Nancy VanHorn u takua me Altin Dumanin: SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara

28 Gusht 2024, 18:41Politika TEMA

Nancy VanHorn u takua me Altin Dumanin: SPAK dhe institucionet e pavarura

 

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho.
Në njoftimin e Ambasadës Amerikane, thuhet se VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti.
Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Edhe Adriatik Dhalla , keshtu e kalonte kohen duke pritur e percjelle, askushet..derisa te marri edhe ky valixhen per , jashte shtetit...me Avion nga Vlora apo Kukesi....lol

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje