Zgjedhjet në Kukës/ Bejko: Foltorja e përjashton mundësinë e daljes me një kandidat. PD e ka kryetarin, të mbledhë kryesinë

24 Gusht 2023, 14:44Politika TEMA

Zgjedhjet në Kukës/ Bejko: Foltorja e përjashton

Anëtar i kryesisë së PD-së, Roland Bejko tha se Foltorja e Sali Berishës e ka përjashtuar mundësinë e daljes me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet në Kukës për sa kohë do të mbajë edhe procesin e Primareve për të dalë me një kandidat.

I pyetur  nëse do të ketë një kandidat nga ana e PD për Kukësin, Bejko tha se partia tashmë e ka një kryetar dhe se i takon atij që të mbledhë kryesinë për të diskutuar për këtë gjë.

“Jo nuk është mbledhur kryesia e PD-së për një vendim të tillë dhe tashmë partia e ka një kryetar. Dhe sipas statutit është kryetari që duhet të thërrasë mbledhjen e kryesisë. Në fakt jemi të angazhuar me përgatitjen e Kuvendit që mbahet më 2 shtator, është një grup prej 7 vetash që merret me hartimin e statutit të partisë që do të prezantohet me 2 shtator pas miratimit në kryesi.

Unë nuk kam informacion të paktën por do të ketë një qëndrim zyrtar të PD për zgjedhjet në Kukës. Ndoshta me aq sa kam ndjekur, është qëndruar në variantin që dega lokale e PD aty me fraksionin tjetër që ndjekin nga pas Berishën, ndoshta mund të gjenin një të përbashkët.

Por fakti që Foltorja ka ecur përpara dhe ka shpallur datën e primareve për kandidatin, domethënë se ata se ata e përjashtojnë çështjen e gjetjes së një kompromisi lokal për të dalë me kandidat të përbashkët.

Unë personalisht kam qenë dhe jam, përderisa u ndamë u ndamë, dhe për aq kohë faktori që na ndau është aty, na ndau Berishizmi edhe e shkuara. Akuzat janë të forta për një udhëheqës politik sidomos nga SHBA dhe Britania e Madhe.”, theksoi Bejko në një intervistë për “Tirana Live”.

4 Komente

  1. l
    lili

    Landi qe mori 4% me gjithe parti/lol

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      Ore Bejko po si nuk keni turp që mendoni për zgjedhjet në Kukës?Ju jeni për tu mbytyr në Lana bashkë me ujrat e zeza.Po çfarë kuptim kanë zgjedhjet kur ju akoma nuk dini se kush është partia dhe akoma këtu e dy vjet shani e mallkoni njëri tjetrin.Pari demokratike nuk do ketë më sepse 33 vjet jeni të njëjtat fytyra të zgjebosura që populli nuk vjen më pas.Asgjë nuk keni ndryusguar në parti.Rama mirë apo keq ka bërë ndryshime kudo në qeverisje në institucione në ekonomi etj etj ndërsa juve 32 vjet vetëm në një vrimë.Jeni të humbur sot e në 2025....sepse populli nuk ju don..

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dallendyshe Bici

        Po ik o bajge se nuk pjerdh njeri per ty? Se sa vlen Roland Bejko e tha populli i Tiranes dhe jo Mero Baze qe me kete gazete i ben diversion shumices absolute te PD qe drejtohet nga Berisha.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hashash-xhiu i Lazaratit

          orenjerez, merreni me Bejkon ende?! familje prishur, si mund te bej Parti nje qe ska familje. Ne gjirokaster ska shtepi dhe thote jam gjirokastrit. Turp i nje qyeti. nje njeri normal si mund te votoj per kete dhe Bashen une ende se kam kuptuar. Vazhdoni merruni me te dhe Gazeten, Ate e vuri basha per shkembim te lekeve kur bente minister per drogen e lazaratit, dhe njerezia se ka haruar akoma.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje