
Mimi Kodheli, aktualisht deputete e PS-së, ka qenë e vetëdijshme që në nisje të Reformës në Drejtësi, se arrestimet për përfshirje në krim dhe korrupsion mund të arrinin deri te politika dhe administrata e lartë shtetërore. Ndaj ajo inkurajon SPAK dhe organet ligjzbatuese që të vazhdojnë të bëjnë drejtësi, pasi, sipas saj, vendi ka nevojë të pastrohet nga abuzuesit me buxhetin e shtetit.
Por Mimi Kodheli thotë për gazetën “Panorama.al”, se nëse SPAK do të hetonte të gjitha dosjet dhe denoncimet për shkelje të Kushtetutës, abuzimet me fondet publike apo detyrën, rastet e të arrestuarve nuk do të anonin nga qeverisja socialiste. Ish-ministrja e Mbrojtjes flet për drejtësi të munguar teksa përmend tragjedinë e Gërdecit dhe ngjarjen e 21 janarit në bulevard. Për sa i përket mundësisë së ndryshimeve në qeveri, ajo shprehet se i duhet dhënë “Çezarit” atë që i takon kurse për zgjedhjen e Presidentit të rij, Kodheli shpreh bindjen se gratë meritojnë më shumë. Mimi Kodheli nuk anashkalon edhe situatën brenda PD-së, teksa uron që një ditë të mbledhë forcat për t’u larguar nga e keqja dhe për të rigjetur identitetin e saj. Deputetja e PS-së ndalet edhe te Kongresi i PS-së i datës 9 prill, sipas së cilës do të merret me organizimin e partisë në funksion edhe të zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Zj.Kodheli, në një kohë kur e gjithë vëmendja politike ishte përqendruar te zhvillimet brenda PD-së, përplasjet brenda saj, Partia Socialiste u trondit nga arrestimi i një tjetër deputeti. Si ndihet një socialist kur kolegu i tij, deputet apo ministër, i vihen prangat për përfshirjen në krim apo afera korruptive?
Kujtoj këtu rastin e Lefter Kokës, Saimir Tahirit dhe tani së fundmi të Alqi Bllakos… Ne socialistët ishim ata që besuam më shumë se kushdo tjetër te Reforma në Drejtësi. Jemi duke e bërë këtë, pasi reforma ka nevojë për t’u zbatuar e thelluar më tej, me bindjen se po bëjmë një nga gjërat më të domosdoshme e të nevojshme në vend. E kemi ditur që në fillim të herës se do të mund të kishte edhe përfaqësues të lartë të administratës apo politikës, por vendi kishte dhe ka nevojë të pastrohet e të ketë më shumë drejtësi. Në të tilla raste është shpeshherë e lehtë të rrëshqasësh në pozicionin e prokurorit apo gjykatësit, pa qenë i tillë, ndaj unë thjesht e ftoj drejtësinë që të vazhdojë të bëjë punën e saj, të vendosë drejtësi.
Pse ky shtim i rasteve të arrestimeve nga anëtarë të familjes së Partisë Socialiste? Pse gjithë ky korrupsion me buxhetin e shtetit?
E mendoj pak ndryshe nga ju. Nëse SPAK do kishte mundësi fizike (them fizike pasi janë të shumta rastet) të hapte dhe hetonte mbi të gjitha dosjet dhe denoncimet për shkelje të Kushtetutës së Republikës, abuzim me fondet publike apo detyrën, të cilat flenë në sirtarët e Drejtësisë, do të shikonit që rastet nuk anojnë nga qeverisja socialiste. Ju më sipër, në pyetjen tuaj, përmendët fjalën krim, që është një fjalë e rëndë, por a ka më krim se tragjedia e Gërdecit dhe ngjarja e 21 janarit në bulevard?
Më respektivisht, 26 dhe 4 jetë të humbura. Një drejtësi totalisht e munguar. Gjatë mandatit tim si ministër i Mbrojtjes janë çuar mbi 30 dosje me shkelje të rënda të Kushtetutës dhe abuzim me fondet publike e detyrën, të gjitha të mbyllura, pa u investiguar asokohe nga Prokurori i Përgjithshëm. Ndërsa sot kemi një tjetër realitet. Një drejtësi që ka filluar të funksionojë. Dhe kjo më se pari falë drejtimit të vendit nga një forcë politike si Partia Socialiste.
A besoni se ka ministra apo deputetë të tjerë të përfshirë në afera korruptive?
Unë besoj te vullneti i mirë që ne kemi për të drejtuar vendin me mendje të hapur e dëshirë të madhe, për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve më shumë perspektivë e siguri, më shumë punë dhe më shumë shpresë. Te të gjitha këto besoj shumë, ndaj edhe merrem me këtë punë që quhet rëndom politikë. Partia Socialiste pritet të bëjë një riorganizim të strukturave të saj përmes kongresit të datës 9 prill.
A besoni se ky moment është një mundësi e mirë për të zgjedhur me kujdes figurat e reja që do të vijnë në PS me qëllim që t’u mbyllet shtegu atyre që bien lehtë pre e abuzimit me detyrën?
Kongresi i Partisë Socialiste që do të mblidhet pas pak ditësh do të mbahet në vazhdën e punës dhe organizimit të PS-së. Partia Socialiste është forca më e madhe politike në vend dhe është një aset i shoqërisë shqiptare. Ajo mbetet një forcë vitale, me dinamikat e saj, me filozofinë e saj dhe do të vazhdojë të jetë e tillë për një kohë të gjatë, pasi di të ndryshojë, di që të rinovohet, di që të përmirësohet e forcohet. Partia Socialiste di që të ketë progres dhe reflektim edhe kur është në mandatin e tretë qeverisës. Do të kisha dashur që diçka të tillë të dinë dhe ta bëjnë edhe forcat e tjera politike në vend. Të mund t’i thonë jo stanjacionit apo më keq akoma regresit.
Konkretisht çfarë të rejash do të sjellë Kongresi i Partisë Socialiste? Çfarë do të ndodhë më 9 prill?
Në Kongresin e datës 9 prill do të ketë disa ndryshime organizative në statutin e partisë dhe do të përcaktohen objektivat për të ardhmen. Vitin tjetër do të kemi zgjedhje vendore, ndaj na duhet të fillojmë të organizohemi që tani.
A duhen bërë ndryshime në qeveri?
A ka ministra që i ka konsumuar pushteti dhe duhet që të zëvendësohen? Qeveria është një kompetencë e Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Unë mendoj se disa situata shumë të vështira që kemi kaluar, sidomos këto 2 vjetët e fundit, me tërmetin, pandeminë apo sot me pasojat e luftës në Ukrainë, janë përballur në mënyrë të denjë dhe efikase. Ndaj le “t’ia japim Çezarit” atë që i takon.
…Megjithatë, a duhej bërë më shumë dhe më mirë?
Mendoj se po.
Në mandatin e tretë qeverisës a po e përdor pushtetin Kryeministri Edi Rama për të forcuar edhe më tepër autoritarizmin…?
Mandati i tretë qeverisës është një mandat i dhënë nga qytetarët shqiptarë në mënyrë plebishitare, për ta vazhduar udhëheqjen e vendit me të njëjtën forcë e dije që e ka drejtuar edhe në dy mandatet e tjera qeverisëse. Personalisht jam një njeri që kam drejtuar në mënyrë autoritare, por kjo nuk më ka bërë të jem mendjembyllur dhe as më ka bërë të jem e padrejtë. Përkundrazi.
Si i shikoni zhvillimet brenda Partisë Demokratike? A besoni se Sali Berisha mund ta rikthejë PDnë në pushtet?
Partia Demokratike është një tjetër aset i shoqërisë shqiptare. Me vjen keq për atë çfarë po ndodh sot brenda kësaj partie, por shpresoj të vijë një ditë që të mbledhë forcat për t’u larguar nga e keqja dhe për të rigjetur identitetin e saj.
Edhe sa kohë mendoni se Bashkimi Evropian do të mund të zvarrisë integrimin e Shqipërisë dhe të 5 vendeve të tjera të Ballkanit? Sipas jush, në këtë rast a duhet të jetë një mësim lufta në Ukrainë?
Shpresoj shumë e besoj fort që në mes të këtij viti të kemi një tryezë ndërqeveritare për të marrë lajmin e merituar e të shumëpritur të hapjes së negociatave, pasi çdo gjë nga pala shqiptare është gati. Sigurisht që situata gjeopolitike e ajo gjeoekonomike është tejet e ndërlikur, pavarësisht se janë dy gjëra që nuk lidhen drejt për drejt me njëra tjetrën. Mësimet, është pak të thuash se duhet t’i marrim të gjithë. Në fakt, ngaqë shpesh i harrojmë mësimet e historisë, historia përsëritet. Sidomos në pjesën e saj më të trishtë. Uroj që gjithsecili prej nesh të ketë nxjerrë mësimin e tij.
Kush do të jetë pasardhësi i Ilir Metës në Presidencë, një person që do të marrë konsensusin e të gjitha grupeve parlamentare apo një zgjatim i PS-së edhe drejt presidencës…?
Më shqetëson tendenca negative, me të cilën shtroni pyetjen. Këtë jua them miqësisht. Gjithsesi, pa tendencë, ju them se ky do të jetë një proces serioz, ashtu siç e meriton pozicioni i kreut të shtetit.
Sa është probabiliteti për të vendosur një grua në krye të shtetit?
Gratë shqiptare prej kohësh kanë merituar më shumë se kaq.
Ndërkohë që vazhdon tendenca për rritjen e çmimeve, rrogat e qytetarëve qëndrojnë në vend, duke e rënduar edhe me tepër jetesën e popullatës. A mjafton paketa e rezistencës sociale e qeverisë?
Për shkak të luftës që zhvillohet në dyert e Europës, situata ekonomike është tejet e vështirë edhe për vende shume më të zhvilluara e të fuqishme ekonomikisht se Shqipëria. Qeveria ka bërë maksimumin që qytetarët e saj, por më shumë shtresat në nevojë e me të ardhura të ulëta të mos e ndiejnë rritjen drastike, shpeshherë abuzive të çmimeve.
Rruga që po ndjek qeveria “Rama”, a është e duhura…?
Në dijen time do të vazhdohet me këtë frymë e me këto masa, pavarësisht se lufta nuk mbaron nesër. Ne duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm për rrethanat dhe situatën, por besomëni, qeveria po bën e do vazhdojë të bëjë më të mirën. Shqipëria, shqiptarët dhe e ardhmja janë kryefjala.
Me mire Ilir floriri sesa kjo banditja e radareve qe duhet te ishte ne qeli me Tahirin
Shi Mrika shi, e paska me qef se ka eksperienc si striptiste
Hahaha po ata misionaret qe i coje me misione i ke marr ndonje lek o shoqja rames
Kjo qe ka blere vilen 1 milion euro ne Korfuz .....
Nëse vërtetë e doni këtë vënd pa paragjykime partiake, nëse vërtetë doni një president të paanshëm, nëse kërkoni një president që të nderon me erudicion e tij në çdo kancelari të botës, atëhere zgjidhni ARDIAN VEHBIU, gjuhëtar, anëtar i Akademisë së Shkencave, analist brilant i situatave politiko-shoqërore, një individ me tradita familjare të shkëlqyera, i ndershëm deri në çdo qelizë të trupit, kurrë i përzier qoftë dhe me të keqen më të vogël në jetën e tij.
Une do votoja per Spartak Ngjelen