Rama ‘ngjit’ në Dajt qeverinë dhe kupolën e PS-së! Ndryshime drejtuesish politikë në qarqe?

28 Gusht 2024, 19:31Politika TEMA

Rama ‘ngjit’ në Dajt qeverinë dhe kupolën e

Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e mbledhjeve in-formale të qeverisë pas pushimeve të verës.Burime qeveritare konfirmojnë se e Diela 1 Shtatorit do të gjej të gjithë kabinetin qeverisës të mbledhur në një takim të formatit re-treart në Dajt. Takimit do t’i bashkohen edhe drejtues të organeve të varësisë përfshi kryesinë e grupit parlamentar socialist.

Gazetari i Top Channel Muhamet Veliu raporton se nuk përjashtohet mundësia edhe e pjesëmarrjes të kryebashkiakëve të vendit të cilëve qeveria i ka angazhuar në procesin e identifikimin të objekteve ende të palegalizuara.

Ky takim synon analizimin e asaj çfarë qeveria ka prodhuar deri më tani, objektivat për muajt në vazhdim, duke marrë në konsideratë, faktin se shumica socialiste po shkon drejt vitit zgjedhor dhe i ka vendosur vetes objektivin e fitores të një mandati të katër qeverisës.

Një pjesë e rëndësishme e këtij takimi do të jetë edhe analizimi realizimit apo jo të objektivave të vendosura në mbledhjen e fundit të këtij lloj formati në Durrës. Nga ana tjetër pritet edhe një tjetër zhvillim brenda PS.

Pas zgjedhjes nga kongresi, me 8 Shtator në Durrës pritet të mblidhet Asambleja e re e cila do të zgjedhë edhe sekretariatin e ri  drejtues të PS, një organizëm i rëndësishëm i kësaj force politike.

Pritet me interes nëse kryesocialisti Rama do ta përdor mbledhjen e kësaj asambleje për ndryshime të disa drejtuesve politik aktual në 12 qarqet e vendin,  në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme 2025.

2 Komente

  1. S
    Si ka mundesi te shkaterosh nje faqe mali si palas

    Gjenocid ambiental ne palase nga edi rama e Samir Mane shkaterim kafsherore qe e bejne zone me te nevetitur ne mesdhe. Betonizimi plus uzurpim i bregtetit i largojne shqiptaret ne vendi. Ooo qeveri cte permban Prague i familjes.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rabid Brace

      Pse , ne cilin vend Islamik dhe komunist ne bote, Bota ka ecur perpara?!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje