Demokratët nuk meritojnë të jenë pengje të Sali Kullës, Berisha po bashkëpunon me Ramën dhe në Kukës ku kandidon nipi i një oligarku

25 Gusht 2023, 17:42Politika TEMA
Demokratët nuk meritojnë të jenë pengje të Sali

Nga Roland Bejko*

Demokratët dhe qytetarët e Kukësit, prej disa ditësh po u bënin thirrje gjithë partive opozitare që nëqoftë se donin vërtet t'a fitonin bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e pjesshme vendore, ata duhet të bashkoheshin rreth një kandidati të vetëm, duke ofruar si zgjidhje z. Arif Rexhmati, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, si figurën më potenciale që mund ta çonte opozitën në një fitore të sigurt. Por, ata u refuzuan sot në këtë ide e në këtë dëshirë, nga Sali Kulla.

Non Grata, e ka ndarë mendjen. Ai, si zakonosht, në një monolog me gazetarët, përsëriti refrenin e vjetër se më mirë bashkëpunon me Ramën se me këdo që mbështet, sipas tij, "Lul-Bravën".

Dhe në këtë që thotë, ne e besojmë. Sali Berisha është i sinqertë. Bashkëpunimi i tij me Ramën nuk shtrihet vetëm tek lejet e ndërtimit që ky i fundit u jep familjarëve dhe ortakëve të familjes së tij, apo dhe oligarkëve që i kanë si bankomatë të përbashkët, por edhe në garantimin e një pushteti të përjetshëm duke e mbajtur opozitën në një gjendje armiqësore e të ndarë mes vetes.

Në deklaratën e sotme Sali Berisha, bëri të paditurin se z. Rexhmataj, një demokrat me vlera të larta qytetare, është drejtuesi lokal i Partisë Demokratike. Me këtë rast, ai u shoi çdo shpresë bashkëpunimi në nivel vendor faktorëve opozitarë të Kukësit,  duke u hequr atyre mundësinë të ishin fitues në garën për kryetarin e bashkisë.

Kështu, midis Arif Rexhmatajt e demokratëve të Kukësit, Sali Kulla zgjodhi bashkëpunimin me Edi Ramën duke i garantuar kandidatit të tij sërish fitoren në tavolinë, për më tepër që kandidati socialist është i afërmi i një oligarku ku piktakohen elitat politike të dy palëve në ortakëri.

Sot është rasti që demokratët ta kuptojnë se hallet e Sali Kollës janë krejt të ndryshme nga hallet e tyre. Shqetësimet e Sali Nongratës, janë krejt të kundërta nga shqetësimet e atyre që vuajnë në kurriz padrejtësitë dhe abuzimet nga pushteti i Edi Ramës, ortaku i Sali Kullës.

E, nëse demokratët varfërohen përditë e më shumë, përditë e më shumë pasurohet Sali Kulla e familja e tij.

Në Kukës, me fitoren e kandidat socialit, Saliu dhe oborrtarët e vet dalin të fituar, si në Shkodër me Becin e tij. 

Demokratët?  Të humbur, natyrisht!

Ndaj e vetmja zgjidhje në këtë situatë të vështirë për demokratët, Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare, është ndarja përfundimtare nga Sali Kulla, dhe bashkimi një orë e më parë nën siglën e Partisë Demokratike edhe një herë siç kemi qenë para se non grata të në ndante më dysh, si e vetmja mundësi reale për t'u rikthyer në alternativë pushteti duke u çliruar nga barra e një udhëheqësi të refuzuar nga Perëndimi që e ka cilësuar atë si minues të demokracësë, pengues të drejtësisë së pavarur, dhe të korruptuar familjarisht.

Demokratët nuk meritojnë të jenë pengje të Sali Kullës, ata janë aq inteligjentë sa ta gjejnë vet rrugën e tyre të së ardhmes.

Besoj, sot morën përgjigje përfundimtare prej non gratës të gjithë ata politikanë të lartë që pretendonin bashkim midis demokratëve me atë në krye. Moskuptimi i këtij fakti nga kushdo që merret me politikë, mendoj se është, nëmos marrëzi, të paktën naivitet.

*Sekretar për Vetqeverisjen Vendore dhe Decentralizimin, pranë PDSH.

4 Komente

  1. S
    Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

    Prostituta Kombetare Sali Doktor Mortja Qoftelargu Sali serbi Baba i Xenit

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anthropology Data's

      Sa I ngjet karit ky Bejko!! Edhe Mero tullac eshte po me karin ska lidhje si portret. Ky Bejko duhet te futet ne anatomy tek kapitulli " organet e jashteqitjes" kapitulli " loqja". Urgjent

      Përgjigjjuni
      1. F
        FCB

        Shko e re bythqire lulishtesh.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Indinjata

          Ore Roland mos ngatero "demokratet" me anetaret e partise demogrfike!Po me the nje emer qe shquhet si demokrat ne kete partiçke bajraktaresh do te te kerkoj falje!Ndaj mos e ndyej kete terme "demokraci" sepse vaj hallit ku do ishte bota demokratike sot nese kjo lmevizje dhe llumi i shoqerise shqipetare quhen perkatesisht demokraci dhe demokrate!Qe ketu fillon pengmarrja e ndryshimeve ne Shqiperine e pasviteve 90-te !Ndaj edhe intelekti i ketij populli nuk ju pranon me sepse jene nen nivelin mesatar te shoqerise!Ate qe i keni bere ketij vendi as pushtuesi nuk arriti tia beje.Nese pretendon qe nuk bene pjese ne kete llum,shkeputuni pres saj krijoni nje alternative bindese me nje program te qarte ku votuesi te jete me bindur qe ka dhe nje alternative tjeter per te drejtuar kete vend !Ndryshe kjo lufte qe bene edhe Ju,quhet "lufte brenda llojit"!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje