Kuvendi i PD në 2 shtator, Basha zbulon logon

28 Gusht 2023, 12:53Politika TEMA

Kuvendi i PD në 2 shtator, Basha zbulon logon

Më datë 2 shtator Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Ky ishte ndër vendimet e para që mori kryesia e partisë fill pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar.

Mbledhja e organit më të lartë drejtues të partisë pritet të jetë një pikë kulmore e asaj se si do të jetë Partia Demokratike pa Sali Berishën dhe grupin e Rithemelimin dhe me dominimin absolut të Lulzim Bashës.


5 ditë para mbledhjes së Kuvendit janë zbuluar disa detaje. I pari që u zbulua ishte logo e Kuvendit.

E publikuar fillimisht nga Basha dhe më pas nga të gjithë deputetët mbështetës të tij, logo përmban siglën e Partisë zyrtare dhe një stilizim të shqiponjës së flamurit në ngjyrë portokalli.

Gjithashtu, bëhet me dije se vendi i mbajtjes së Kuvendit, ndryshe nga herët e mëparshme do të jetë Pallati i Sportit Asllan Rusi që pritet të krijojë mundësi për akomodimin e më shumë delegatëve të Kuvendit.

Ndërkohë sa i takon vendimmarrjeve të këtij Kuvendi, më të rëndësishme kanë të bëjnë me ndryshimet statuore, pritet të rishkruhen nenet që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e partisë.

 

3 Komente

  1. T
    Tit Vasili

    Kjo do te thote se logon e WC se vjeter ja lane Saliut , pra salehu nuk ka nevoje te krijoje nje te te , vetem nje simboleee duhet ndryshuar dhe e njeh ligji

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nure

      Tani fillon lona ( lufta ) 7 here 7 = 42

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        Mirë apo keq Basha është figura më gjithëpërfshirëse në PD. Kush vazhdon në rrugën e "non gratës" nuk ka asnjë shpresë. Kur Berisha të largohet përfundimIsht me foltoren e tij si nevojtore atëherë të gjithë do bashkohen me Bashën.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje