"Basha ka fituar lirinë, u mor peng dhe u tërhoq zvarrë nga Berisha e Meta", Xhaferraj: Saliu s’ka shans të sjellë PD në pushtet

29 Korrik 2022, 13:24Politika TEMA

"Basha ka fituar lirinë, u mor peng dhe u tërhoq zvarrë nga

Me largimin nga drejtim i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka fituar lirinë, pasi ishte marrë peng më së shumti nga Sali Berisha e më pak nga Ilir Meta. Kështu tha i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj, duke u përgjigjur në lidhje me rikthimin e Ilir Metës në jetën aktive politike, i cili ka sulmuar vazhdimisht Lulzim Bashën.

Për Xhaferraj, as Meta dhe as Berisha nuk mund t’u tregojë askujt se kush ka të drejtë që të bëjë opozitë.

‘Të drejtën për ta kritikuar Bashën e kam unë dhe qindra demokratë të tjerë, ishte peng shumë i Berishës dhe më pak i Metës. Meta nuk ka të drejtë që t’ja tregoj askujt se kush bën opozitë. Në këtë konceptim Meta të bëjë opozitë me Edi Ramën po s’ka asnjë të drejtë që të tregojë se kush bën opozitë e kush jo. Lulzim Bashën kam të drejtë ta kritikoj unë.

U tërhoq zjarr nga Berisha dhe Meta. Humbi partinë por sot ka fituar lirinë. Nuk ka asnjë të drejtë. Berisha dhe Meta nuk folën asnjë fjalë atëherë. Për djegien e mandateve idenë e ka hedhur Berisha.  Nuk ka asnjë të drejtë të përcaktojë se kush bën opozitë dhe kush jo. Rama dhe Berisha për interesat e tyre iu ngulën thikën qytetarëve.’- tha Xhaferraj.

Deputeti demokrat tha se Sali Berisha nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet dhe se kjo nuk lidhet me faktin se ai është shpallur non grata, por me gjithë të shkuarën e tij politike. Xhaferraj tha se duhet një lidershpi i ri opozitar dhe ato nuk mund të jenë as Meta dhe as Berisha.

‘Berisha nuk e sjellë dot PD në pushtet, i duhet opozitës një lidership i ri që të krijohet energjia e nevojshme për të sjellë opozitën në pushte. Gjithçka tjetër është shumë zhurmë për asgjë. Protesta e 7 korrikut veshja e hallit personal me hallin qytetar. Berisha godet rininë, u thotë që ju nuk mundeni dhe ja po kthehem unë.

Lidershipi nuk mund të jetë as Berisha dhe as Meta. Duhet krijuar një platformë opozitare dhe një hark i gjerë opozitare. Ne jemi më të dobët nga pikpamja elektorale nga Berisha po jemi më të fortë për të paraqitur një alternativë.’- u shpreh Xhaferraj.
Duke u ndalur tek zhvillimet politike në lidhje me verifikimin e politikanëve të cilat kanë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit, Xhaferraj tha se është i domosdoshëm.

'Verifikimi i politikanëve është i domosdoshëm. Duhet të ndahemi nga e shkuara, me shprehje se ashtu ishte koha nuk mund të kalohet. Është momenti, nuk mundet shoqëria shqiptare të pajtohet pa u vendos drejtësia.’- tha Xhaferraj.

5 Komente

  1. k
    koli

    "Te lire" si Basha te duam dhe ty...palaco qe ke diskredituar PD-ne me gafat e tua qe jane te rralla ne kontinent.

    1. A
      Ardjan Turku

      Pse ky njeqelizori "përmirësoi cilësinë e diellit" dhe hapi negociatat "për sjelljen eshtrave te Ismail Qemalit" . Meriton te balsamoset I gjallë dhe te vendoset tek lulishtja e Akademisë.

    2. i
      ilir

      Te dobet nga ana elektorale?! Fuck off atehere. Ckerkon ne parlament kur elektorati qe te zgjodhi seshte me ty?!

      1. a
        arvanitasi

        o koli dhe te tjere, mos flisni ashtu per z. xhaferi, ju nuk e dini sa ka vuajtur familja tij ne komunizem, une i njoh nga afer, dhe keto flliqesira komuniste berisha dhe meta hiqen si anti komuniste, por me ne fund pisllekun tridhjetvjecar te ish sigurismave, po e crenjos amerika, rrofte usa, poshte simbolet e krimit dhe korrupsionit

        1. V
          Vranakonti

          E kame inat kete Ferdinand Xhaferrin per idiotlleqet e tija,por ama nje te vertete e tha: PD-ke i duhet nje lidership i ri. Me kuptimin se Sali Berisha nuk e sjell kurre PD ne pushtet ne kete gjendje te mjerueshme qe eshte sot.

          Lini një Përgjigje