“Sterilizimi një nga punët më të bukura që kemi bërë”, Rama: Pushteti është kafshë e egër, kush nuk i reziston tundimit, do paguajë

25 Gusht 2023, 13:50Politika TEMA

“Sterilizimi një nga punët më të bukura që kemi

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me arrestimet për koncesionin e sterilizimit.

Rama u shpreh se ajo është një nga punët më të bukura që ato kanë bërë e se nëse në procesin e asaj kontrate individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin do të paguajnë.

''100 here të kthehesha mbrapa do të mbështetja këto partneritete publike private që kemi bërë pasi veprat janë ato që mbeten. Ndërkohë që problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë jo ata që nuk kanë gjë në dorë.

Kur ne e kemi bërë reformën në Drejtësi, kur kam thënë se dua një drejtësi që të godasë majtas dhe djathtas dhe të ecim drejt nuk kam bërë propagandë por e kam ditur këtë që vjen. Se kam ditur se kujt do ti ndodhë, por e kam ditur që do të ndodhë. Janë shumë më pak se sa socialistët dhe janë asgjë, ata që janë në burg në raport me fuqinë e PS-së.

Sterilizimi një nga punët më të bukura që kemi bërë. Mos më pyesni mua shkoni pyesni në spitale. Kam marrë mesazhe pa fund. Me atë kontratë dhe atë transformim kemi ndryshuar shëndetësinë shqiptare në hallkën e vet më delikatë qe janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve.

Nëse në procesin e asaj kontrate individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin dhe atdheun, do të paguajnë. Pushteti është një kafshë shumë e egër, është e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta.

Ka disa që nuk i rezistojnë tundimeve. Ne zgjedhim në bazë të asaj që dimë, pastaj në proces njerëzit janë natyra të ndryshme. Përgjegjësia është individuale'', - tha Rama.

16 Komente

  1. k
    kunder.

    ca idioti eshte o e mjera shqiperi. ajo kontrate eshte fallsifikim fryrje shifrash dhe fitime te medha per marresin dhe gjykata shprehet te anullohet se eshte ne dem te shqiperise ky pa pike llogjike thote me patyrpesi eshte mrekulli. cmenduri dhe nje te cmendur ne krye. jo me kryeministra artista aman dhe as doktora. duhet te sanksionohet te jete vetem ekonomist.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Daullxhiu

      Puna me e felliqur qe ke bere o hu haleje.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        O njeri...ministri jot I shendetesise eshte I implikuar, zv ministri firma private...kush ngeli atehere? Individuals thote....jane te gjithe o njeri. Pune e bukur por pa gare dhe shume e shtrenjte.

        Përgjigjjuni
        1. a
          agron

          vertete qe na ka bere hajer me sterilizimin ne spitale

          Përgjigjjuni
          1. C
            Centrali Berthamor

            Kur drejtohet nga kafshë dhe të babzitur, natyrisht që çdo pushtet kthehet në kafshë. Por kjo nuk të jep të drejtën të gënjesh dhe të justifikohesh. Metodat e kafshërisë ti i di shumë mirë. Kështu edhe ata që u ke varur mëlçitë në qafë. Politika nuk ka moral. Por ti je politikani më i paskrupullt dhe një vrasës gjakftohtë. Parardhësi yt është po ashtu shembulli i kafshërisë shqiptare kur i jep pushtetin. Por ai e ruante klanin dhe shpërndante disa thërrime. Jam i sigurtë që pas 30 vjetës Zaho jot do të turpërohet të të përmendë si ish kryeministër.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Alvin

              Shume e drejt ajo qe po thot kryeministri jone ka shume te drejt ne ate cfare po thot.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sidrian

                Kohet kane ndryshuar cdokush qe ka shtyper kete vend dhe ka bere padrejtesi do paguhet nga tr gjithe nga i pari deri tek i fundit.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Indinjata

                  Jam plotesisht dakort me çka deklaron kryeministri Rama,veçse do te doja te dija :Kush i zgjedh keta kanibale sitemi apo drejtuesit e larte te ketij shteti!Sterilizimi eshte verete per tu pergezuar por jo per popullin por per nje pakice qe kane kapur perfyti kete vend e popull!Pergjegjesia eshte individuale thekson Kfryeministri,atehere i bie qe njesoj paskemi pergjegjesi ne kete zallamahi,si individi qe mezi ngrys diten dhe ata qe pasi pijne gjakun e ketij populli çdo dite pasi jane bere pasaniker e miliarder po u proçeduan (pasi perfliten çdo dite per afera)mbakerkan pergjegjesi personale,ku ka edhe nga ata qe zotrote u ke rekomanduar qe te hane pensionin(i thençin) rehat edhe pse kane vrare,vjedhur e pronesuar gjysmen e Shqiperise qe vete Ju z.Kryeminister ua keni propozuar kete rruge,ndoshta te rekomanduar nga ata qe ju dirizhojne skematikisht.Ju harroni nje diçka kryesore qe ju ka zgjedhur ky popull e qe fatkeqesisht ju punoni per brezat qe vijne duke ndryshuar vendin e nepermjet saj dukemos harruar emrin tuaj personal!Ne tere vendet e zhvilluar eshte bere njeriu pas vendi ku veçese ketu po behet gjithçka per te ndryshuar vendin e pasketaj nese behet edhe njeriu!I bere ishte vendi edhe para 1990 por u shkermoq sepse sistemi i kaluar kishte punuar vetem per kryeqytetin duke lene pas dore njeriun e zakonshem te qyteteve e fshatrave te Shqiperise deri sa gjithçka u shkermoq e sot nuk ekziston me asnje gjurme!A mos valle do vije nje dite dhe perseri do te shkermoqet ky vend ,pasi padrejtesia mbizoteron kudo!Sistemi kapitalist fillon nga ekonomia e tregut ku te gjithe qytetaret startojne njesoj dhe jo si ketu qe nje grusht qe paten guximin e mundesine kane perfituar gjysmen e trojeve e pasurive ne kete vend e ku kjo "ekonomi tregu" nuk eshte startuar e njejte per cilindo por per disa qe rrembyen gjithça duke u bere pronare e te zot te trojeve qe nuk u takojne ,tashme dhe me ironikja duke dhe i çertifikuar duke u rrembyer pronat pronareve te ligjeshem!Ndaj dhe nje dite si ne vitete 90 nuk eshte e papritur!Mos harro qe ky popull e ka memorrjen shume te shkurter dhe ç'do gje te ndertuar me hajni e maskarallek e per rrjedhoje ,vjen nje dite e gjithçka i renohet papritmas e sistemin kapitalist e rifollojme nga e para duke ndryshuar rolet.Pyetja e fundit eshte kur do punohet te behet njeriu z.Rama sepse pas fatkeqesive natyrore qe jane te paparashikueshme eshte qenja njeri!

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    rea

                    vendim mjaft i drejte nga ana juaj kryeminister

                    Përgjigjjuni
                    1. n
                      nena

                      kushdo qe ka abuzuar me punen sot merr denimin qe meriton

                      Përgjigjjuni
                      1. j
                        jona

                        le te vuajne denimin per ato ca kane bere ne te kaluaren

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skraparliu

                          O RAMA leri perrallat te DHJEVSHA JURISTET qe ke ke 10 vjete ne pushtet asnje nga opozita nuk i ka hyre nje gjembe ne kembe deri tani ose thuaj qe ata nuk kane vjedhur por kemi vjedhur ne a i shikon denoncimet e gazetareve qe shkruajne se SHKELZENI me KLODIN AMERIKAN u kane qire nenen ketyre koncensiove qe mburr ti juristet e tu rruajne kokat ose lulyhen me xhele dhe asnje pune.juristet e opzites ju qine nenen po ju cojne nje nga nje ne qeli veri ne pune pastaj thuaj SPAKU majtas djathtas po tallin koqet juristet dhe ekonomistet tuaj ose jane te kapur nga OPOZITA.

                          Përgjigjjuni
                          1. g
                            genci

                            Qeveria e Rames ka bere nje pune vertete te mire per Shqiperine

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              sapa

                              Mos ofendo kafshet por ata qe kane ne dore pushtetet dhe bejne cfare te duan me kete popull prej 33 vitesh!

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jim

                                Zoti Rama...duhet te forcojme kulturen e punes nepermjet disiplines dhe jo kulturen e lekut, braktisim menaxhimin nga shteti dhe mbeshtetemi tek privati me dhjetra here me te shtrenjte

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Real

                                  Kur kam kerkuar drejtesi thote ky deliranti. Po kush je ti qe po e personalizon reformen ne drejtesi. Grekut i thote qe mos i merr gjerat personale. Hipokrit dhe delirant i neveritshem.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje