
Teksa dërgimi i mbetjeve të dyshuara të rrezikshme që kanë dalë nga kompania Kurum drejt Tajlandës është temë ditë, opozita nuk është dëgjuar në asnjë deklaratë për këtë çështje. Shkak për këtë heshtje duket se është përfshirja e interesave të saj në ato të kompanisë turke.
Kjo vërtetohet nga dokumentacionet e Kurum në qendrën kombëtare të biznesit ku rezulton se administrator i kompanisë “Energy Resources” ose me emrin e mëparshëm “Kurum Energy”, është drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli.
Gazment Bardhi reagoi duke sulmuar mediat, të cilat gjatë të mërkurës zbuluan dhe e raportuan këtë lidhje, e cila faktoi arsyen se pse Partia Demokratike kishte kyçur gojën për këtë çështje.
Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Special Report” u shpreh se Bardhi e di shumë mirë që po të hetohet më shumë rreth Kurum, ai do jetë i parë që do vishet me përgjegjësi morale dhe politike.
Sipas Gjikondit, mënyra dhe gjuha që përdori Bardhi për të sulmuar mediat, është tipike e njëjtë me atë të Sali Berishës.
“Bardhi është nga ata që mbahen mend shumë mirë kur ishte në krye të Elbasanit, administratorin e Kurum e kishte në krye të shtabit elektoral. Ai e di shumë mirë se po të preket ajo plagë e qelbur, ai është i pari që del para përgjegjësive morale dhe politike. Mënyra se si sulmoi mediat, është tipike si e Berishës”, tha ajo.
Ajo theksoi se çështjes së Kurum duhet t’i shkohet deri në gjenezë dhe prej ndej, drejtësia shqiptare duhet të nxjerrë përgjegjësitë civile dhe penale të personave të përfshirë në abuzime.
“Nëse do hetohet Kurum, do ishte mirë të shkohet në gjenezë, te Berisha dhe Bardhi. Në rast se shikohen të gjitha aktet e saj, bëhet një radiografi dhe një skaner i detajuar i të gjitha përgjegjësive. Ai përpiqet gjithmonë të flasë me emocione agresive me qëllim që të fshehë të vërtetën. Sa herë ka pasur çështje ku ka pasur dhe janë përfshirë biznese preferenciale, ajo ka qëndruar në heshtje. Bardhi e mbron kompaninë me porosinë e Berishës. Shefi i shtabit të Bardhit si administrator i Kurum, në konflikt interesi. Kjo çështja është mirë të hetohet nga drejtësia dhe të dalin përgjegjësitë civile dhe penale”, theksoi Gjikondi./ abcnews.al
Një juriste mediokër , analiste gjasme nusja e Hekuran Isait ministrit të Brendshëm të Diktaturës. A e kuptoni o njerëz ku kemi arritur??? Përderisa shfaqen nëpër ekrane dhe gazeta këta monstra sdo ketë prosperitet shqipëria. Shpirtrat e të vrarëve për 40 vjet skanë paqe dhe perëndia prandaj e ka mallkuar këtë vend
Ti nuk je patriot po nje vemje e mjere qe do te mbrosh ate qe te ushqen per te mbijetuar . Kur nuk je ne gjendje te kuptosh keto mardhenie , normalisht qe do kalosh ne sulme personale , ndaj atij qe te ka prekur interesat e beut tat qe te jep nje cope buke thate . Ky eshte niveli i agallareve te tu , si Bardhi me shoke dhe pa dyshim edhe niveli yt , o vemja me emrin patriot .
Socialistet jane te mbaruar, nuk kane kellqe. Te ishte drejtori Kurumit i lidhur me PS, do kercisnin molotovet menjehere (se goma nuk ka me, i dogji Kellici para Bashkise).
Cili Spak do te hetoje Kurum deri ne gjeneze Spaku ??? Spaku nuk po guxon te therrase akoma Berishen per 21 janarin , megjithese u dorezua vidio per urdherin per te hapur zjarr mbi protestuesit ! Keshtu si po vene punet po duhet te themi qe te keqen e Adriatik Llalles , pasi ai te pakten nuk arrestonte asnje nga te dyja krahet. Ndersa Spaku me ne krye Dumanin nuk po guxon as ti afrohet Berishes e Ilir Floririt te cilet po e diskretitojne me akuza nga me te ultat .Nderkohe Spaku po ben kerdine ndaj frikacakeve te PS duke arrestuar zv. ministra, ministra, zv. kryeministra, deputete, k/ bashkiake biles ne menyre qesharake edhe per nje arke peshk.Turp ! Frikacake.
Po t'i shkohet "deri ne fund" ceshtjes se KURUM-it, bizneset turke te Industrise se Rende e te Lehte, te Financave (Bankes Kombetare Tregtare etj.) Transport e Energjetike ne Shqiperi rrezojne brenda 24 oresh qeverine.
Gjikondi gjithmonë e saktë, konçize, e qartë, e pastër. Bravo
Pse nuk i publikon komentet motërqirë, apo mjafton qe nusja e kriminelit të diktaturës shan opozitën