“Memecët” e Parlamentit: Kush janë deputetët që u paguan pa hapur gojë

28 Gusht 2024, 16:21Politika TEMA

“Memecët” e Parlamentit: Kush janë deputetët që

Debati në sallën e Parlamentit vijon të jetë në shërbim të interesave politike dhe jo të qytetarëve. Këtë evidenton raporti i Institutit për Studimet Politike mbi efikasitetin e deputetëve në sesionin e shkuar.

Përsëri vihet re se numri i të ashtuquajturve “deputetë-memecë” vijon të jetë i lartë. 


Sipas raportit, në listë kryesojnë pothuajse të njëjtit deputetë si edhe në sesionet e kaluara parlamentare. Agron Çela i PS, Gledis Çeliku i PSD, Gertjan Deda i PSD, Niko Kuri PS/MEGA, Shkelqim Bullari i PS dhe Tatiana Piro e PS janë 6 deputetët më pak efikasë.

“Nga të dhënat monitoruese janë gjashtë deputetësh që nuk kanë arritur të lënë “gjurmë parlamentare” në sesionin e fundit parlamentar, duke mos pasur asnjë angazhim personal në komisionet e Kuvendit dhe as në seancat plenare.

Nuk është vetëm çështje statistikore (0 fjalime), por është shumë më komplekse, ata nuk kanë iniciuar asgjë, nuk kanë bërë asnjë propozim, nuk kanë folur për asgjë dhe nuk kanë ushtruar kështu pjesën më të madhe të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore parlamentare”, thuhet ne raportin e Institutit për Studimet Politike.

 

“Memecët” e Parlamentit: Kush janë deputetët që

14 Komente

  1. p
    populli

    kuvendi I Shqipnise duhet te kete vetem 49 deputete mjafton kaq, se jane bare e madhe per popullin vetem hane, dhjesin dhe shajne njeritjetrin pa bere asnje pune. Vazhdojne ta grabisin kete popull edhe me keq pasi dalin ne pension

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Edhe Isak Njutonin, për të vlerësuar arritjet e tij gjeniale në fushën e fizikës, shkuan dhe e bënë anëtar të parlamentit. Gjatë gjithë periudhës si anëtar i parlamentit, Njuton e hapi gojën vëtëm një herë, kur tha: " Ju lutem, a mundet t'a mbyllim këtë dritare sepse ndjej pak ftohtë?"

      Përgjigjjuni
    2. p
      populli

      kuvendi I Shqipnise duhet te kete vetem 49 deputete mjafton kaq, se jane bare e madhe per popullin vetem hane, dhjesin dhe shajne njeritjetrin pa bere asnje pune. Vazhdojne ta grabisin kete popull edhe me keq pasi dalin ne pension

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        Plehrat e ketij vendi jane ne parlament

        Përgjigjjuni
        1. e
          eri

          Une them 1 deputet pour çdo rreth do ishte i mjaftueshem. Secili sjell ne parlament shqetesimet e rrethit te tij dhe mbaron puna, dmth 1 per elbasanin, 1 per shkodren, 1 per Dibren e keshtu me radhe.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evisa

            Ne jemi një vënd me 2.7 milion banorë, kemi 140 deputetë. Kili, një vënd me 21 milion banorë ka 120 deputet. Mendoj 61 deputet do të dilnin dhe tepronin për një vënd me përmasat tona.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Demokrati i zhgenjyer

            Memecat jane gjysma e se keqes te atij parlamenti me te keqinj e me te poshter jane disa qe vetem nxijne c'do gje nxjerrin goja vetem vrer e bejne thirrje per gjak e nga keta ka plot upozita po sidomos ata me besniket e Sali kriminit .

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zylo

              Flet flet po të rreh kryetari se prish imazhin e partisë dhe ca të tjerë e kanë nga padituria janë thjesht numra

              Përgjigjjuni
              1. .
                ...

                Gjindje pa shkolle shoku hetues

                Përgjigjjuni
                1. a
                  avni rustemi

                  Po ai qe eshte ne foto-eshte memec?

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lirindioti

                    Cudi e madhe se keta te Ps- Psd qe permenden ketu jane te gjithe intelektuahale te shqyer. Vete lideri suprem i ka zgjedhur.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      D.Didani

                      435 KONGRESMEN ka AMERIKA 333 milioneshe ose me popullsi 150 here me shume se sa Shqiperia!!! Pyetjet ,pergjigjet i ben seicili! Me kete proporcion Shqiperia duhet te kishte TRE deputete,por le te kete 30 ose 60,ose 90 por jo 140 o popull!!!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zote vere dore mbi keta kriminelle !

                        Cfare mund te presin ata Qytetare qe i kane Votuar keta lapanjose qe tallen po me ata qe i kane Votuar ! Rrogat e ketyre lapanjoseve ! do te ishte mire tju dhurohej femijeve ne nevoje ! ose atye Pensionisteve qe kane Pensionin e vogel !

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zote vere dore mbi keta kriminelle !

                          Cfare mund te presin ata Qytetare qe i kane Votuar keta lapanjose qe tallen po me ata qe i kane Votuar ! Rrogat e ketyre lapanjoseve ! do te ishte mire tju dhurohej femijeve ne nevoje ! ose atye Pensionisteve qe kane Pensionin e vogel !

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje