Bardhi thirrje për bashkëpunim Bashës: Përballë kundërshtarit, duhet të jemi një!

20 Mars 2024, 14:40Politika TEMA
Bardhi thirrje për bashkëpunim Bashës: Përballë

Rithemelimi i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike. Pas sulmeve dhe akuzave të artikuluara si opozitë e shitur që nuk përfaqëson shumicën, sot Rithemelimi ka bërë një hap pas dhe ka vendosur që t’i jap një anëtarë në grupin e punës që do të ndërtohet për ligjet që kërkojnë 94 vota.

Referuar marrëveshjes së arritur pak ditë më parë me mazhorancën, ky grup pune do të ketë 6 anëtarë, 3 nga opozita dhe 3 nga socialistët.

Nga Rithemelimi është caktuar që të jetë Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho e Partisë së Lirisë dhe vendi i tretë i është lënë Lulzim Bashës. Anëtarë zëvendësues, do jenë Dhurata Çupi dhe Fatmir Mediu.

Ftesa për bashkëpunim është artikuluar nga nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi.

“Përballë kundërshtarit politik do duhet të jemi një trupë e vetme. Janë të lutur që përmes sekretarit të grupit të na paraqesin propozimin përkatës nëse duan ta marrin përsipër këtë përgjegjësi. Ne jemi të hapur”, ka thënë ai në një konferencë për mediat për gazetarët.

 

2 Komente

  1. G
    Gazka

    Ik ore mut muti!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Ky ështe i lezetshem.Ishte ne partine ku ishte Luli dhe ne ate kohe mund te konkuronte per kryetar ne PD,por zgjodhi interesin e tij eshkoi te Berisha per interesin e tij duke perçare me shume partine ,tani i thote atij tjetrit hajde ushtar tek ne se na duhet elektorati yt,se e di qe ndoshta me ato qe ka fiton leshin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje