
Arif Rexhmati, kryetar i PD-së në Kukës, si dhe ish-kandidat i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale më 14 maj, është propozuar nga baza e demokratëve në Kukës që të jetë kandidat për primaret që do të mbajë Rithemelimi.
Por Rexhmati, thotë se në këtë moment gjykon se nuk është e nevojshme që demokratët të futen në një proces primarësh, pasi nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërisë së tyre për fushatën.
‘Ndonëse mbështes parimin e konkurrencës, gjykoj ashtu si shumë prej demokratëve se futja në një proces primaresh kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokratëve vazhdon të vuajë pasojat e konfliktualitetit dhe të fajësimit, me gjithë qëllimin e mirë në vetvete, nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërisë së tyre për fushatën. Hatërmbetjet pas votimit krijojnë përçarja dhe jo bashkim të anëtarësisë, ndërsa besueshmëri e procesit jo vetëm që nuk jep garanci për bashkim, por mund të jetë burim konflikti gjatë dhe pas procesit me dëme të pariparueshme për rezultatin në zgjedhje.’- shkruan Rexhmati.
Ky eshte nje propozim i pelqyeshem , po a e pranon Sala kete humbje ne tavoline nga Lul brava ? Mua do te me pelqente po e shof si te pa mundur . Luli tja hype prape Sales , me duket utopi ! Po beri vaki kjo , Sala u dorezua me te tana dhe iken njehere e pergjithmone nga politika .