
Pas afro 60 minuta mbi çështjen Beleri dhe të Himarës, gazetari grek afroi një bashkëbisedim të ngrohtë me kryeministri Edi Ramën, kur e pyeti atë se a do ta pranonit Tony Blair-in si ndërmjetës midis jush dhe Mitsotakis, me qëllim kthimin e miqësisë.
‘Miqësinë? Nuk na duhet një anglishtfolës që nuk di as shqip, as greqisht, për të bërë bashkë një grek dhe një shqiptar, sepse, pastaj, kam frikë se problemin do e ketë Tony, jo ne.’- tha Rama.
Gazetari: Mendoj se shumicën e pyetjeve i bëra, por do të doja të bëja edhe dy të tjera. Është e mirëdokumentuar se keni një bashkëpunim politik me Tony Blair-in dhe Alastair Campbell-in. Do ta pranonit Tony Blair-in si ndërmjetës midis jush dhe Mitsotakis për të zgjidhur çështjen “Beleri”?
KRYEMINISTRI EDI RAMA: Po çfarë do të bëjë Tony Blair-i. Çfarë mund të bënte?
Gazetari: T’ju kthente sërish miqësinë.
KRYEMINISTRI EDI RAMA: Miqësinë? Jo, po ju them, dhe jam shumë i sinqertë për këtë, nuk kam asnjë lloj ndjesie të llojit “pse kam qenë mik me këtë njeri? Pse i kam besuar këtij njeriu?” Jo, e kam mik dhe i besoj. Ju thashë, politika mund të jetë një ndikim shumë i keq e, ndonjëherë, politika ka shkatërruar mendje shumë të bukura dhe zemra të mëdha…
KRYEMINISTRI EDI RAMA: Por nuk ndryshon ndjenjat e mia. Qirjakosi për mua është një udhëheqës modern dhe ajo çfarë po ndodh tani nuk është moderne, është antike dhe nuk duhet të ndodhë! Por nuk i di saktësisht motivet. Mendoj se kjo është shumë e thjeshtë, është shumë e thjeshtë dhe i gjithë ky dyshim, të gjitha këto teori konspirative, gjithë kjo ide e marrë se Himara është një arenë ku duhet të ndeshemi sesa grekë jemi apo sa shqiptarë jemi, e gjitha kjo nuk është e shëndetshme. Eshtë shumë e dalë boje.
Gazetari: Zoti Kryeministër, kjo është puna e Tony Blair-it, t’iu shpjegojë situatën të dyja kryeqyteteve
KRYEMINISTRI EDI RAMA: Qirjakosit? Nuk e di, nuk e di nëse mundet t’ia shpjegojë Qirjakosit, por nuk mendoj se na duhet një tjetër gjuhë në mes. Unë flas shqip, ai flet greqisht. Ai (Qirjakosi) flet anglisht më mirë se unë, por unë flas anglisht mirë mjaftueshëm, kështu që nuk na duhet një anglishtfolës që nuk di as shqip, as greqisht, për të bërë bashkë një grek dhe një shqiptar, sepse, pastaj, kam frikë se problemin do e ketë Tony, jo ne.
Nuk mendoj se Rama duhet te pranojne ndermjetes sepse jane Greket ata gjithmone kane pasur dhe kane qellime te erreta ndaj Shqipetareve dhe kesaj rradhe ata si te sherrexhi i perkedhelir i Europes do te beje te njenjtin avaz, nqs duan vertete miqesi duhet te heqin ligjin e luftes dhe te njohin camerine pa keto dy kushte nuk ka miqesi te sinqerte me ta…do te genjejme vehten me hipokrizite e padurueshme greke..
Po more ,po ai flet Anglisht ti po greku po Fuck off idiot
Duke lexuar (e rilexuar) pergjigjet e corapekuqit,nuk ka burre nene te besoi nese keto xhevaire dalin nga goja apo mendja e nje kyeshtetori!!?? Thjesht karlliqe, pordhe me rigon.... gezuar ramazonin.
Dhe mbase nese paguhet. Jam kurioz cdo dali ne letrat e kryeministrise kur te vije nje qeveri tjeter. Xhevahire....
Eni, deri sa eshte gjalle Sali Berisha dhe Ilir Meta, mos kerko nderrim pushteti ne Shqiperi. Me duket se ti pret topet e dashit se mos i bien por ato vetem nje pune bejne e nuk bien: ate qe beri Karaxhiçi me Sheqeren dhe Fatis Nano me Moniken kur i tregoi breket e saj Ilirit. Te tjerat i di vete ti se do jeshe pjese e te teres. Keq me vjen se demokracia do çaloje por faji eshte yti dhe atyre qe besojne verberisht si ti, pavaresisht aresyes.
Kot me kot ,,,,,
Ah Edi Edi e bere lemsh fare.Thjesht e bukur (per Shqiperine) nuk ekziston "çeshtja Beleri"! Te duhet nje keshilltar ekspert ???? [email protected]
Ajo dihet, ti do nje qe te flase turqisht per ndermjates. O Mero, por kaqe servile I lindure paske qene ore dite zi. Ne fillim na bere hero Salen sepse mendove qe nuk do te binte nga kali. Tani nga 7 artikuje qe ka gazeta, 5 jane te Rames si skenderbe.
Komente te shpellakve