Hasani: Do të ecim shpejt drejt BE! Greqia pengesë? Pengesat politike mos të ndërhyjnë në axhendat teknike

29 Gusht 2024, 12:01Politika TEMA
Hasani: Do të ecim shpejt drejt BE!  Greqia pengesë? Pengesat politike

Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare për integrimin në BE. Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm Igli Hasani në një konferencë për mediat në përfundim të Konferencës së Ambasadorëve ‘Diplo 2024’.

Lidhur me qëndrimin e Greqisë, dhe mundësinë për një bllokim prej saj, Hasani theksoi se po punohet që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhendat teknike.

“Po punojmë që konferenca e dytë ndërqeveritare ta zhvillojmë në pak javët e ardhshme, jemi gati. Kemi qenë gati prej një viti. Grup kapitulli i parë është i përfunduar, pret këtë mekanizëm për tu cilësuar i hapur.


Jemi gati edhe për dy grup kapituj Po punojmë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhendat teknike. Optimist për vjeshtën.

Do ecim shpejt e pa ndalesë në rrugëtimin me fokus BE.” u shpreh ai, ndërsa theksoi se rrugëtimin europian të Shqipërisë e shohim patjetër edhe me mbështetjen e Greqisë.

3 Komente

  1. D
    Detari

    hasoni drejt BE-se lol shko n'turkiye o hason nuk je per evrope ti.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Po pse cfare ke me hosanin? Ai eshte nje pupac i krye hajnit te ripjelljes, te beje vetem monologje, ka zero ndikim.

      Përgjigjjuni
      1. R
        RAIFI

        Ju do dëshironit të bashkohedhi me Serbinë por ja që po iu pengon Kosova.Si dukët për këtë fakt edhe po e luftoni kaq shumë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje