Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.
Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e parë për Qarkun e Tiranës tregojnë se: 35.2% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste; 24.6% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.
Dhe me radhë si më poshtë, 5.7% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet”, 4.4% “Partia Mundësia” 2.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.5% Nisma Thurje, 1% Partia e Lirisë, 0.9% parti të tjera. Ndërkohë 23.9% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.
Krahasuar qytetarët e Qarkut Tiranë me qytetarët në gjithë Shqipërinë për të njëjtën pyetje duket se PS votohet 3.9% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%) ndërkohë që edhe PD votohet 3.2% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%). Nga ana tjetër të gjitha partitë e reja duket se do të votohen më shumë në Qarkun e Tiranës sesa në nivel kombëtar. Ndërkohë që lidhur me të pavendosurit, në Qarkun Tiranë janë 4.9% më shumë se në nivel kombëtar (23.9%-19%).
Nuk e di se cili eshte kampioni dhe metodologjia e anketes Duke perdorur nje kombinim te machine learning, inteligjences artificiale dhe modelimit, ka bere model qe pak a shume mund te japi keto rezultate nqs zgjedhjet beheshin sot. PS 50-55% te votes popullore ose 76-85 mandate, PD 30-35% dhe 40-46 mandate, PSD 3% dhe 4 mandate, Partite e reja 10-15% 8-12 mandate nqs zgjedhjet behen sot. Me gjuhen matematike, sipas modeleve te ndryshme (pjesmarja, vota e diaspores, votat per partite e vogla, performanca gjate fushates e kandidateve) per PS sot kemi keto: 74 mandate me Probabilitetin me shume se 90% >P90, 82 mandate me probabilitet P50-P70, dhe 90 mandate me probabilitetin P40. Rezultati final do varet nga fushata si dhe nga votat e vajtura dem (ose votat qe nuk kthehen ne mandate) per partite dhe koalicionet e reja. Psh ne Fier PS do marri te pakten me shume vote ( 3%) popullore se me 2021 por mund te marri 10 mandate nqs partite/koalicionet e tjera do arrijne te marrin nga 2-6% te votave. Ajo qe quhet votat e ndara do caktojne numrin e mandateve finale per PS dhe ka nje shans te vogel P10 (10%) qe PS ta arrije deri me 92 mandate. Ky skanim i gjendjes dhe preferencave te elektoratit do te behet cdo dy jane duke perdorur inteligjencen artificiale dhe modele matematike
Kush jane keta 24% qe vazhdojne te mendojne ti japin voten kermes Sali dhe bandes se tij?