget kundërshtisë politike në opinion nga opozita, nëpërmjet gjoja “agjendave parlamentare”.

Me përjashtimin e PD-së nga negociatat, janë edhe gjashtë parti të tjera parlamentare. PBDNJ e Vangjel Dule, PR e Fatmir Mediut, LZHK e Dashamir Shehit, Partia Agrare e Agron Dukës dhe LSI-ja e Monika Kryemadhit, forca politike të cilat PS-ja i ka ndërprerë marrëdhëniet kohë më parë.

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 risillen në qendër të opinionit publik sa herë nis një procedurë për të zgjedhur një President. Para këtij viti, presidenti detyrimisht duhej zgjedhur me minimalisht 84 vota pasi në të kundërt vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme, gjë që bënte të domosdoshme dialogun ose merkaton e deputetëve. Tashmë me këto ndryshime, vetëm në tre raundet e para kërkohet dakordësia, dhe në dy të tjera është miratimi me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota duke bërë jo të domosdoshëm dialogun politik./a2cnn/

9 Komente

  1. E
    Emine Shkëmbi

    Edhe njëherë, si përherë. Vetëpërjashtohen nga HARTIMI I KUSHTETUTËS, vetëpërjashtohen nga REFORMA ZGJEDHORE, vetëpërjashtohen nga REFORMA TERITORIALE, vetëpërjashtohen nga ZGJEDHJET LOKALE, vetëpërjashtohen duke BRAKTISUR MANDATET E DEPUTETIT, dhe si GJITHMONË, fajin e ka EDI RAMA dhe MAXHORANCA…

    Përgjigjjuni
    1. B
      Byrektore SHQUP-i

      Une po pres komentin e nje shakaxhiu me emrin Skypion i cili me argeton shume mbasi me sjell nderment skopiet e rotave bicikletave te viteve 70-80 ku per momentin i shkojne shume per shtat Sali Selise me deformin qe ka pesuar ne kollonen vertebrale.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Greta Dastiku

        Në këtë situatë të”leshit të arapit” që është sot në Shqipëri, një përgjegjësi të rëndë, ka Juri KIM, ambasadore USA tek ne në Shqipëri, mbasi ajo, RICIKLOI në jetën politike, me apo pa dashje, SALI BERISHËN. Çfarëdo rrethane apo justifikimi, nuk janë të ptanueshme, Herën e parë, Rajerson, herën e dytë, Juri Kim. Shumë pikëpyetje dhe pikë çuditëse hipotetike, ngrihen në mendjet tona për këtë gjë. ❓❓❓❗️❗️❗️

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          presidenti te zgjidhet nga populli

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Kete radhe i takon PS-te te zgjedhin presidentin nga njerzit e saj.Boll i eshte bere leshime PD dhe LSI.Deri tani presidenti ka qene nga radhe te dhjathtes,tani i ka ardhur radhe PS-te. Jemi mesuar me opoziten,sado leshime t'i beshe,ajo kurre nuk eshte miranjohese,perkundrazi ka shtuar sharjet e ofendimet.

            Përgjigjjuni
            1. S
              SHABAN ARUSHA

              Po ky shkerdhata Edvin Aleksander Vuqiqi, sternipi i Enver Miladin Popoviqit ja ka shit bothen serbise, i ka dhan besen Vuqiqit me e sabotu Kosoven kjo osht shum e qarte, kjo sdo koment. Ma shum na dojn kroatet se shipecat e Ripjerdhjes. Ska mat poshter se Edmuti dhe grekoserbet si ja majn zhagin. Jebem vam mater djubro serbsko. Poo ti more Edmut Orrangutani... More kriminel....More matrapaz ...More ratni profitere ti qfare shqiptari i karit je o mut serbogrek. Oshte shum e kot qe Kosova me kerkue diqka nga Edvin Kristaq Rama sepse ai tradhtar oshte ma shume pro serb dhe pro rus se sa shqiptar i vertet i cili ne asni menyr nuk don me i prish raportet me vllaun e vet Vucicin se tani i prishet edhe Open Botha. Ramen zdut me llogrit Nukosht fati i kosoves dur te Raqit po ndor TAllahit Aje e denoft shkatrraqin qe e kashkatrru shqiprin e ka dhan tash don me jadhan kosovn vuqit po jo krej kena mu faru e jo Rama smun mu ba domaqin shtet thuj tkupin se kurkush se ngon Ramen dhe ska drjt me fol Aj prekti momenti kurr per kosovn As popullin kosovarqup Ram se ti sjkurgjo veq ni tradhtar. Nonen n'pidh ramistave. Rrnoft Kosova Republik.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arber iliri

                Zgjidhni një zonjë grua si Mimi Kodheli,mos e ndyni më institucionin e lartë të Presidentit me horra si Ilir Meta.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saliu sheqeresh

                  KERMA SALI.QE THOT KAM HEQUR DORE NGA PD QE NGA 2013...TI O KERME PLAK SKE HEQUR KURR DORE NGA PD...JA KU JE O NON GRATA VAZHDON TE MARRESH INICIATIVA I VETEM...EDHE PSE JE PERJASHTUAR..

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Socialisti

                    Nëse dhe kësaj radhe Rama do bej pazar dhe sdo zgjedh socialist do të humbasë shume nga përkrahësit. Nuk bëhen lëshime gjithe kohen. Institucionet që nuk i ka zgjedh ps janë ku therret qameti. Shikoni KLSH, Shiu- etj. Rama është zgjedh si socialist për të drejtuar me politikat e ps.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje