
Sulmi që Sali Berisha i bëri Lulzim Bashës, me diversionin se ai kërkon të bëhet President i Republikës në mënyrë të fshehtë, duket qartë se është një lajm i rremë.
Pasi së pari do të duhej që të kishte një indicie, një e dhënë, apo edhe ndonjë deklaratë, që më pas të krijohet një reagim mbi të.
Por deri tani, Lulzim Basha ka folur vetëm një herë, dhe atë deklaratë në Parlamentin shqiptar, ishte një mesazh që i shkonte logjikës së bashkimit të dy fraksioneve sesa përplasjeve.
Basha tha që dha dorëhqjen për të dhënë një mundësi që gjakrat të bien, sharjet të ndalen, sulmet të pushohen, e të nisë një process politik, ku ai është pjesë por jo më një drejtues që lëviz gurët.
Megjithatë, pas Berishës, sulmet ndaj Lulzim Bashës vijuan edhe nga Grida Duma dhe Ervin Saljani, njerëz deri dje të afërt me ish-kreun e PD-së por që më pas kërkuan me forcë largimin e tij.
Basha u largua, por duke mbajtur një qëndrim aktiv jo në udhëheqjen e PD-së, por duke takuar njerëz dhe bazën e Partisë Demokratike.
E pikërisht pas kësaj, ai po sulmohet fort, duke shpikur edhe një fabul pa logjikë për zgjedhjen e tij President.
Në Kushtetutën aktuale, një President nuk mundet që të jetë lojtar politik, edhe po e bëri do të dështojë sicc ndodhi me Ilir Metën. i cili e la partinë e tij kur u zgjodh kryetar shteti me 19 deputetë dhe po e gjen vetëm me 4 të tillë.
Fabula e Bashës-President, kur e sheh nga larg nuk se është ndonjë gjëmë e madhe. Pasi një njeri nga opozita, apo ambjenti opozitar nuk është aspak keq në krye të shtetit, madje i bën mirë shoqërisë.
Por e gjithë kjo zallamahi po ndodh se fitorja e Berishës me 6 mars as nuk u bë për bashkim, as këtij të fundit nuk i intereson bashkimit.
E kjo shikohet qartë në incidentin e 2 prillit në Shkodër. Bashkia së bashku me disa nga drejtuesit e shoqatave, organizuan ceremoninë e homazheve në monumentin e 4 dëshmorëve të 2 prillit 1991, por nuk kanë ftuar në event kreun e Partisë Demokratike të Shkodrës, Xhevdet Amuli, i cili është njëkohësisht edhe themelues i Partisë Demokratike të Shkodrës, edhe pjesëmarrës në demonstratat e 2 prillit.
Në një deklaratë të dhënë për televizionet lokale të Shkodrës, Amuli e quajti këtë anashkalim të tij, si shenjë e qartë kundër pajtimit dhe bashkimit në PD.
Ndërkaq, deputetët e Shkodrës, që ishin prezent në ceremoni, në vend që të ndërhynin, kanë mbajtur një qendrim amorf, sicc edhe po ndodh në grupin parlamentar. Pasi ata presin se kush do të fitojë në përplasjen finale.
Ndërkaq, Lulzim Basha, pikërisht pas incidentit të djeshëm ka qenë sot në Shkodër, ku është pritur nga kreu i PD-së, Xhevdet Amuli dhe kandidati për kryetar bashkie, Xhemal Bushati. Pak ditë më parë, Basha ishte edhe në Malësi të Madhe ku është takuar me strutkurat e PD-së. Sicc bëjnë të ditur drejtues të degëve që kanë marrë pjesë, mesazhi i Bashës ka qenë pikërisht mbajtja afër e të gjithë asaj pjese të Partisë Demokratike që votoi për kandidatët e saj më 6 mars. Si rregull, këtë tur të Bashës do të duhej ta bëjë deputetët që e kërkuan kohën e kryetarit si ilacc për bashkimin e partisë, por ndërkohë propozuan bashkimin me Komisionin e Rithemelimit apo Foltoren, e në fund patën pasojë shturjen e foltores dhe vënin nën urdhrat e Berishës.
Sicc po shikohet në zhvillimet e fundit, strukturat e PD-së në bazë nuk janë “pushtuar” si selia blu në qendër, por atje panorama është krejt ndryshe. Por sulmi ndaj Bashës, që është larguar zyrtarisht nga drejtimi i partisë është absurd, deputetët duhet ta ndajnë nëse janë me axhendën e Sali Berishës, që kërkon komandimin apo në një shkrirje që e palëve pas Sali Berishën.
Përjashtimi i PD-së nga procesi i konsultave për Presidentin e ri, apo përjashtimi nga reforma territorial, ajo në drejtësi e reforma zgjedhore, që kanë nisur kur Basha ishte kryetar, veccse do rikthejnë partinë në situatën para 2019-s, e që ishte arsyeja kryesore e humbjes më 21 prill.
TemA
Sa me shume sulmohet Lulzim Basha nga cecent e Rames aq me afer drejt presidences shkon Lulzim Basha. Ironike kjo, apo jo?!
O Klaec Dega! Basha nuk sulmohet nga PS por nga Sali Berisha qe e ka hale ne sy,ferre neper kembe.
PS nuk sulmon Bashen- duhet te ishte me sakte. Keni te drejte i nderuar Vranakonti.
Mjere ata qe shkojne pas Saliut!
Po ky Pata me metra shkrim paguhet?!
Meta shkrimin e ka ngaqe nuk paguhet se kur paguhen keta shkruajne vetem dy paragrafe
Lul Basha e meriton president i republikes,per inat te Berishes,apo jo z.Mero? :P
Moisiu president
Po qe se zgjidhet Basha president si po përflitet , dhe ku ka zë s’është pa gjë , t’a gëzojmë president Salinë ! Basha s’është ngritur akoma më këmbë , atë e mban për dore Saliu , që me zi po pret që Basha të zgjidhet president , pa le se ç’thonë , dhe valla sulmojnë njëri tjetrin .
Binduni o njerez, "dru me pre" se e gjitha kjo qe pame muajt e fundit, eshte vetem nje loje " e holle " e organizuar nga dyshja Berisha-Basha, per te shpetuar doktor mortjen nga pasojat e "non grata"-s amerikane ndaj mortjes. E thene shkurt ky ishte Operacioni "Mishi te piqet e helli te mos digjet, qe preodhoi kete rezultat: 1. "non grata" u rivendos ne krye te PD, pra u rifaktorizua me qellim qe neser pasneser amerikanet te detyrohen te ulen e te bisedojne me te, si lider i opozites kryesore. 2. Luli nuk humbet asgje, biles fitoi nje ftese per ne ShBA, e cila edhe sikur te mos realizohet, s'ka gje. Luli per para nuk ka nevoje, mjafton qe shpetoi ustain e tij. Kush mund te dyshoje ne se kjo eshte loje, per ate qe shohin se keta nuk lane gje pa i thene njeri tjetrit. Pune e madhe, dhe çfare i thane njeri tjetrit keta? Pse u shane me brava dhe lloqe pazari? Rendesi kishte qe doktor mortja u vu ne krye te PD-se. Pse rane sharjet pasi mortja e mori PD-ne? Sepse qellimi u arrit. Basha eshte nje njeri pa personalitet, eshte nje mashtrues tipik, eshte hipokrit dhe aktron ne menyren me te shemtuar. Ne se Basha do te bindi shqiptaret se eshte divorcuar nga dr Mortja, atehere mjafton qe Basha te na thote: - kush urdheroi vjedhjen e 220 milion dollareve te Rruges se Kombit dhe ku ndodhen parate dhe ne emer te kujt, - kush urdheroi vrasjen e 4 protestuesve te pafajshem socialiste ne mes te Bulervardit? - kush urdheroi heqien e serverit te kamerave brenda Kryeministrise kur ndodhi terrori i 21 Janarit? Keto te na i thote e jo te sillet neper klube duke takuar 4-5 vete dhe te hiqet sikur i digjet barku per shqiptaret e Shqiperine. Pastaj, pse nuk shkon ne mbledhjet e grupit parlamentar te PD- bashke me Alibeajn e koleget e tjere dhe te jape kontributin si deputet i thjeshte. Pse nuk shkon ne keto takime qe organizon neper rrethe se bashku me deputetet e tjere te PD dhe te thote hapur, çfar ka ne plan te beje? Do tentoje te rimarre perseri PD qe sot drejtohet nga Z.Alibeaj? Po ka kete mendje, shton edhe me tej bindjen se ky po e vazhdon lojen e dr Mortjes, po tenton te perçaje edhe ate grup parlamentar qe aktualisht po i qendron burrerisht fort kunder Berishes. Njeri i poshter, i pa fytyre, prandaj Zoti Alibeaj me shoke te analizojne veprimet e ketij palaço dhe urgjentisht ta perjashtojne nga Partia Demokratike qe drejton Zoti Alibeaj.
Krimineli vicidolit do shpetoje nga non grata kur te ngrihen te vdekurit nga aty ku shtrihen.Komenti yt pasqyron nivelin e ulet te votuesve shqiptare.
Endra ne diell, Luli shkoi drejt burgut atje Ku e meriton.
e vetmaj pune e mire qe beri Lyli , i shkerdheu Argiten ne Kosove Berishes Prandaj Berisha e do si djale E ka dhendrin nr dy
BUKUROSHI Lulzim Basha President ?????? Pika na rente ne koke.JJo vetem qe nuk ka pjekurine politike POR dhe mangesit mendore per te gjykuar dhe orientuar per probleme te zhvillimit jane te dukeshme.Ai eshte nje "'njometar" i perfshire ne politike,bostat qe nuk ka aritur pjekjen "biologjike" ne politik.