
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në një sërë projektesh të fazës së dytë të Programit të Rilindjes Urbane në Berat.Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo inspektoi sot punimet në sheshin “Selamllekut” dhe lagjen “Mangalem”.
Teksa po inspektonte disa prej punëve në qytet, kryeministri Rama i ka shprehur kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo se ka nevojë për ndërhyrje elegante dhe me ndriçim në mënyrë që në mbrëmje të ketë njerëz.
“Kjo tani do bëjë një ndryshim sepse faktikisht Mangalemi vjen deri poshtë. Të pastrohet. Ça është ajo? Kjo është rehabilituar në krahasim me çfarë ishte por tani kemi nevojë për ndërhyrje elegante me ndriçim që të bëhet një zonë ku në mbrëmje të ketë njerëz.
Të mos jetë kështu si gjë e vdekur. Duhet parë si mund të shkrihet natyrshëm, Duhen mbjellë pemë lule. Kjo këtu deri atje lart. Pastaj pjesa tjetër përfshihet deri poshtë. Kjo e bën të jetë si koka e nuses me fustan të gjatë dasme”, deklaroi Rama.
Turp për atë K. Bashkie që e ka lënë hyrjen e qytetit me rrugë të mbushura me dhe. me biznese lëndësh ndërtimi dhe rrënoja. Ai nuk di se c'perfaqeson qyteti i tij HISTORIK. Mjeran!
Kurse ndonje cike karburant o legen dhe mos shko deri ne Berat per t'i thene robit mblidh lule.
Gjalleria e pemeve dhe e luleve e ben vendin te duket me bukur dhe mbjellja e tyre eshte gjithashtu nje opsion shume i mire per te pasur ajer me te paster
Idete tuaja jane shume te goditura z kryeminister , me pelqen ????????
Shume mire gjelberimi e ben vendin akoma edhe me te bukur
Po mire e ka se pak ajer i paster dhe te jemi sa me afer natyres i ben mire te gjitheve dhe qyteti del me i bukur.
Z.kryeminister ka te drejte mbjellja e pemeve e ben vendin te bukur dhe pse jo te kete ajer me te paster