Ditën e nesërme në orën 10:00 do të depozitohet në Gjykatën Kushtetuese kërkesë-padia e nënshkruar nga kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Lajmin e ka bërë të ditur juristi Rezart Kthupi përmes një reagimi në Facebook, ku ka publikuar edhe dokumentacionin që do i depozitohet gjykatës.
Sipas Kthupit, kërkesa ka për qëllim që të provojë para gjykatës të gjitha shkeljet ligjore që janë kryer në ligjin e votuar në Kuvend.
Ai tha gjithashtu se lista e kandidatëve për deputetë duhet t’i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve dhe jo vullnetit të kryetarëve dhe ato sipas tij duhet të jenë të hapura.
Nesër në ora 10.00 do të depozitojmë në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë e nënshkruar nga kryetari i LZHK Dashamir Shehi për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Kjo kërkesë padi ka për qëllim të provojë përpara gjykatës të gjitha shkeljet ligjore që janë kryer për shndërrimin në ligj të një marrveshje politike që synon kufizimin dhe zvogëlimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.
Lista e kandidatëve për deputetë duhet t’i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve dhe jo vullnetit të kryetarëve, ajo duhet të jetë lista e përfaqësuesve të qytetarëve dhe jo e kryetarëve. Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë duhet të përfaqsojnë interesat e qytetarëve dhe jo ato të kryetarëve.
Listat e hapura dhe e drejta e qytetarëve për të përzgjedhur deputetët që i përfaqsojnë në Kuvendin e Shqipërisë është mundësia më e mirë që një sistem politik i ngurtësuar, ku gjithcka lind dhe vdes nën hijen e kryetarit, të çlirohet e të jetë në funksion të interesave të qytetarëve e jo të kryetarëve, të interesave të Shqipërisë e jo të partisë.
Eshte e drejte. Deputeti duhet e drejta e votes qytetareve dhe jo e kryetareve.
Allah, Allah! Ç'a bënë kështu o zoti Shehi, pse na i shqetëson zotërinjtë e nderuar Berisha, Rama, Metaj me këto kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese? Ne shyqyr që e ngritëm këtë klasë të ndritur politike me mundin dhe djersën e këtyre tre legjendarve tanë politik, ti do që t'na e shkatërrosh. Aaaaa, jo kështu, zoti Shehi, jo kështu! Na vjen keq, por me këtë që bëre nuk na mbetet gjë tjetër veç të quajmë pijanec! Sepse, ç'është e vërteta e ke një çikë qejf rakinë!! Jo po t'a dish! Ndaj mos na i bezdis udhëheqësit, kur gjithçka e mirë në këtë vënd ka ardhur nga listat e mbyllura të këtyre burrave të nderuar që drejtojnë me nder, përkushtim e devocion këtë popull e këtë vënd.
Gjeti Kola pune! Dash, boll me, dil ne pension e gezo do thuash ti qe ke 30 vite ne pension. Drejt do e kesh se puna e deputetit te Saliut per pensioniste eshte, ngri doren ul doren.
Zoterinj,jemi ne sistemin kapitalist.Ju akoma me mundesite komuniste Enveriste " e drejta e popullit", pushteti i popullit", vota e popullit vendos.Po,vota e popullit vendos,por per ate qe due une dhe si te due une.Ja,psh,Trapi ne Amerike beri grusht shteti,shkeli ligjet,regullat,kushtetute.Sot kandidon se keshtu do "Ai".Due populli e duartroket.Lironi Saliun nga ballkoni dhe vieni ne liste per deputet,edhe se ne kundershtim me ligjet.Do te fitoje,do marre mandati se keshtu do " populli". Rekomandoj per te gjithe,per te fituar dhe kuriozitet:_ Lexoni fjalen e Enverit ne kombinatin e Tekstileve Tirane( nuk po ma permend emrin) ,me titull:-" Demokracia proletaria eshte demokracia e vertete".Dhe Konkluzioni qe ,nese doni vertet demokraci vendosni sistemin maxhoritar dhe jo "lista te kryetareve"