PS zgjedh kandidatin për kryetar bashkie në Kukës

24 Gusht 2023, 19:59Politika TEMA
PS zgjedh kandidatin për kryetar bashkie në Kukës

Do të jetë prefekti i qarkut të Kukësit, Albert Halilaj, i përzgjedhuri i Partisë Socialiste si kandidat zyrtar për kryebashkiak të Kukësit, në zgjedhjet që do të zhvillohen në 24 shtator.

Asambleja e PS në Kukës është mbledhur këtë të enjte dhe ka miratuar kandidaturën e Halilajt për zgjedhjet e pjesshme, që do të mbahen pasi Safet Gjici dha dorëheqjen për shkak të video-skandalit seksual, të filmuar në zyrën e tij.

Drejtuesi politik i qarkut të Kukësit për PS, Pandeli Majko e ka njoftuar përzgjedhjen e kandidatit nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë! Vështirësia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!”, shkruan Majo në Facebook.

Ndërkohë në kampin e të djathtëve është ende e paqartë se cili do të kandidojë.

Dega e Partisë Demokratike zyrtare në Kukës, e drejtuar nga Lulzim Basha ishte e para që bëri thirrje për bashkim rreth një kandidati për kryetar bashkie, duke propozuar emrin e kreut të saj, Arif Rexhmati.

Ndërkohë, ditën e djeshme Rithemelimi i Sali Berishës ka publikuar emrat e 6 kandidatëve që do të garojnë mes veti në një process Primaresh për Kukësin.

Emri i Arif Rexhmati çuditërisht shfaqet edhe këtu, ndërsa kandidatët e tjerë janë Ardian Elezi, Ylber Zeneli, Uran Cengu, Gëzim Shehu dhe Emri Vata.

Një emër që diskutohej si kandidat i mundshëm ka qenë edhe Admir Sinamati, i cili kandidoi përballë Safet Gjicit në zgjedhjet e 14 majit duke i humbur ato, por ai ka vendosur që të tërhiqet nga gara.

15 Komente

  1. E
    Eri

    Mitmarrës tek tatimet e Tiranës, uroj që mos fitojë.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      O moj rrodhe ku na mblodhe. Saliu nuk di shqip. Ai di vetem malokshe.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodran prej Puke

        Po nuk eshte budalla Sinamati me u marre ma me tane at' berllok qe e ka mblu ate vend......

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qyjtetari I Kukesit

          Djale me vlera , me nje familje shume te respektuar ne Kukes, Do fitoje bindshem Berti. Eshte nje njeri shume i rregullt dhe eshte kenaqesi per ate zone. Ndersa per ate komentuesin (ERI) dukesh qe je nje shpifes i PD. Suksese dhe fitore Bertit

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri

            Mire o shoku mire, shpifes jam i PD-se dhe pse votoj PS-ne prej 20 vitesh. Jam deshmitar kur ka kerkuar lek per kontrollin tatimor.

            Përgjigjjuni
          2. Q
            Qytetari Kukes

            Albert Halilaj eshte nje djale i perkryer dhe nje eksperience te gjate ne administrate, njeri i paperfolur per asnje gje.Kryesorja per Kuksianet eshte qe Berti banon ne Kukes . Fitore dhe besoj shume qe ne Kukes do votohet nga te dy kampet politike.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cecua

              Po ky si e ka emrin safet dyshi i rilindjes te haleve

              Përgjigjjuni
              1. q
                qyfyre rilindjote

                ...dhe Berti i Halilajve eshte betuar solemnisht, se breket do ti mbaje me ushkure sigurisht / belane ka gjetur ky Rama i shkret, kandidatet rilindjote i dalin me pas per Ibret ..

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rezi

                  Do gjeni bishta ju horrat och Berishës, se kështu ju ka mësuar ai që të bijtë u pasuruan me mitmarrje, ryshfet. Djalë shumë i mirë e punëtor. Urime!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klajdi

                    Suksese dhe fitore

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirana

                      Safi turk kur e sheh dhe pastaj themi qe jemi pellazge...rrace barbare osmane.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        paemer

                        nga derri ne derr ,vetem derra ka ai vend majtas djathtas ......

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alban Luma

                          Jane kater banda qe veprojne rehat ne Kukes prej vitesh pa i trazuar nga askush. Ato jane banda e A.O, B.G, R.D, G.SH te cilet kane qeverise ne Kukes dhe do qeverisin prape. Vetem ne kohen e Safetit nuk munden se ai kishte banden e tij. Ne kohen e Safetit ka qeverise nje bande, tani do qeverisin kater. Per hajer na qofte. Kuksianet si gjithnje me placka ngarkuar

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Enio

                            Dmth, ketij do i bejne gojore tani ne zyren e bashkise?

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Adriatik.

                              Berti bibilushin e ka.Neqoftese ndonje kurve e PD(zyrtare,rithemelim) dhe LSI i ha gopi Berti ti kryeje sherbimin ,por jo ne zyre se ka vende plot Kukesi.Edhe meshkujt e tyre kenaqen nga sherbimi i Bertit.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje