Romano Prodi sulmon Francën: Nuk e kuptoj pse sillet kështu me Shqipërinë!

27 Gusht 2023, 11:40Politika TEMA

Romano Prodi sulmon Francën: Nuk e kuptoj pse sillet kështu me

Ish-kryeministri italian, Romano Prodi, thotë se Europës i duhet një pakt paqeje, por pengesë për ta arritur janë ndarjet e brendshme që ajo ka.

Në një intervistë për Avvenire, Prodi thotë se paqen e bëjnë të mëdhenjtë dhe në këtë pikë, roli i SHBA-së dhe Kinës është i pazëvendësueshëm.

Mund të dukem monoton, por nuk dua të ndryshoj asnjë rrokje në atë që kam thënë që në fillim: nuk do të kishte mundësi pa një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dhe kështu është edhe sot. Ne duhet të pranojmë se mbreti është lakuriq dhe të kemi parasysh epërsinë amerikane dhe kineze në botë: paqen e bëjnë ata që janë në krye.

Prodi thotë se paqja u intereson të gjithëve dhe nuk duhet parë kurrsesi si dorëzim apo pakt me djallin.

Paqja ka gjithmonë vlerën e saj në histori. Një nga gabimet e bëra deri tani ka qenë asociimi i kësaj fjale me një lloj pakti me djallin. Madje ka pasur një përpjekje për t’i cilësuar naivë ata që flasin për paqen. Qëllimi ynë duhet të jetë të reflektojmë se cilat janë kushtet për një paqe të mundshme, të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ish-kreu i Komisionit Europian thotë se kontinenti i vjetër duhet t’i japë një strukturë definitive kufijve të tij. Prodi e vë theksin te vendet e Ballkanit si pjesë e Europës dhe nevoja për një reformë institucionale të Unionit.

Që nga viti 2002 kam insistuar në atë që e përcaktova si një “unazë e vendeve mike” për t’u krijuar me të gjitha shtetet fqinje, të cilat mund të negociojnë marrëveshje dypalëshe me Bashkimin, të ndryshme nga njëra-tjetra, për të rritur rolin e tyre individual në një politikë fqinjësie që garanton stabilitet. Evropa duhet të jetë e ndryshme nga fuqitë e tjera botërore pikërisht për shkak të diversitetit të historisë përmes së cilës jemi formuar, pasi kemi kaluar tashmë dy luftëra shumë tragjike. Kjo është arsyeja pse nuk e kuptoj pse Franca në të kaluarën e afërt ka bllokuar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Prodi ndalet te Franca, si një “nyje” që pengon evoluimin e procesit evropian. Ai parashikon një Europë të drejtuar vetëm nga Gjermania: E gjithë kjo mund të bëhej brenda një dite nëse vetëm Franca do t’i vinte Evropës në dispozicion armën bërthamore dhe të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Përkundrazi, nuk e bën këtë, duke mbetur vetëm përballë telasheve në rritje me vendet afrikane të ish-perandorisë. Evropa duhet të pajiset për një rol të ardhshëm. Riarmatimi historik, i rëndësishëm i Gjermanisë do të ndryshojë përgjithmonë natyrën e kontinentit tonë, i cili deri tani është drejtuar nga motori franko-gjerman me një rol jo aq margjinal – në fund të fundit – të Italisë. “Bon gré” ose “mal gré”, me këtë ritëm Evropa në të ardhmen do të ketë një udhëheqës të vetëm: Gjermaninë.  Mbretëria e Bashkuar nuk mund të jetë, pasi ka dalë dhe tani është penduar për Brexit. Dhe Franca nuk mund të jetë më. Më vjen ndërmend ai përkufizimi i vjetër për ish-perandoritë si një shofer që drejton makinën duke parë vetëm në pasqyrën e pasme…

42 Komente

  1. B
    Bjeri se i bie bukur

    Pse u dashka te vendose Franca ne dispozicion te Europes armet berthamore qe i ka prodhuar vete, dhe t'u jape te tjereve te drejten e vetos ne Keshillin e Sigurimit? Qesharake. Llomotitjet e nje italiani pa vlere.

    Përgjigjjuni
    1. a
      asnjeansi

      Prodi , dy legislatura kryeminister i Italise dhe 7 vjet Kryetar i Komisionit te BE-se , mbi te gjitha nje mik i vjeter e i cmuar i Shqiperise , na qenka nje italian pa' vlere , i percaktuar nga nje "albanese di merda" , nje plehre e zagar rrugesh i felliqur . Langaraq .

      Përgjigjjuni
      1. F
        Franca filoserbe

        Franca gjithnje ka qene filoserbe.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond Vlonjati

          Prodi pavaresisht se eshte nje Politikan i vjeter dhe i nderuar , por nga menyra se si po flet per Francen tregon njefare Xhelozie qe Italianet gjithmone kane per Francen. Nuk ka kuptim ajo qe thote Prodi" qe Franca ti jape Bomben atomike Gjermanise " apo te tjereve, dhe ky mendim nga ana tjeter tregon edhe miopi politike. Sepse eshte Amerika ajo qe vendos kush duhet ta kete Bomben Atomike, sidomos brenda Natos. Dhe deri tani Gjermania eshte ndalur nga Amerikanet qe te armatosej, ndersa tani eshte lejaur e lire te armatoset . Por qe tani gjermanet nuk duan vete te armatosen sepse mbrojtjen ua siguorn Amerika, dhe ndaj edhe Trump ju tha qe " Mbrohuni vete".Mirepo gjermanet kane gjetur rehat qe ti mbroje Amerika dhe nuk duan te harxhojne para per Mbrojtjen. Ndaj ne kete aspekt Prodi flet sikur nuk e njef ceshtjen ne fjale , Kjo eshte cudi. Natyrisht qe sic po vijne punet Gjermanet kane ndermend te armatosen sepse tani edhe Amerika ju thote Amratosuni, ndersa ne lidhje me Armet Atomike, aty e ka fjalen Amerika, se kush duhet ta kete ne Europe dhe kush jo. Ndaj edhe ne kete rast Prodi eshte nxituar . Dhe nga ana tjeter ri-armatimi i Gjermanise qe do ndodhi patjeter, nuk do te thote se Franca do ngelet mbas , se Franca ka teknollogjine e saj Ushtarake te shkelqyer si ne avione, edhe kudo. Pra do jete gjithmone ne Europe ky motor i ketyre dy shteteve , pavaresisht se Gjermania mund t e jete pake me mire, Sipas meje ky eshte nje parashikim i dobet i Prodit ndoshta ngaqe ka ate xhelozine Italiane ndaj Frances

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jon

            @Raimond Vlonjati Pikerisht. Kam jetuar disa vjet edhe ne Itali dhe me pas ne France dhe kam venre re qe italianet shpesh flasin me mllef dhe xhelozi per Francen dhe jane te fiksuar pas nje "rivaliteti", pas te cilit fshihet nje lloj zilie. Ne France nuk ka aspak ndjenja te tilla ndaj Italise dhe e shohin me indiference. Sic e the dhe ti, persa i perket armeve berthamore, Franca si shtet gjithmone ka ndjekur nje politike te pavarur dhe sovrane, ndersa Gjermania qe pas luftes se dyte boterore, eshte mbeshtetur se shumti tek Amerika per mbrojtje, tek Kina per mallrat e lira dhe tek Rusia per gazin e lire. Jane dy drejtime politikash krejt te kunderta.

            Përgjigjjuni
        2. K
          K

          Mos u nxeh se te ra pjata nga lavamani po vazhdo laj

          Përgjigjjuni
          1. l
            lexuesi

            "asnjeanesi":Ke haruar ti vesh emrin qe me sigurin duhet te jete i tipit Genc Burimi,ne mos ai vete.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ines

              Shqiptari qe shan nje shqiptar tjeter zagar rrugesh i felliqur dhe "albanese di merda" se ofendoi nje italian, a thua sikur i ofendoi nenen...Shqiperi hesapi i thone kesaj

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ermal Labi na colja e vlores

                pergjigje me te mire smund ti japesh. Prob eshte se flet me kopetenca ky miku per ti qare hallin ivropit e frances, po ky se di ndoshta qe franca e ka "de juro" te drejten e vetes se armes berthamore pikerisht se eshte pjese e Europes, nga keta qe ai i quan "legena pipino" apo ndoshta edhe gjermanet. Keta duken si puna e atyre colarakve ne vlore, te pa shkolle, me koqe vetem posht, jo lart, te cilet per shkak te peshave qe smund te mbajne, krenohen me paaftesine e tyre! Gjthsesi, komenti juaj per te vleresuar, me zhgenjen qe mund ti japesh pergjigje nje komenti te tille. Respekte

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shqiptari i Ilirisë

                O të q....a Francën ty ore. Franca kurva kërkon të bëjë liderin në Evropë që s'ka bythë ta bëjë as ekonomikisht,as ushtarakisht dhe kërkon të imponohet me destruktivitet politik. Tamam një shtet i historikisht i poshtër kolonial që kudo ku ka shkelur e shkel ka mbjellë dhe mbjell vetëm luftë dhe mjerim.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mars

                  O "shqiptar i Ilirise" pse Italia nuk pushtoi vendin tend ore idiot?

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqip

                    Edhe Franca pushtoi pjese te Shqiperise ne L1B. Ne fillim, komanda franceze lejoi ngritjen e flamurit shqiptar ne Korce, por pastaj, me urdher te qeverise Franceze, e nderruan pllaken, duke ju dhene me shume perparesi pretendimeve te grekeve dhe per kete ekzekutuan patriotin Themistokli Germenji me akuza false, si dhe degdisen neper ishujt burgje te kolonive franceze qindra shqiptare atdhetare. Franca historikisht ka qene kunder shqiptareve dhe kete e ka treguar me vepra konkrete. Problemi i saj me Shqiperine dhe shqiptaret eshte se me vendin tone ne BE, ballanca e fuqise, qe edhe sot eshte me e rende ne anen e gjermaneve do te shkoje akoma me shume ne anen e Gjermanise, pasi dihet se shqiptaret jane filo-gjermane. Pushtimi gjerman i Shqiperise gjate L2B, i dobesoi ca keto lidhje historike, packa se komanda gjermane ne ate kohe, gjithmone ka pas deklaruar se ushtria gjermane nuk eshte ushtri pushtuese, por eshte aty qe te garantoje nje kalim te sigurte te trupave gjermane per ne veri te Europes. Bile ka nje fakt qe eshte zbuluar vite me pare, kur ditaret e ish ministrit te jashtem fashist te Italise, kontit Ciano u bene publike. Ne ato ditare, ish dhenderri i Musolinit, dhe ideatori i sulmit fashist te Italise mbi Shqiperine ne 7 prill 1939-ten tregon se Hitleri nuk ka dashur kurre qe Shqiperia te perfshihej ne lufte, por te qendronte asnjanese. Ciano shkruan,se Hitleri, eshte terbuar kur i kane raportuar se trupat italiane kishin sulmuar Shqiperine. Nuk mundet te harrohet se me nderhyrjen e Hitlerit, Kosova dhe treva te tjera qe sot ndodhen nen Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine e Veriut, ju bashkuan trungut te memedheut ame, Shqiperise. Hitleri ishte ai qe ishte dhe qe e dime te gjithe, por ai ishte politikan qe ndiqte interesat e vendit te tij qe u interesonin edhe shqiptareve. Nuk duhet harruar se ishte Austro-Hungaria dhe Gjermania ato fuqi europiane qe se bashku me SHBA-ne, ndikuan per krijimin e shtetit shqiptar, qe i kane bere shqiptaret te jene filo gjermane e filo amerikane. Franca keto gjera i di shume mire, prandaj eshte mbeshtetese e Serbise dhe Greqise. Jane thjesht interesa politike te politikaneve franceze.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mars

                      O shoku, nuk po them qe Franca nuk ka pushtuar e zaptuar se ka pas perhapur kolonite nga Kanadaja dhe Amerika ne Afrike; po them qe edhe Italia dhe shtetet e tjera te medha europiane kane nje te kaluar historike pushtimi dhe shtypjeje ndaj vendeve te tjera.

                      Përgjigjjuni
                2. N
                  Ndryshe

                  O injorant, si guxon te tallesh nje qe ka drejtuar evropen. Apo ti nga divani e njeh me mire evropen. Mendje tredhur.

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .

                    Bjeri se i bie bukur leshqen…

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      dedegtivi shtetror

                      Hahahahaha epik ky komentuesi Francez,Sec kam nje bindje te plote se i perket batalionit te Sali Amenit

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje shqipe si puna jote.

                        Sa bukur qe ke fol o “Bjeri se i bie bukur”!!! Vetem ne 4-5 rreshta ke hedhur poshte teza strategjike qe njerez si puna e ketij Prodit, vec sa i perflasin, se ne fakt jane te analizuara e sintetizuara nga institucione e pole ekonomike e politike. Bravo shqipe! Ne kete te Diele te bukur, ne vend qe te merresh me familjen a me veten, vlereson se ke inteligjencen e nevojshme dhe pergatitjen e duhur per tu marre me BOTEN! Te falenderoj qe me lehteson te kuptuarit se perse dreqin jemi prapa saj! Zoti te dhente shendet se mendjes vk!

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Elton

                          Avash ore se terbove emigrantet e Italise neper komente...

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            preshevali

                            Dhe unë nuk e kuptoj se pse kur Gjermania eshte ne gjendje per 12 orë ta beje ate, epersia teknologjike gjermane kundrejt asaj franceze eshte si dita me natë. Sa i perket paqes ndoshta edhe ka te drejtë por se ajo eshte stagnim, lujfta eshte gjenerator i zhvillimit ekonomik. Angëlsaksët nuk munde te jetojnë ne paqe, kan shpirt luftari, e luftat me te pergjakshme i kan bere bile mes vete keshtu qe paqja per ta eshte e pakuptimtë. Dhashtë Zoti e u bashkofshin, te pakten qe ti shkerdhejnë francezët esllavët, me gjith se edhe ne nuk do ta kalonim me mirë po bile me një Dunja si thot populli.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Enis

                              Gjermania te terhiqet nje here nga gazi rus o Preshevali se ka ngelur si lypesja e Rusise, pastaj te ndertoje per 12 ore arme berthamore. Edhe po u shkerdhyen francezet dhe sllavet sic enderron ti ne gjume, Shqiperia prape mut do te ngelet sepse muti po e drejton.

                              Përgjigjjuni
                          2. M
                            Multipolar Bota

                            Shpërbërja e Unionit Europian , nder e favor për cdo shtet indipendent Europian. POSHTË PADRONËT

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mirmroma

                              Padronët e sat motre, rrotë kari ti dhe Trump. Shko qiu tek rusët.

                              Përgjigjjuni
                            2. E
                              Emigranti

                              Shume bukur, dhe shume realist Prodi. Politikan i pjekur qe duhet degjuar.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiptari

                                Po Italia pse e pushtoj Shqiperine? Kokeqyp. Si Italia si Franca jane vende kolonizatore. Qe vjedhin dhe jetojne ne kurriz te fukarejve te Afrikes duke i grabitur burimet e tyre natyrore.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Milan

                                  Poshtë fashizmi! Poshtë duçja! Poshtë taliani!.????

                                  Përgjigjjuni
                                2. S
                                  Saimir

                                  Mjaft me keto e ka fajin Franca, e ka fajin Holanda, se te gjithe e dime qe Shqiperia nuk i permbush standardet per te hyre ne BE me keto hajdute qe e drejtojne, si nga e majta dhe e djathta.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. W
                                    Wolf

                                    Bravo, ti e ke kuptuar si duhet. Me te hequr qafe keta hajdutet e brendshem do shpetojme se do na marrin ne mbikqyrje keta hajdutet e jashtem qe kane shekuj qe vjedhin dhe skllaverojne ku munden ne te gjithe globin, kudo qe gjejne naive si puna jote qe per inat te vjerres shker.... me mullixhiun.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. j
                                      juristi

                                      Me bukur se i je pergjigjur ketij idjotit Saimir nuk behet. Ne nje kohe kur Serbise, qe shkaktoi 3 luftera te pergjakshme ne Ballkan, ju hapen negociatat e anetaresimit pa plotesuar as kushtin themelor qe te mos kete pretendime territoriale me fqinjet, Shqiperise i viheshin kushte pas kushtesh. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe qe ka bere vetingun e gjygjesorit, kur asnje vend tjeter qofte edhe anetar i BE-se apo kandidat nuk e ka bere. Perafrimi i legjislacionit tone me ate te BE-se eshte bere vite me pare dhe cdo ligj i ri qe del, behet duke u konsultuar me specialistet legale te BE-se. Shqiperia ka plotesuar cdo kusht qe i eshte vene dhe e meritonte qe ti hapeshin negociatat, shume me para se sa edhe disa shteteve qe sot jane anetare te BE-se, si Rumania apo Bullgaria, pa folur per Serbine apo Malin e Zi. Pretekset qe perdoreshin per te mos bere hapjen e negociatave, ishin pregatitur ne prapaskene nga guzhina e Sharl Elizese ne Paris, qofte kur keto deklaroheshin si argumente franceze apo hollandeze.

                                      Përgjigjjuni
                                  2. L
                                    Labeati

                                    Lexoje prape qe ta kuptosh jo kushdo e kap menjehere

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fatmiri Pensionist si Prodi

                                      Zotni Prodi,nes ka lexuar pak histori njerzimi ,e di mire se francezet jane perkrahesit e vetem te sllaveve ne Europe.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Asd

                                        Jo , bre Fatmir , ku ka lexuar Prodi histori , jà po pret te mesoje historine nga ty . O , pika , more hajvane .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Asd

                                          Jo , bre Fatmir , ku ka lexuar Prodi histori , jà po pret te mesoje historine nga ty . O , pika , more hajvane .

                                          Përgjigjjuni
                                        2. N
                                          Noci

                                          Problemi nuk qendron aq shume tek Franca e cila ma sa duket nga problemet e brendshme me te huajt por qe kane nenshtetesi bile edhe kombesi franceze e kane dobesuar mendjemadhësinë franceze,por Franca gjithsesi mbetet e dyshonte ne maredheniet me Sllavet qe dikur frikesonin dhe Hitlerin.Gjermanise duhet t'i heqin sanksionet e vjetra te armatimit pas luftes se dyte.Fuqia gjermane e ka tmerruar gjithmone Rusine.Le t'a marrim me mend nje NATO me Gjermaninë e armatosur mire

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Asd

                                            Mos ngaterroni modestine me lartesine e mendimit. Prodi eshte nje politikan gjeni, liberal dhe njohes shume i mire i ekonomise.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. o
                                              ome 69

                                              Artikulli s'ka lidhje me titullin.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Toni

                                                E thjeshte, Franca eshte aleate e Rusise, rrjedhimisht vend jo mik i yni.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Aleksander

                                                  Romano Prodi eshte Mik i mire i Shqiperise dhe i Shqiptareve. Respekt per Romano Prodi.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pashai

                                                    Franca ka ndërruar vetëm fytyrën e imperializit, ndërsa metodat janë të njëjta! Me këtë kam parasyshë rreth 200 milion Afrikan në rreth pesëmbëdhjetë shtete të cilët skllavërohen dhe sot nëpërmjet sistemit të njëjtë financiar CFA e cila kontrollohet nga Banka Qëndrore dhe Ministria e Financës së Francës.... e njëjta gjë po ndodh dhe në vëndin tonë nëpërmjet kompanive si Shell.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Pirdh se te degjoi Franca

                                                      Pirdh, pirdh

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. L
                                                      Lushnja

                                                      Atehere sqarojme z.Prodi , mikun e madh dhe te sinqerte te shqipetareve ! Napoleon Bonoparti Duke qene shqipetar ne gjak ua ka lene brezave franceze amanet qe te urrejne shqiptaret sipas townies se fameshe, qe shqiptaret Jane armiq te shqiptareve .Nga Loni e kemi kete te keqe .Napoloni se ne lushnjaret I themi Loni per kollajllek

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. V
                                                        Vlonjati

                                                        Franca eshte nje kurve e vjeter qe nuk ka me pulpa ne trup. Historikisht ka qene kunder Shqiperise dhe ka qene pro serbe dhe pro greke. Jane robeqira, funderrina te BE-se. Nje shqiptar e ka te pamundur te marr letra franceze, ndersa nje afrikan e ka shume te thjeshte.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Ah mor Prodi...

                                                          Bravo o Prodi, foli pak Frances se vetem ajo po na pengon neve te hyjme ne BE. Jemi lule fare nga te gjitha anet, si per droge, dhe per azile, dhe per korrupsion, dhe per vjedhje tenderash, dhe per politikane hajdute... vetem Franca na e prish. Te lumte o Prodi, do te ftoje Rama per ca dite ne Vlore dhe do te tregoje ndonje video me italiane, se hodhen nje qese patatinash ne rruge dje dhe u kapen ne kamera.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje