Takimi i ambasadores Yuri Kim me Lindita Nikollën, zbardhen temat që u diskutuan

4 Prill 2022, 17:20Politika TEMA

Takimi i ambasadores Yuri Kim me Lindita Nikollën, zbardhen temat që u

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot në Kryesinë e Kuvendit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Në njoftimit e Kuvendit thuhet se gjatë takimit u bisedua mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë nën lidershipin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po kështu është diskutuar rëndësia e avancimit të procesit të vetting-ut dhe ndërtimi i një sistemi drejtësie të ndershëm, në shërbim të qytetarëve; bashkëpunimin e suksesshëm midis SHBA dhe Shqipërisë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s për dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës; bashkëpunimin dypalësh për rritjen e sigurisë dhe forcimin e paqes në rajon e më gjerë.

Një temë e rëndësishme ka qenë dhe rritja e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, edhe në kuadrin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve; nxitjen dhe mbështetjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.

 

1 Komente

  1. c
    ceni

    Ky quhet humor i zi,sepse nuk permendet arsyeja kryesore qe ka qene qe ti imponohet pozites (perse jo deri ne rezimin e saj,kujtoni insisitimin e Arvizut per ç'montimin e nendeceve me mbetjet nukleare)qe kanidatura duhet te jete per pasuesin e Berishes Lul Basha pasi pas daljes se tij "person nongrata" vendin e tij me steme poshte jakes e ka zene biri i tij qe tashme bene sikur e ka mohuar Lulezim Basha!Kjo ka qene tema kryesore e nderuar redaksi e jo mbarvajtja apo punet e parlamentit qe eshte nje han me kafshe njethundrake.Pra me pak fjale Luli meqenese nuk bene per kryeminister atehere eshte i denje per President!Ky quhet ndryshe "humor i zi"!Mjer ne per nivelin shoqeror qe mbartim.Rrofte miqesia shqiptaro-kineze.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje