Ish kreu i PD: Në Kukës, oligarkët vendosin kandidatët për kryetar bashkie

26 Gusht 2023, 20:10Politika TEMA

Ish kreu i PD: Në Kukës, oligarkët vendosin kandidatët

Ish kryetari i PD në Kukës, Ibsen Elezi ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për zgjedhjet në Kukës. Elezi tha se nëse PD nuk bëhet bashkë nuk do mund të fitojnë. Sipas Elezit, Basha dhe Berisha po lënë jashtë politike pjesën më të mirë të PD.

“Nëse nuk bëhemi bashkë, nuk fitojmë dot. Gafë e opozitës që nuk u ulën të diskutojnë. Në Kukës ka kohë që flitet se pak a shumë oligarkët në qendër i përcaktojne se kush janë garuesit. Procesi që do zhvillohet nesër nuk do jetë frytdhënës. PD të paktën deri në 2013 ka pasur një organzim shumë të mirë.

Ndër vite PD paska qenë shumë e fortë. Ti thuash votuesve të tuaj që janë vjedh votat është thyer besimi. Në gjithë këto vite PD është shkërmoqur. Strukutralisht Rama nuk është aq i fortë. Fakti që PD është më i dobët strukturalisht nuk do thotë që Rama është më i fortë. Një ndër gjërat më qesharake të Bashës ishin revolucionet e tij. Njerëzit që protestojnë kundër qeverisë duhet të kenë kartë morale, kështu mund të rrëzohet.

Ata që do shkojnë tek partia e Berishës do shkojnë tek partia e Berishës, jo tek Partia Demokratike. Basha dhe Berisha po lënë jashtë lojës pjesën më të mirë të politikës në PD, pasi nuk duan as njërën palë. Të rinjtë dështojnë në politikë se nuk kanë terren. Basha dhe Berisha nuk lejojnë të konkurojnë frymat e reja. Rruga që po shkon partia demokratika është drejt copëzimit”, tha ndër të tjera Elezi.

2 Komente

  1. Ibsen , Berisha t’ë mundi me votë .

    Ibsen , ti nuk mund t’ë flasësh kundër partisë të Berishës , si ç’ke qef t’a quash , sepse Doktori u zgjodh me garë me votën e demokratëve , apo harove që dhe ti u bëre pjesë e saj , garës dmth, megjithëse ishe i bindur në humbjen e sigurtë , po thjesht , për t’a paraqitur para opinionit që PD-ja , Rithemelimi apo Foltorja e Berishës , gjithmonë sipas teje , është parti qe respekton garën , votën e lirë e tej e tej .

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Ashtu ju pafshim, të shqyer dhe të fundosur si mallkimi që meritoni si vemje të sigurimit të shtetit që kthyet pllakën e u bëtë të gjithë demokratë. Plera!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje